Lajme

Comandano i terroni! Probleme me median edhe në Itali

Postuar në 11 Janar, 2019 13:03

Problemet me median nuk mungojnë as në Italinë fqinje, ku përherë duket se ke të drejtë të thuash çdo gjë. Zv.kryeministri italian, Luigi Di Maio paralajmëronte sot në rrjetin social tuiter, se do të heqë financimin publik për mediat në krye të tre vjetëve. Si argument mbështetës për këtë masë është sjellë një titull i gazetës së djathtë Libero” e cila sot hapej me titullin: Comandano i terroni.

Policinë në Universitete e çoi Partia (Letra)

Postuar në 11 Janar, 2019 12:50

Policia është zhvendosur prej dy ditësh në fakultete për të “normalizuar” situatën e krijuar nga bllokimi i auditoreve. Madje efektivë të saj nuk kanë nguruar të përplasen me studentët.  Me ligj forcat e rendit e kanë të ndaluar hyrjen në Universitete dhe çdo lëvizje mund të bëhet vetëm me kërkesë të vetë Universiteteve.

Një kërkesë e tillë është bërë dhe mban firmën e Administratorit të Universitetit të Tiranës, Skerdi Dafa.

Presidenti jep shah te vettingu

Postuar në 11 Janar, 2019 12:42

Gabimi i kryeministrit me përshpejtimin e procedurave për dhënien e certifikatës së sigurisë për Gent Cakajn i kanë dhënë mundësi Presidentit të Republikës që të ndërmarrë një tjetër nismë. Përmes një shkrese dërguar sot Kryetarit të Kuvendit dhe përfaqësuesve të Grupeve Parlamentare, Ilir Meta kërkon ngritjen e një komisioni parlamentar hetimor për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, që është në varësi të Kryeministrit.

Presidenti: Kryeministri, një shantazhues gazetarësh dhe dëshmitarësh, falsifikues letrash tenderi

Postuar në 11 Janar, 2019 09:57

 
Një ditë pasi kryeministri akuzoi Presidentin e vendit për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, kreu i shtetit ka reaguar përmes një postimi në Facebook: 

Video/Ndërhyrje policore pas mesit të natës në Fakultetin Juridik në Tiranë

Postuar në 11 Janar, 2019 01:26

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video të ndërhyrjes së policisë në Fakultetin Juridik për të nxjerrë jashtë studentët e ngujuar. Mesa duket zakoni i veprimit natën është i ngulitur në këtë qeveri e cila asnjëherë nuk ofron zgjidhje të dialoguar. 

Të paktën të kishte imituar Ciprasin

Postuar në 10 Janar, 2019 20:46

Shqipëria është në hall për ministër të Jashtëm. Të paktën kështu duket pas refuzimit të presidentit për të dekretuar Genti Cakën në vend të Ditmir Bushatit. Një hall që në fakt është më shumë në kokën e Edi Ramës, jo sepse është i shqetësuar për punët e jashtme të Shqipërisë, por për kapriçot e tij të dukjes dhe pallavrat e rilindjes kombëtare e ndërkombëtare që tani nuk pijnë më ujë sado mundohet të bëjë seriozin dhe të gjithëditurin, ku ata  që nuk e kuptojnë njëherë janë studentët, njëherë minitatorët, njëherë infermierët, njeherë ambasadorët e kështu me radhë.

Video/Pritja me trupin diplomatik

Postuar në 10 Janar, 2019 20:31

Shkëlqesisë së tij (Krye)Kadri: Shteti nuk je Ti! Ku është CV-ja e ministrit tënd të ri?

Postuar në 10 Janar, 2019 19:07

Kryeministri Edi Rama ka organizuar sot një pritje të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Ndër të tjera në fjalën e tij kryeministri tha: 

Katandisja e eminencës gri. Stis debatin "kosovar-shqiptar"

Postuar në 10 Janar, 2019 14:41

Bato Haxhiu, mentori dhe tutori i Gent Cakajt, ka dalë hapur duke iu drejtuar presidentit të Republikës së Shqipërisë se me mosdekretimin si ministër të Jashtëm Ilir Meta po provokon një ndarje të thellë institucionale mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në një parashtrim ku bie në sy toni prej lektori për Kushtetutën e Shqipërisë, apo impostimi me kredencialet e një përfaqësuesi pankosovar, Haxhiu i drejtohet disi miqësisht Metës:

Rexhep Selimi: Lajm i mirë mosdekretimi i Cakajt. Besa Shahini, mbesë e një spiuni të UDB-së

Postuar në 10 Janar, 2019 14:07

Një ndër njerëzit më të afërt me Shqipërinë në Kosovë, Rexhep Selimi, ka reaguar pak minuta më parë lidhur me refuzimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta për Gent Cakajn. Përmes një statusi në Facebook, Selimi, aktualisht funksionar i lëvizjes Vetëvendosja, akuzon madje edhe se Besa Shahini, emëruar ministre e Arsimit është sipas tij, mbesa e një ish-bashkëpunëtori të shërbimit sekret jugosllav. Më poshtë statusi i Selimit:

Pages

Subscribe to RSS - Lajme