Lajme
Pse mban erë kualifikimi i Prelës!
Çertifikimi i titullares së komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Renda, Donika Prela nga Komisioni i Vettingut krijoi dyshime të mëdha për vendime selektive në procesin që është konsideruar si pastrim i sistemit të drejtësisë.
Albin Kurti, 16 shkurti, kufijtë dhe politika e jashtme e sms-ve
Vizita e Albin Kurtit në Tiranë ka prishur ca nerva. Nerva të atyre që kujtojnë se kanë disa monopole: të patriotizmit, të politikës së jashtme, të bashkimit kombëtar. Më keq, kjo kategori mendon se ka për detyrë historike të na ruajë të gjithëve nga ndonjë budallallëk, të cilin vetëm ajo e pikas. Ndaj edhe përkundrejt z. Kurti ka patur thirrje: Albin, jo me Berishën. Jo me Bashën.
Në fakt në takimin e sotshëm mes Kurtit dhe Lulëzim Bashës, të paktën sipas njoftimit zyrtar të Partisë Demokratike, bëhet e ditur se:
Balluku shkarkon drejtoreshën e Koncesioneve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka shkarkuar dje – formalisht dorëheqje – Etleva Kondin. Kondi mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Partneritetit Publik Privat në këtë ministri.
Një ndër njerëzit kryesorë të kohës kur titullar ishte Damian Gjiknuri, Kondi ka qenë pjesë e projekteve kryesore koncesionare të firmosura nga qeveria e z. Edi Rama.
Publikohet dëshmia e Majkëll Xhekson (Video)
Publikohet nga Daily Mail një video-dëshmi që ndoshta është intervista e vetme e Majkëll Xhekson, mbi akuzat për abuzimin seksual të të miturve.
Në materialin që zgjat 10 minuta, "mbreti i pop" shfaqet i qeshur gjatë marrjes në pyetje nga një grup prokurorësh, në lidhje me ankesat që janë bërë kundër tij lidhur me marrëdhëniet "e papërshtatshme" me të mitur. Video është regjistruar në mars të vitit 1996 në hotelin e Neë York City, kur Majkëll Xhekson ishte 37 vjeç.
Berisha heq videon që denoncoi për të fortin e Shijakut
Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi të hënën një video në të cilën denonconte dhunën e një personi, të cilësuar prej tij si ‘i forti i Shijakut”,
Në mesazhin e publikuar nga ish-kreu i qeverisë në rubrikën e qytetarit dixhital, theksohej se shtetasi, Ndriçim Arapi, nga Shijaku, ka dhunuar një shtatas tjetër, biznesmen, dhe ndaj këtij të fundit ka vendosur disa herë gjoba.
Nga simpatia e ambasadës të konfirmimi në detyrë
Ashtu siç pritej Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi qëndrimin në detyrë për drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, e cila ashtu si Arta Marku kanë patur sipmatinë e ambasasës amerikane në Tiranë dhe duartrokitjet e mazhorancës nga mbrapa kuptohet.
Kush është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi apo Baton Haxhiu?
Mbrëmë në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka qenë i ftuar edhe Baton Haxhiu. Nisur nga mënyra sesi zoti Haxhiu është sjellë në studio, toni i përdorur, por edhe kredencialet që mori për të treguar kufij dhe harta, mënyrë ndarjeje të tyre, është e vështirë, në mos e pamundur ta cilësosh zotin Haxhiu vetëm si gazetar.
Mitrovica i mbetet Kosovës?
Po po, Mitrovica mbetet në Kosovë.
PD do anulojë koncesionet? Deklaratë politike
Prej muajsh deklaratat politike kanë shenjestruar Kontratat koncesionare për vepra të ndryshme publike, kryesisjt ato infrastrukturore. Pas skandalit të falsifikimit të dokumentave nga kompania DH Albania, ministrja e re e Infrastrukturës Belinda Balluku fokusoi vendimin tek investime energjitike, duke pezulluar më shumë se gjysmën e kontratave të HEC-eve. Nga ana tjetër, opozita paralajmëron shfuqizimin koncesioneve dhe konfiskimin e pasurisë menjëherë pas ardhjes në pushtet.
Pesë herë në Polici, herën e gjashtë denoncon te Berisha(video)
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video ku shihet që disa persona janë mbledhur në makinën e një qytetari dhe një prej tyre e dhunon. Berisha jep këtë sqarim që është sipas tij denoncim i vetë qytetari:
Zoti Berisha! Ju uroj te jeni mire dhe te na ndihmoni sa me shume dhe pse ne opozite.
Duhet bërë diçka për Policinë e "Shtetit"
Rasti i përdhunimit në Kavajë i shtohet listës së gjatë të ngjarjeve që në vend se të tërhiqnin vëmendje për problemet sociale që përfaqësojnë, del në sipërfaqe si ilustrim i keqfunksionimit të Policisë së Shtetit.
Njësoj si në rastin e para disa muajve të Xhisela Malokut edhe ky i Kavajës u raportua nga ish-kryeministri Sali Berisha. Policia e Shtetit nuk ka përcjellë asnjë komunikatë për të duke tradhëtuar rëndë uniformën dhe misionin që pretendon se përfaqëson.
