Lajme

Të mos i dëgjojmë kaq shumë ambasadat e huaja

Postuar në 16 Shkurt, 2019 15:21

Për protestën e sotme në Tiranë kanë reaguar edhe ambasada amerikane dhe OSBE-ja. Tam tami është i njohur: rrini mirë, protestoni qetë. Mundësisht merrjani valles para zyrave të Edi Ramës.

Të mos i marrim ambasadat për atë që nuk janë. Shikojeni këtë video të vitit 2014. Është ish-ambasadori amerikan Aleksander Arvisu që shpjegon se përse tha se Berisha është burrë shteti pas ngjarjeve të 21 janarit 2011. Arvisu na thotë se I ka pëlqyer fakti që Berisha nuk organizoi kundër minting.

Rama alla Erdogan, shton truprojat dhe shkrihet me popullin (Video)

Postuar në 16 Shkurt, 2019 13:23

Socialistët kanë parë sot një kopje të vetes së tyre në vitin 2011 kur protestuan para kryeministrisë me hunj dhe drunj.  Megjithatë ata kanë sot një optikë tjetër mbi protestat dhe demokracinë, duke nisur nga udhëheqësi i tyre që vendosi të mbajë një antimiting alla Erdogan në Vlorë.

Edi Rama me një prani të shtuar të truprojave rrjeshtoi në Vlorë administratën duke nxjerrë në vitrinë Damian Gjiknurin, i cili e vuri veten në anën e shumicës që votohet kundrejt një pakice që sipas tij nuk ka mbështetjen e popullit.

Video/Protesta e 16 shkurtit

Postuar në 16 Shkurt, 2019 12:45

Tri Shqipëritë e 16 shkurtit

Postuar në 16 Shkurt, 2019 11:37

Në Tiranë ka nisur protesta e opozitës e cila ende nuk ka zbuluar drejtimet e saj. Gjëja më e dukshme e saj është prezenca e shtuar skajshmërisht e forcave policore dhe mjeteve të blinduara. Protesta në vetvete është padyshim ngjarja kryesore e ditës së sotme, ndërkohë që kryeministri është në Vlorë për të mbajtur monologun e zakonshëm që nuk thotë gjë dhe as provokon më as për përmbajtjen e vet retorike. 

Formula e Esatit për Shqipërinë: Përmes Ekuilibrit të Urrejtjes

Postuar në 16 Shkurt, 2019 00:10

 

Autoritetet ruse rihapin pas 60 vjetësh hetimet për incidentin e Kalimit Dyatlov

Postuar në 15 Shkurt, 2019 22:34

Mediat ruse shkruajnë se autoritetet në vend kanë vendosur që të rihapin hetimet për incidentin e famshëm të Kalimit Dylatov, mbi të cilin ka rreth 60 vjet që janë ngritur spekullime nga më të shumta deri edhe në hipotetizimin e tezave fantastike.

Protesta/Burime nga qeveria: Ushtria kalon në gatishmëri nr. 2 për tri ditë

Postuar në 15 Shkurt, 2019 21:28

Rolet për 16 shkurtin janë ndarë tashmë. Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos qëndrojë në zyrë për protestën e nesërme, presidenti ndodhet në Mynih. Në Tiranë qëndron opozita me përforcimet e veta edhe nga jashtë vendit, qëndron policia me në krye ministrin Sandër Lleshaj, person i cili për ironi të historisë më 21 janar të vitit 2011, në cilësinë e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë thuhet se u ngarkua të përpilonte një plan për gjendjen e jashtëzakonshme.

Fotolajm/Xing “topografësh” në Mynih

Postuar në 15 Shkurt, 2019 19:15

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj në konferencën e sigurisë në Mynih. 

A u gabua me publikimin e pamjeve të banesës së gjyqtarit Damini?

Postuar në 15 Shkurt, 2019 18:33

Ky më sipër është mesazhi i kryeministrit Edi Rama pas  mësymjes së policisë në shtëpinë e gjyqtarit Skënder Damini.

Komentet e para poshtë statusit i kujtojnë kryeministrit se nuk ka të drejtë të shprehet në këtë mënyrë dhe se po bën politikë me një çështje që i takon gjykatës. Deri në atë moment Damini është i pafajshëm dhe vetëm i akuzuar. 

Letra e Trump për Vuçiç: Njohja e Kosovës hap rrugën e Serbisë drejt BE-së

Postuar në 15 Shkurt, 2019 14:44

Mediat serbe raportojnë për një letër të presidentit amerikan Donald Trump, dërguar homolgut të tij serb, Aleksander Vuçiç me rastin e festës kombëtare të Serbisë.

Shtetet e Bashkuara mbeten të patundura në përpjekjen tuaj të shenjtë për të thelluar bashkëpunimin rajonal. Veçanërisht në çështjen e normalizimit të marrëdhënieve më Kosovën. Një marrëveshje historike, me një pranim të ndërsjellë në thelb, do të ndërtonte rrugën e Serbisë drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE

citohet letra e Trump.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme