Lajme

Shqiptarët nuk i duan makinat e vjetra, por s’kanë para për të rejat

Postuar në 28 Shtator, 2018 16:25

Shqiptarët nuk kanë mundësi që të blejnë automjet të reja. Ndonëse dëshira e qeverisë për të kufizuar hyrjen e makinave të vjetra është e mirë, ajo neglizhon realitetin ekonomik në vend.

 

Telecom Albania del në shitje. Albtelecom blerësi më i mundshëm

Postuar në 28 Shtator, 2018 16:22

Revista ekonomike “Monitor” shkruan sot se kompania e telefonisë së lëvizshme, Telecom Albania, pjesë e Deutsche Telecom do të shitet. Sipas revistës në lojë për ta blerë janë kompanitë Vivacom, Globul Telenor dhe manjati grek, Vardis Vardinogiannis. Lajmi ka rrjedhur nga mediat bullgare, ndërkohë që dalja nga tregu e gjermanëve duket se është për arsye mirëfilli financiare. Revista referon të ardhurat për vitin 2017 të Telecom, të cilat kanë qenë shumë të ulëta. Në fakt kompania ka patur 36 milionë euro humbje, çka është me të vërtetë shumë.

Për cilën gjobë e ka fjalën z. Taulant Balla?

Postuar në 28 Shtator, 2018 01:28

Besojmë se shumëkush e ka ndjekur episodin e radhës të estradës politike ku si aktor kryesor është Taulant Balla. Fabula është e zakonshme: një skandal ku gjendet në mes një deputet që vrapon ta mohojë. Në lojë janë të gjitha: e vërteta, e pavërteta, interesat politikë, intrigat e PS-së kundër Ballës, këtij kandidati imagjinar për ministër të Brendshëm etj.. 

Në gjullurdinë e krijuar tërheq vëmendjen një pasazh nga postimi Iideputetit socialist, njëkohësisht kryetar i Grupit Parlamentar në PS, kundrejt kreut të PD-së, Lulzim Balla, ndaj të cilit ai ka bërë kallëzim: 

Bllokimi i importit të makinave para 2010-s, Klosi: Nuk e dimë nëse do të zbatohet

Postuar në 27 Shtator, 2018 20:11

Prej janarit të vitit 2019 do të ndalohet importi i automjeteve të prodhuara para 2010-s. Kjo do të bëhet nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave. Sipas Klosit, Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që importon makina më të vjetra se 10 vjet. Duke iu përgjigjur pyetjes së Tema TV, ministri Klosi pranon se për këtë vendim ka mjaft presion nga bizneset e importit të automjeteve, riparimit të tyre dhe kompanitë e karburanteve.

Neandërtalët me prirje për piktorë dhe rrobaqepës

Postuar në 27 Shtator, 2018 16:31

Më shumë prova të reja vijnë për të demistifikuar nocionin se Neandertalët kishin vetëm forcë muskulore brutale dhe asgjë tjetër. Një studimi i fundit sugjeron se "paraardhësit" tanë për nga aftësitë  ngjanin më tepër me rrobaqepës dhe piktorë sesa si ndërtues.

Një grup shkencëtarësh, të udhëhequr nga Profesoresha e Universitetit të Paleoantropologjisë në Gjermani, Katerina Harvati studiuan puthitjen e muskujve me kockat duke dalë në konkluzione të vlefshme për përdorimin duarve gjatë jetës së Neandërtalëve.

Peshkopata Arbanense, Gjon Kastrioti dhe grindja për kufijtë me peshkopatën e Lezhës

Postuar në 27 Shtator, 2018 15:29

Ligjërata ime trajton një temë me interes për periudhën që paraprin luftën e Gjergj Kastriotit si dhe për shekujt që pasuan. Ajo lidhet me një fakt të njohur të këtyre shekujve e të shumë debatuar për studiuesit vendas e të huaj. Është fjala për grindjen ndërmjet peshkopatës Arbanense dhe asaj të Lezhës (Alexiense-Lexiensi), për përkatësinë e një sërë kishash që pretendohen apo kontestohen nga të dy palët dhe për vetë historinë e kësaj peshkopate.

Rënia e Bin Ladenëve, Kenedëve të Xhedahut

Postuar në 27 Shtator, 2018 13:32

Agjencia e njohur e lajmeve “Reuters” i kushton sot një raportim familjes së njohur Bin Laden, e cila duket se me ardhjen në pushtet të princit Mohammed bin Salman, po pëson rënien e madhe.

Belaja me barrën e provës për Taulantin dhe Rrahmanin

Postuar në 27 Shtator, 2018 13:20

Partia Socialiste e ka lënë në dorë të dy deputetëve, Taulant Balla e Rahman Rraja menaxhimin e çështjes që hapi videodëshmia e ish-oficerit të Policisë, Emiljano Nuhu, ku implikohen tre të mandatuar të kësaj force politike.

Nuhu ka deponuar në Prokurori se është kërcënuar me pistoletë në kokë nga njerëz të deputetit socialist në prani edhe të Taulant Ballës e kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi për të liruar djalin e Rrajës i arrestuar për dhunë seksuale ndaj një vajze.

Futja e Kinës në Ballkan shqetëson Europën

Postuar në 27 Shtator, 2018 09:56

Për të siguruar të ardhura të larta për investimet e tyre, kinezët kanë hyrë fuqishëm në Evropën Juglindore gjatë dekadës së fundit. Sipas Deutsche ëelle kjo shihet si shqetësuese për Ballkanin, që paralelisht me investimet të bjerë nën ndikimin politik të Pekinit, i cili vijim të rrisë investimet dhe fitimet.

Investimi i parë i madh i kinezëve në Ballkan u u bë në 2009 në Greqi kur Cosco investoj më shumë se 650 milion euro për të shfrytëzuar portin e Pireut për një periudhë 35-vjeçare. Shtatë vjet më vonë, kinezët siguruan shumicën e aksioneve të Autoritetit Portual të Pireut,

Vizion Plus insinuon përjashtimin e deputetit Alket Hyseni nga Grupi Parlamentar i PS-së(video)

Postuar në 26 Shtator, 2018 16:22

Pages

Subscribe to RSS - Lajme