Lajme
"Çuditërisht" jashtë listës
Sot Lulzim Basha prezantoi episodin e tij origjinal të fabulës së vjetër, të vitit 2004, të z. Sali Berisha, titulluar: Me Duar të Pastra.
Vettingu i politikë/Duhet reformë kushtetuese, krijim i Senatit dhe zgjedhje e Presidentit nga populli
Juristi Çlirim Gjata ka deklaruar në studion e TemaTv se vettingu në politikë që të ketë sukses duhet të shoqërohet me reformë kushtetuese, një sistem të ri zgjedhor, krijimin e Senatit dhe kalimin drejt një Republike me zgjedhjen e Presidentit nga populli.
Sipas Gjatës, SPAK-u duhet të hetojë për pasuritë e evidentuara si të pajustifikuara nga vetting, meqenëse aktualisht ky I fundit penalizon duke amnistuar gjykatës dhe prokuorë që thjesht largohen nga detyra.
Intervista e plotë(pjesa për vettingun minuta 11:33):
Ballë për Ballë
Partia Demokratike prezantoi atë që e quan platforma kundër Korrupsionit dhe Oligarkisë. Në krah të Monika Kryemadhit, Lulzim Basha premtoi se do u kthejë shqiptarëve paratë e përfituara në mënyrë korruptive dhe klienteliste duke përcjellë një mesazh edhe për kundërshtarët që sipas tij e kanë ngjyer gishtin me afera “legale”. Kërcënim, shantazh apo ofertë kjo mbetet për t’u parë nëse do materializohet në të ardhmen.
Videolajm/Në rrugën e dijes me mësimet e Luçiano Boçit
Prindër dhe nxënës të fshatit Mengël në Elbasan shqyen dyert e shkollës 9-vjeçare dhe u futën brenda për të kundërshtuar transferimin e fëmijëve në shkolla të tjera. Të mbështetur edhe nga deputeti demokrat i zonës, Luçiano Boçi nxënësit thyen derën e hekurt dhe derën e jashtme dhe u futën në klasa.
Llaç dhe beton për të frymëzuar popullin
Erion Veliaj vijon të japë argumenta estetikë mbi nevojën e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në vend të tij të godinës së projektuar nga Bjarke Ingels bashkë me 6 kullat që do të ngrihen pas tij. Ai normon të vjetrën dhe të renë sipas shijeve që përputhen me interesa të llaçit e betonit, ndonëse i vetë përpiqet t’i parashtrojë publikut një fizionomi tjetër, atë të njeriut që mendon për popullin dhe frymëzimet e tij.
Mr Bean në rolin e një agjenti komik
Një komedi që satirizon llojin e agjentëve si James Bond i është besuar aktorit Roëan Atkinson i njohur ndryshe si Mr. Bean. Ai luan rolin e Johny English, agjentit me gafat më të madhe në historinë e shërbimit sekret britanik MI6, i cili megjithatë gjen gjithmonë një mënyrë për të rrëshqitur nga kurthet duke i kthyer gabimet në avantazhin e tij.
Ndryshe nga "Mr. Been", rol që e bëri të njohur Atkinson në mbarë botën, filmi “Johnny English strikes again” bazohet në një skenar të integruar, me plot situata komike që mund t’ju rrëzojnë në tokë nga të qeshurat.
Një çertifikatë e diskutueshme për pronat
Qeveria thotë se ka marrë miratimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për formulën e kompesimit të pronave.
Teksa komentoi këtë vendim, Ministria e Drejtësisë thekosi në një reagim se Shqipëria nuk do të jetë më nën mbikqyrjen e Këshillit të Europës për këtë çështje, pasi ka një mekanizëm efektim për kompesimin e pronave që do të mundësojë përfundimin e procesit brenda një afati 10 vjeçar.
Arbëreshët, thirrje Tiranës për gjuhën shqipe: Na sillni abetaren në Kalabri
Tradita e dikurshme e mësimit të gjuhës shqipe mes ngulimeve arbëreshe të Jugut të Italisë po mpaket dita- ditës dhe numri i atyre që mësojnë shqip, po vjen duke u zvogëluar. Në një bisedë para kamerës së “TemA TV”, albanologu arbëresh Matteo Mandala ngre alarmin për mirëmbajtjen e gjuhës shqipe në këto troje, gjë, të cilën e lidh së pari me krizën ekonomike, që ka çuar në braktisje të fshatrave arbëreshë në Itali.
Jemi prokurorë. Jemi të korruptuar. Pse duhet të merremi me dosjen Shullazi?
C’thuhet nga puna?
Më keq sesa tani nuk ka qenë ndonjëherë.
Faji i kësaj tani, apo të gjitha gjërat?
Joo, kjo është më e vogla. Sistemi që është shkërmoqur.
Pse?
Sepse një piktor donte të bënte reformë në drejtësi. Dhe Lu që është njeri i Sorosit kërcënoi PD-në duke kërkuar votën për reformën në drejtësi sepse e kërkon Amerika. Dhe PD-ja si parti bythqire e votoi.
Po me këtë çështjen e Shullazit ça bëhet?
Asgjë.
Mosfinancimi nga bankat kompromenton projektin "1 miliardë për rindërtim"
Pas dy projekteve të mëdha në infrastrukturën shqiptare, qeveria në fillim të këtij viti ka propozuar ndërtimin e autostradës Thumanë - Fushë-Krujë - Kashar, si pjesë e e programit kombëtar “1 miliard për rindërtim”. Autostrada Thumanë - Fushë-Krujë - Kashar, pjesë e korridorit blu, lidh veriun e Shqipërisë dhe Kosovën me aeroportin “Nënë Tereza” dhe portin e Durrësit, me një gjatësi prej 21 kilometrash. Por investimi ka ngecur në procesin e garancisë së kredisë, për të cilën duket se ka një hezitim nga bankat në vend.
