Lajme
Video/Takimi i kryeministrit me studentë në universitetin e Vlorës
Gent Ibrahimi zgjidhet kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Gent Ibrahimi është zgjedhur sot kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kjo është vendosur në mbledhjen e parë të këtij këshilli që është konstituuar pak ditë më parë.
Me zgjedhjen e Ibrahimit krijohet mundësia ligjore që brenda pesë ditëve të hapet gara për Prokuror të Përgjithshëm, që aktualisht funksionon si zgjedhje e përkohshme.
KLP-ja 11 anëtarë dhe ajo parashikohet si organ në Kushtetutë së bashku me Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, mbajtur peng prej dy vitesh për shkak të vettingut dhe një sërë procedurash që janë në shkelje afatesh.
Trump, letër Thaçit: Një marrëveshje e balancuar me Serbinë është e mundshme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se do të marrin rol drejtues të dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër homologut kosovar, Hashim Thaçi në të cilën marrëveshja mes të dyja vendeve konsiderohet e mundshme.
Sa kate nuk tregon akoma Bodrumi?
Nga dje deri sot ndodhi një incident nga më tipikët, më qesharakët e mundshëm të këtij vendi. Lulëzim Basha, formalisht kryetar i Partisë Demokratike, ishte i ftuar në një emision në “Report Tv”. Aty ai këputi mufkën e radhës: Report Tv sipas tij është i kapur dhe është një lloj ERTV. Më tej ai tha se ka edhe disa ERTV të tjerë.
2018, vit armiqësor për gazetarët. 80 viktima nga radhët e shtypit
80 gazetarë u vranë në vitin 2018, 348 janë aktualisht në burg dhe 60 mbahen peng. Të treja kategoritë, të cilave u referohet raporti vjetor i Reporterëve pa Kufij kanë shënuar një rritje të konsiderueshme të dhunës dhe krimeve kundër gazetarëve duke e bërë 2018-ën një vit "armiqësor” për profesionistët dhe shtypin .
Gazetarë u vranë, u zhdukën apo u burgosën për të ndaluar ushtrimin e profesionit të tyre. Ngjarja e vitit ishte vrasja e gazetarit Jamal Kasogki tetorin e kaluar në ambasadën e saudite në Stamboll.
Zjarrëfikësi ndërkombëtar Soreca ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë
Nuk vonoi që edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë të lëshojë pompën e vet të ujit mbi zjarrin e protestave. Kreu i tij, Luigi Soreca ka shpërndarë sot një deklaratë përmes së cilës bën thirrje për dialog, por edhe kujton sesa të mira janë protestat:
Dështimi i BE-së, Kosova kërkon SHBA-në, Serbia kërkon Rusinë për drejtimin e dialogut
Bashkimi Europian ka dështuar në mënyrë spektakolare në udhëheqjen dhe adminstrimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Zyrtarja e lartë e tij, Federcica Mogherini dhe të tjera pas saj kanë dështuar në bindjen e Prishtinës për të hequr tarifimin për mallrat serbe, ndërkohë që kundërshtimi i NATO-s për krijimin e ushtrisë së Kosovës është më tepër politikë europiane.
Video/Dialogu i Kryeministrit me studentë dhe pedagogë në Unuiversitetin Bujqësor të Tiranës
Video/Serf mbi dallgën më të madhe
Socialistët votojnë kundër Vitore Tushës për kryetare të KLSh-së
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka rrëzuar sot kandidaturën e Vitore Tushës për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kreu i këtij komisioni, socialisti Erjon Braçe është shprehur se Tusha nuk ka përvojë në auditime dhe për këtë arsye ajo nuk duhet miratuar për detyrën në fjalë.