Lajme
PE voton liberalizimin e vizave me Kosovën
Parlamenti Evropian votoi pro heqjes së vizave për kosovarët. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon tha se ky nuk është hapi i fundit për vizat. 420 deputetë kanë votuar për liberalizimin e vizave ndërsa 186 ishin kundër dhe 20 kanë abstenuar.
Pas këtij votimi, do të konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës përfundimisht t’i liberalizohen vizat. Po ashtu është e domosdoshme që heqjen e vizave të Kosovës ta miratojë edhe Këshilli i Ministrave të brendshëm të vendeve anëtare.
Kalendari i vjedhur i nudove të Victoria Secret
Fotografi të modeleve të zhveshura, mes të cilave edhe të sensuales Kendall Jenner kanë mbushur internetin dhe mediat sociale. Fotot i përkasin fotografit Russell James dhe janë fotografi të versionit të shumëpritur të kalendarit “Angels 2018”
Fotografi Russell James denoncoi vjedhjen e fotove dhe kërkoi të gjenden përgjegjësit për shkarkimet nga interneti. Fotot tregojnë modelet më të mira në versionin e tyre lakuriq. Përveç Kendall Jenner në kalendar janë përfshirë motrat Haddid dhe të gjitha modelet e cilësuara si engjëjt e Victoria's Secret.
Beogradi: Presheva nuk do të diskutohet në Bruksel. Nuk ka luftë me shqiptarët
Serbia ka kthyer përgjigje Hashim Thaçit për kërkesën e tij të bashkimit të Luginës së Preshevës me Koosovën. Në një intervistë për gazetën serbe Vecernje Novosti, kreu i Trupës Koordinuede për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën, Zoran Stankovic ka cilësuar se kërkesa të tilla bazohen në një referendum të palogjshëm të vitit 1992 dhe se ato shtrohen për diskutim nga përfaqësues lokalë që kanë humbur zgjedhjet. Stankoviç po ashtu ka përjashtuar kategorikisht se në Jug të Serbisë do të ketë luftë.
Bushati thirrje shqiptarëve në Maqedoni: Votoni referendumin
Qeveria shqiptare përfshihet në fushatën për referendumin e emrit në Maqedoni. Ka qenë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati që i kërkoi hapur popullsisë shqiptare të votojë pro marrëveshjes me Greqinë për emrin.
Ish-ministri i Bujqësisë: Dyshoj nëse mishi i bllokuar nga AKU asgjësohet vërtet
Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ringre shqetësimin për sigurinë ushqimore. Ai hedh dyshime mbi asgjesimin e produkteve të sekuestruara nga AKU. Një tjetër shqetësim sipas tij, është peshkimi dhe tregtimi i paligjshëm i daterit, për të cilin inspektoriati i peshkimit pranon se janë evidentuar raste.
Karton i verdhë nga BE për Hungarinë
Me 448 vota pro, 197 kundër dhe 48 abstenime, Parlamenti Evropian ka miratuar aktivizimin e procedurës së sanksioneve kundër Hungarisë për shkeljen e përsëritur të rregullave demokratike.
Kjo është hera e parë në historinë e Unionit që aktivizohet procedura e nenit 7 kundër një shteti anëtar. E njëjta procedurë ka filluar që nga dhjetori 2017 kundër Polonisë, me një vendim të Komisionit Evropian.
Çfarë mundëson Neni 7?
Neni 7 quhet 'zgjedhje nukleare' pasi vendos sanksione mbi një vend anëtar dhe pezullimin e të drejtës për të votuar.
Shkëmbimi territorial Kosovë-Serbi, pjesë e strategjisë energjetike amerikane kundër Rusisë?
Gazeta e njohur greke “To Vima” i kushton vëmendje marrëdhënieve greko-amerikane në një shkrim të vetin të datës 10 shtator. Tashmë nuk është më sekret se qeveria e të majtit radikal Alexis Tsipras, i ka rregulluar mirë pipëzat me Uashingtonin.
Mbron Panuçin për të mbrojtur veten
Ka qenë zgjedhje ekskluzivisht e tij emërimi i Panuçit në krye të Kombëtares. Bazuar në përshtypje personale dhe ndoshta sugjerime të rrethit të tij, por eksperimenti deri tani duket i dështuar dhe një fiasko në kurriz të përfaqësues së futbollit. Fitorja e shtrembër me Izraelin ku fati dhe Strakosha shpëtuan përkohësisht nderin e kombëtares dhe humbja e shëmtuar me Skocinë në Gllasgou treguan se Panuçi nuk bën për trajner, edhe pse vjen nga fusha e lojës.
O Tempora o mores!
Qeveria nuk ndalet në malinjitetin për t’ë çuar deri në fund një Pazar betoni që mbështetet fort nga kryeministri Rama. Pamvarësisht pozicionit komik ku e ka gjetur veten pas opinionit negativ të BE-së për çështjen e Teatrit, kryeministri përmes Eduard Shalsit ka hedhur në media një argument akoma edhe më cinik në lidhje me aferën “Fusha”, nga e cila mesa duket ka vendosur të mos heqë dorë.
Qendra e "Soros" padit Bashkinë e Fierit për mbetjet urbane
Bashkisë së Fierit do t’i duhet të përballet në Gjykatë me një padi mbylljen dhe rehabilitimin e plotë të vend depozitimit të mbetjeve urbane në Sheq. Padia është ngritur nga Qendra EDEN, e financuar nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur “Soros”, e cila pretendon se vendndodhja e vend depozitimit të Fierit është e papërshtatshme, pasi kjo fushë është në përdorim prej më shumë se 40 vitesh. Po kështu thuhet se trajtimi dhe eliminimi i mbetjeve është ende shumë problematik, pamvarësisht financimit që ka dhënë ambasada e Hollandës për këtë projekt.
