Lajme
Der Spiegel: Tsipras, aleat i Erdoganit në BE
Me shumë vëmendje u ndoq nga shtypi gjerman vizita e kryeministrit grek Aleksis Tsipras në Turqi. Der Spiegel, vë në dukje se Greqia dhe Turqia janë rivalë historikë, por Presidenti Erdogan dhe kryeministri Tsipras kanë mbajtur “një lidhje të fortë - sepse përfitojnë nga tjetri "
Ministrat për Europën jashtë realitetit
Qeveria e Shkupit shënoi një prej arritjeve më të mëdha politike duke firmosur në Bruksel protokollin e përbashkët të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Një garanci më shumë për Perëndimin në lojën e influencave për të dominuar rajonin, ku Rusia ka ushtruar presion jo të vogël si në rastin e Maqedonisë ashtu dhe të Malit të Zi.
Po shtyjnë hetimin apo nuk po hetojnë fare?
Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ngriti me të drejtë sot shqetësimin se hetimi ndaj tij po vonohet pa arsye dhe se madje prokurorët nuk dinë sit ë mbyllin dosjen e tij. Dhe siç shkruam për këtë temë paradite, z. Tahiri ka të drejtë. Kodi i Procedurës Penale ia njeh këtë të drejtë çdo personi nën hetim siç mund të lexohet më poshtë:

Gent Cakaj, ministër pa Urdhër delegimi kompetencash. QBZ: Nuk na ka ardhur gjë
Ministri i Jashtëm dhe për Evropën, Edi Rama nuk ka përcjellë ende urdhërin për delegimin e kompetencave për zëvendësin e tij, Gent Cakaj, në detyrë zv.ministër i Jashtëm. Kësaj pyetjeje nga Qendra e Botimeve Zyrtare iu dha përgjigja:
Nuk na ka ardhur ende asgjë
Delegimi është akt zyrtar që rregullohet në rastin e ministrit nga neni 102 i Kushtetutës dhe nga dispozitat e Kodit të Procedurës Administrative, që në nenin 29 përcakton se:
Historia e Drijonës si mashtrim profesional
Sot Kryeministri Rama na tregoi historinë prekëse të Drijona Malevit. Ajo, sipas zotit Rama, u punësua falë portalit online që Rama e ka shumë për zemër. Se quhet e-albania, shqiperiaqeduam.al, apo punetembare.al, nuk ka rëndësi.
Është portal i një shoku, ndoshta edhe i huazuar nga LSI-ja, por gjithmonë një shok i mbarë. Por historia e Drijonës është pak ndryshe nga si e tregon Kryeministri Rama, apo më saktë, gazetarja e ERTV-së0 Anjeza Maja (po kjo ku të jetë punësuar vallë?). Drijona thotë për Anjezën:
Kur Sajmiri dhe Iliri thonë të vërtetën
Sot ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka dalë para mediave me këtë deklaratë:
Hetimet janë zgjatur pesë herë, dhe kjo çështje duhet të mbarojë. Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi, kur ndodh me mua merre me mend me njerëzit që përplasen në dyert e gjykatave. Unë nuk mbahem peng nga askush, unë respektoj drejtësinë. Unë kam heshtur për të marrë atë që më takon dhe pastaj do të flas. Kjo çështja ka kapërcyer çdo limit. Sot seanca u shty, merre me mënd, u la për të hënën
Të lan e të lyen dhe të merr për budalla...
Unë sot do ju prezantoj me Drionën dhe historinë e saj krejt të thjeshtë për të gjetur punë: pa mik, pa njohje, vetëm duke aplikuar
Berisha ja del t'i japë intervistë Sonila Meços/A do kërkojë falje Lulzim Basha për 17 majin?
Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë dje i ftuar në një intervistë në emisionin “Tempora” me drejtuese Sonila Meçon. Më tepër sesa pyetje për një politikan që është pjesë e vendimmarrjes, intervista është zhvilluar si bisedë me replika dhe polemika, ku Meço ka manifestuar sëmundjen e të gjithë të shquarve të ekranit të kësaj kohe që mendojnë se ata i dinë përgjigjet. Madje duke këshilluar Berishën të ketë kujdes me fjalët si p.sh “shteti i përdhunuesve” sepse siç tha ajo “na fusni edhe ne”.
Megjithatë, Berisha ka dhënë disa qëndrime që vlejnë të merren në konsideratë:
Goditen njerëzit e LSI-së te Ministria e Drejtësisë
Ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, drejtori ekonomik Aurel Lamce dhe dy specialistët e IT-së, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj janë arrestuar për abuzime me tenderat në këtë dikaster.
Tetë të tjerë janë në arerst shtëpie. Raportohet jo zyrtarisht se nën verifikim janë edhe dy ish-ministra të Drejtësisë, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani për rolin e tyre në këto tendera.
Pse mban erë kualifikimi i Prelës!
Çertifikimi i titullares së komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Renda, Donika Prela nga Komisioni i Vettingut krijoi dyshime të mëdha për vendime selektive në procesin që është konsideruar si pastrim i sistemit të drejtësisë.
