Radha i vjen Kosovës...

Postuar në 26 Janar, 2019 11:38

Pas zgjidhjes së çështjes së emrit me Maqedoninë, vëmendja do të zhvendoset në Kosovë. Kështu shkruan në një opinion të vetin në gazetën “Kathimerini”, Stavros Tzimas, njohës i mirë i çështjeve shqiptare. 
Sipas tij, ShBA dëshiron që çdo vend i Ballkanit të jetë nën ombrellën e Perëndimit, sidomos NATO-s dhe deri më tani në përballjen me rivalin kryesor gjeopolitik, Rusinë, ShBA ka arritur dy fitore esenciale: inkuadroi Malin e Zi në NATO dhe i dha zgjidhje çështjes së emrit të Maqedonisë, duke hapur rrugën edhe për integrimin e saj. 

Sipas Tzimas, këto zhvillime detyruan presidentin rus, Vladimir Putin të shkojë në Beograd për të dhënë mesazhin se Rusia ende luan një rol. Por te kjo analizë verifikohet një paqartësi: nëse në anën serbe luan Rusia, cili është thelbi i presionit amerikan mbi Kosovën? Në eventualitetin e ndarjes së Kosovës për shkak të paqes, sërish Rusia do të kërkojë të luajë në Ballkan me ata që i konsideron aleatë si Serbia dhe Republika Srpska. 

Nuk është po ashtu shumë e qartë nëse kjo qasje analitike që sheh nga Rusia si forcë malinje dhe nga Perëndimi si dashamirës ekskluziv, është e duhura. Në fund të fundit cedimi territorial ndaj Serbisë, është një lëshim për të blerë rreshtimin e saj pro perëndimor duke çuar në zero investimin rus. Por është po ashtu e sigurtë se pazari mbi territore do të thyejë diçka brenda shqiptarëve që tashmë, në 140 vjet të marrëdhënies së tyre politike me Perëndimin, vetëm përdoren dhe shtrydhen për llogari të tjetërkujt. Çfarë aleance është kjo???

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Shqiperia u krijua nga te tjeret si ne nivel pavaresie, ashtu edhe ne perkufizimin territorial. Dhe perdorimi i pavaresise dhe perkufizimit te saj territorial prej te tjereve edhe sot e kesaj dite, eshte normale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.