Lajme

Prokurori/policia online vs qeverisë individuale

Postuar në 09 Shkurt, 2019 11:59

Televizioni personal i kryeministrit Edi Rama, ERTV, ka përcjellë së fundmi një tjetër rast sesi sipas tij, platform shqiperiaqeduam.al zgjidh hallet e qytetarëve.

Mark Gjon Koja, nga një fshat në Zadrimë, konstatoi se ishte mbifaturuar kur i erdhi fatura e energjisë elektrike 400 mijë lekë të vjetra. Ankimimi në OSHEE-në e Shkodrës nuk ia zgjidhi problemin, e ai iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes “Shqiperiaqeduam.al”

raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare.  

"Karikaturë": Propaganda qeveritare

Postuar në 09 Shkurt, 2019 11:45

Në 21 Prill Maqedonia zgjedh Presidentin

Postuar në 09 Shkurt, 2019 11:08

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferri njoftoi 21 Prillin si datën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Nëse do të jetë i nevojshëm një raund i dytë, çka duket pothuajse e sigurt, ai do të mbahet më 5 maj.

Mandati i presidentit aktual, Gjorge Ivanov përfundon më 12 maj. Partitë më të mëdha në vend kanë filluar procedurat e brendshme për emërimin e kandidatëve të tyre.

Athina ratifikon e para protokollin e NATO-s per Maqedonine

Postuar në 09 Shkurt, 2019 10:54

Greqia ratifikoi e para Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Cipas ia doli të sigurojë votat e 153 deputetëve në një seancë plenare të dominuar nga debati mes tij dhe partnerit në qeveri dhe Panos Kammenos.

Kryetari i Grekëve të Pavarur i tërhequr në opozitë pak ditë para se marrëveshja për emrin me Maqedoninë të kalonte në parlament sulmoi ashpër shefin e qeverisë greke duke e akuzuar për tradhëti kombëtare dhe blerjen e tre deputetëve nga grupi i tij parlamentar.

Ministrja është viktimë edhe vetë

Postuar në 08 Shkurt, 2019 22:50

Po diskutohet shumë këto orë një vizitë e ministres Elisa Spiropali në shtëpinë e vajzës së mitur në Kavajë e cila sipas raportimeve të policisë është përdhunuar për disa kohë nga bashkëmoshatarë të saj nën presionin e videove intime. Ky është version paraprak, për të cilin do të duhet të shprehet gjykata.

Vizita e Spiropalit siç u tha u bë pas kërkesës së vetë familjarëve, konkretisht gjyshit të vajzës.

Ndahet nga jeta Kiço Blushi

Postuar në 08 Shkurt, 2019 22:34

Ndahet nga jeta Kiço Blushi! Personazh i njohur publik, shkrimtar, skenarist, publicist aktiv vitet e fundit në shtypin e shkruar kundër një establishmenti politik që nuk ka dallime majtas dhe djathtas. Përtej karrierës artistike Blushi ka lënë gjurmë në mendimin publicistik të këtyre viteve. Në protestën e vitit 2016 kundër ligjit të plehrave theksoi rëndësinë e protestës.

Patatja e nxehtë Dritan Dajti shpëton me 25 vjet

Postuar në 08 Shkurt, 2019 18:50

Një gjyq ka ka zgjatur thuajse për 10 vjet me shtyrje seancash pasi drejtësia nuk kishte kurajon të kapte pa frikë me duar pataten e nxehtë Dritan Dajti, më në fund arriti në një finale që nuk ishte ndonjë suprizë.

25 vite burg u dhanë për njeriun që vrau 4 punonjës policie në masakrën e vitit 2009. Ishte Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda që ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se dënimi tashmë reduktohet në 25 vite burg.

Ushtroni sovrantitetin tuaj për të lëshuar territorin shtetëror!

Postuar në 08 Shkurt, 2019 15:51

Dy ambasadorë të SHBA, Kyle Scott i akredituar në Beograd dhe Philip S. Kosnett i akredituar në Prishtinë, kanë publikuar një opinion, apo një qëndrim të përbashkët të vendit të tyre për nevojën e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës. Pavarësisht toneve këshilluese dhe sugjerimeve miqësore, qëndrimi është në fakt një kërkesë direkte për Prishtinën që të heqë tarfiën në mënyrë që t’i hapet rruga marrëveshjes.

Një protestë e re...kundër Korrupsionit

Postuar në 08 Shkurt, 2019 14:36

Mediat raportojnë për një protestë masive kundër korrupsionit në Haiti. Mijëra vetë kanë mësyrë rrugëve për të kundërshtuar një klimë korrupsioni që duket se ka derdhur gotën e durimit të qytetarëve.

SHBA kërkon nga BE të anullojë “Nord Stream II”

Postuar në 08 Shkurt, 2019 12:38

Anullimin nga Bashkimi Europian të gazjellësit “Nord Stream II” kërkojnë ambasadorët e SHBA në Gjermani, Danimarkë dhe BE në një një artikull për DË.

"Varësia e BE-së nga gazi rus e vendos Evropën dhe gjithë Perëndimin në rrezik  dhe na bën gjithmonë e më pak të sigurt. «Nord Stream II» do të rrisë më tej predispozicion Evropës ndaj shantazhit rus në sektorin e energjisë" shkruajnë ata duke shtuar se «Nord Stream II» jo vetëm që do të transportojë gazin rus, por do të zgjerohet ndikimi i Rusisë në Evropë nëpërmjet detit lindor.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme