Lajme
SHBA-BE drejt luftës tregëtare
Gazeta e njohur amerikane “The Washington Post” shkruan sot se marrëdhëniet mes BE-së dhe SHBA-së janë në një pikë delikate dhe në prag të lufte ekonomike. Unioni europian duhet të plotësojë kërkesat e presidentit Donadl Trump që kanë të bëjnë me surplusin në shkëmbimin tregëtar mes të dy zonave pasi përndryshe nuk përjashtohet përballja që kujton atë mes SHBA-së dhe Kinës.
Libër mbi vrasjen e Khashoggit: Trupi ndodhet në pusin e konsullatës saudite në Stamboll
Një libër i publikuar së fundmi në Turqi hedh drtitë, apo më saktë, pretendon një skenar plotësues për vrasjen e gazetarit të “The Washington Post”, Jamal Khashoggi. Sipas autorëve të librit “Mizori diplomatike: Sekretet e errëta të vrasjes Khashoggi”, Abdurrahman Şimşek, Nazif Kahraman dhe Ferhat Ünlü, trupi i gazetarëve gjendet në pusin që ndodhet në kopshtin e konsullatës saudite në Stamboll.
Puthe fort Sajmirin zoti Kryeministër!
Gazetarët duhet ta mbyllin vitin duke i kërkuar ndjesë Tahirit për ato që kanë shkruar për të. Kërkojini falje për ça i bëtë, pasi jua dhanë juve faktet ata dy të zullumit, që mbushët dynjanë me lajme. Kërkojini falje pastaj shohim të tjerat.
Luftë spiuanzhi SHBA-Rusi
Klima e Luftës së Ftohtë duket se po rikthen edhe pasazhet e saj më të dukshme që është përballja e spiunazhit. Mediat e huaja raportojnë për arrestimin e një qytetari amerikan në Moskë në datën 28 dhjetor nga shërbimi sekret rus, FSB.
Kryeministri që i përvidhet vetes. Asnjë fjalë për arsyet e ndryshimeve në qeveri
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp me gazetarët që vazhdon që nga mëngjesi.
Përtej arritjeve të shkëlqyera të këtij viti, vendosjes së barazisë në ekonomi, zbatimit të ligjit etj., Rama ka sqaruar edhe pse ka emëruar ministrat që ka emëruar, por pa qenë në gjendje të sqarojë pse hoqi ata që hoqi. Me sjelljen e atij që kapet pas fijes së barit, kryeministri ka gjetur të ashtuquajturin debat për ministrin e ri të Jashtëm për të bërë ca leksione qytetarie.
Me sytë nga ëndrra e mandatit të tretë(video)
Për kryeministrin Edi Rama po flitet se po punon shumë për mandatin e tretë. Në mars 2017, Ben Blushi bënte thirrje për shqiptarët që të mos i jepnin Ramës një mandat të dytë, një njeriu që sipas tij kishte mbushur Shqipërinë me hashash. Sot fjalimi i Blushit qëndron në planin argumentativ, ndonëse Blushi vetë me gjasë e ka harruar veten e tij në këtë rol. Patjetër që arsyet janë shtuar dhe shumuar e për të cilat nuk ka nevojë për blushër që të thuhen.
Njerëzit e Vitit 2018
Mediat kanë rendur këto ditë të nxjerrin njeriun e tyre të vitit. Mes çmimeve që shpiken natë e ditë bie në sy fytyra e zakonshme e politikanëve që kanë bërë të pamundurën për Shqipërinë, apo që kanë qenë më marifetçinjtë e 2018-ës.
"Veriu nuk mbështetet nga qeveria në raport me kontributin që jep"
Bashkia e Shkodrës dhe rajoni i veriut në tërësi nuk kanë marrë nga qeveria vëmendjen që meritojnë. Në një intervistë për Televizionin Tema, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, shprehet se rajoni i Shkodrës dhe veriu në tërësi nuk është trajtuar me investime nga qeveria në raport të drejtë me kontributin që kanë në GDP-në e vendit, për shkak të burimeve të shumta natyrore.
Kundërveprim masiv ndaj “axhendave liberale” në Ballkan
Ndërkohë që Marrëveshja e Prespës po vlerësohet si ngjarja e vitit për Ballkanin Perëndimir, presidneti bullgar Rumen Radev ka hedhur në publik disa kundërshti që janë të vjetra por edhe aktuale. Ai ka kritikuar qeverinë bullgare të Boyko Borisov për qëndrimet e veta pro integrimit të Ballkanit Perëndimor që po ecën me faturën e ngrirjes apo anashkalimit të konflikteve të vjetra. Një ndër këto është edhe pranimi I gjuhës maqedonase e cila sipas Radev nuk ekziston.
Protesta në Serbi: Vuçiç hajdut!
MIjëra qytetarë serbë janë derdhur sërish në protest kundër qeverisë dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ata kërkojnë lirinë e shtypit, fund të sulmeve ndaj gazetarëve dhe politikanëve të opozitës. Thirrja që ka dominuar protestën është ajo që duket se bashkon të gjithë rajonin kundër establishmentit politik: Vuçiç hajduti!
