Lajme
Me shumë të panjohura konçesioni i pompave të karburanteve
Hapja zyrtare e garës nga qeveria për koncecsionin e kolaudimit të pompave të karburanteve ka ngjallur reagimin e Konfederatës së Industrive, e cila i druhet pasojave që do të sjellë për qytetarët privatizimi i shërbimit për kontrollin e sistemit të aparateve matës të shitjes së karburanteve.
Befason ambasadori francez në Shkup
Ka befasuar deklarata e ambasadorit francez në Shkup, i cili theksoi se zgjedhja në referendumin e 30 shtatorit do të jetë ose "Maqedonia Veriore ose Koreja e Veriut."
Kristian Tmonia vuri në dukje gjatë një diskutimi publik në Shkup, se sipas mendimit të tij, nëse vendi do të refuzonte kompromisin rrezikonte izolimin dhe tha se "maqedonasit", janë të aftë të bëjnë sakrifica dhe do të kenë mundësi ta tregojnë këtë në referendum.
Xhuljani optimist për përmbysjen e regjimit në Iran
Rudi Giuliani, një prej avokatëve personale të presidentit amerikan Donald Trump ka kundërshtuar zërat se Uashingtoni nuk po ndjek një politikë që synon të provokojë një ndryshim të regjimit në Teheran.
Ai ka argumentuar se sanksionet Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit po shkaktojë probleme të mëdha financiare në Republikën Islamike dhe mund të çojnë në një "revolucion të suksesshëm".
Ahmetaj jep garanci per kasat: Përditësim pa kosto
Edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj sqaroi se kasat aktuale nuk do të dalin jashtë përdorimit, por do të përditësohen me sistemin e ri të faturimit, duke ofruar opsione për sipërmarrjen, pa kosto.
Duke iu përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për tenderin e monitorimit të sistemit tatimor Ahmetaj thotë se ky sistem mundëson një informacion më të qartë dhe në kohë për vetë biznesin, për transaksionet e deklaruara të tij me çdo biznes tjetër.
PD në merak për kasat fiskale
PD është shfaqur sot shumë e shqetësuar për dëmin që sipas saj do t’i shkaktohet biznesit nga ndërhyrja në kontrollin e faturimit dhe gjurmimit të pagesave duke akuzuar qeverinë se po vepron në të njëjtën mënyrë si me konçesionin e monitorimit të pikave të basteve.
Në qendër të sulmit të opozitës ishte sërish vëllai i kryeministrit të cilin PD e lidh me konçesionin e TVSH-së 3-vjet më parë, denoncim që nuk u provua asnjëherë nga PD.
Bllokimi i ligjit, Sokol Sadushi: Në 2021 nuk diplomohet asnjë magjistrat
Politika ka dështuar deri tani që të miratojë në parlament draftligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që i hap rrugë shkollës së magjistraturës për të zhvilluar konkursin e pranimit të kandidatëve për këtë vit akademik. Mospjesëmarrja e opozitës në parlament i ul shanset në zero që ky ligj të miratohet. Por në kushtet kur vetingu po jep rezultatet ku prokurorë dhe gjyqtarë po përjashtohen nga sistemi i drejtësisë, nevoja për magjistratë të rinj është gjithmonë edhe më emergjente.
Zbulohet letra që çoi në dënimin për herezi të Galileit
Del në dritë një gjetje e rëndësishme. E zbuluar në Arkivat e Shoqërisë Mbretërore të Shkencave në Britani, ajo është letra origjinale me anë të së cilës Galileo Galilei ishte i pari që i paraqiti një miku italian argumentet heliocentrike kundër doktrinës së Kishës se Dielli rrotullohet rreth Tokës
Të shtëna në paradën ushtarake në Iran
Shumë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas të shtënave gjatë një parade ushtarake në Ahwaz në Iran. Sipas raportimeve të medias shtetërore, autorët, të cilët ishin dy dhe mbanin uniforma ushtarake, hapën zjarr mbi turmën.
Ata pastaj u përpoqën të qëllonin kundër zyrtarëve pjesëmarrës në paradë, por forcat e sigurisë u kundërpërgjigjën me zjarr.
A mund të flasë kështu një kryeministër?
Në mungesë të argumentave për shembjen me ligj të posaçëm të Teatrit Kombëtar, kryeministri Edi Rama ka bërë një interpretim që del jashtë kostumit të tij institucional.
I pyetur çfarë do të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese do ta konsiderojë gabim prishjen e Teatrit Kombëtar ndërkohë që ai është shembur kryeministri ka dhënë këtë përgjigje:
“Me këtë “nëse” është si ajo çështja e hallës, dhe unë mendoj të kalojmë të xhaxhai… Sesi e bëjmë dhe ku e bëjmë kemi, marrë besimin e popullit. Unë nuk jam analist jam vendimmarrës” – tha Rama.
Partia e Gruevskit moderon qëndrimet për referendumin e 30 shtatorit
Opozita konservatore maqedonase do të votojë ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga një votë pro referendumit për çështjen e emrit. Gazeta greke, “Kathimerini” citon kreun e VMRO-DPMNE, Hristo Mickoski të jetë shprehur se nëse qytetarët maqedonas do të shprehen pro emrit të ri, atëherë kjo parti nuk do të bllokojë procesin e përditësimit kushtetues që rrjedh nga ko votë.
Duke folur për votën e mbështetësve të tij, Miskoski ka qenë evaziv duke u shprehur se “ata do të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre”.
