Lajme

Presion BE-së nga Tirana për anëtarësim të shpejtë

Postuar në 09 Maj, 2019 18:26

Thirrje Bashkimit Europian ta konsiderojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor një proces me rëndësi gjeopolitike bënë sot nga Tirana 8 presidentitët e vendeve të rajonit. Në deklaratën e përbashkët në përfundim të samitit të Brdo-Brijunit theksohet se ky hap lidhet jo vetëm me sigurinë e rajonit, por edhe të Europës.

Finalizohet shitja e “T-Albania”, hije dyshimi për aksionerët e rinj

Postuar në 09 Maj, 2019 18:00

Finalizohet procesi i shitjes së “T-Albania” tek  “Albania Telecom Invest AD” në pronësi të aksionerit kryesor të Vivacom në Bullgari, Spas Roussev.

Transaksioni  me vlerë 50 milionë euro mori aprovimin e autoriteteve mbikqyrëse në Shqipëri.

Shqipëria Telecom Invest AD kontrollohet bashkërisht nga aksionari kryesor i ofruesit më të madh të telekomunikacionit të Bullgarisë, Vivacom, dhe investitori shqiptar Elvin Guri. Ky partneritet është akuzuar në të kaluarën për marrëdhënie me Kremlinin.

Kur do kemi njëherë Protokoll Shteti për të qenë?

Postuar në 09 Maj, 2019 15:26

Kthimi në Tiranë i trupit të ushatarakes Zarife Hasanaj është shoqëruar me një ceremoni zyrtare ushtarake. Trupi në arkivol është zbritur nga avioni I mbajtur nga trupa të Gardës së Republikës. Në rreth 10 persona që shoqërojnë trupin e ushtarakes sheh 4 uniforma dhe një lëvizje – ecje që nuk ka të bëjë me rregullin ushtarak.

Teshtimat e stisura të Beogradit për shëndetin e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit

Postuar në 09 Maj, 2019 13:42

Beogradi zyrtar është katandisur tashmë në një recitues monoton të të vetmes vjershë që di: Shqipëria e Madhe. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar për televizionin publik serb se Edi Rama dhe Hashim Thaçi po krijojnë Shqipërinë e Madhe, ndërkohë që Serbia po përpiqet të ndjekë një politikë konstruktive.

Recetat e mjekëve popullorë për spazmat e politikës

Postuar në 09 Maj, 2019 13:25

Carlo Bollino, një gazetar i pavarur por që batohet padashje për nga pushteti – kuptohet pa humbur objektivitetin – shkruan sot për arsyet se përse komuniteti ndërkombëtar nuk po negocion për krizën aktuale. Normalisht çështja kryesore është trajtimi i krizës si i tillë, pastaj arsyet e negociatorëve. Por mesa duket ka disa gazetarë që entuziazmohen nga indiferenca e shtirur e komunitetit ndërkombëtar për arsye nga më të ndryshmet.

Rojtari i qetësisë së kryeministrit

Postuar në 09 Maj, 2019 11:12

Qeveria ka kohë që operon me  gjuhën e forcës, madje kryeministri rekrutoi ish-këshilltarin e tij për t’u treguar qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë disponimin për dhunë. Zoti Rama nuk ka nerva të përballet më me njerëzit që e bezdisin, duke rikthyer shtetin policor si garanci për qetësinë e qeverisjes së tij dhe këtë natyrisht me kontributin e zotit Lleshaj.

Për mua personalisht Ramës t’i hapen negociatat (Video)

Postuar në 08 Maj, 2019 20:24

Afërsia mes italianes Federica Mogherini dhe kryeministrit të Shqipërisë dihet. Vetë ky i fundit e ka promovuar me përqafimet dhe vlerësimet e larta që ka shprehur sa herë është takuar me shefen e BE-së.

Për zotin Rama janë kohë të vështira, pasi doli bllof me negociatat dhe angazhimin e tij në dialogun Kosovë-Serbi.  Tashmë ai është i angazhuar në një fushatë për të bindur opinionin se qeveria e tij i ka përmbushur detyrimet dhe se janë forcat euroskeptike që po e pengojnë zotin rama të marrë dritën jeshile.

Thaçi nxjerr zbuluar Ramën

Postuar në 08 Maj, 2019 20:09

Edi Rama refuzon të thotë zyrtarisht se çfarë mendon për çështjen e Kosovës dhe idenë e korrigjimit të kufijve.

Kryeministri Haradinaj e ka përmendur si një nga personazhet që bashkë me Thaçin e Mogherinin kanë qenë pro ndarjes së Kosovës, madje se i kishin bërë presion në samitin e Berlinit. Kësaj ideje nuk i fshihet Hashim Thaçi që ka nxjerrë sërish zbuluar kryeministrin e Shqipërisë lidhur me këtë çështje.

Tatime, spastrime përmes ristrukturimit

Postuar në 08 Maj, 2019 17:03

Drejtoria e Përgjthshme e Tatimeve njofton sot për nisjen e procesit të ristrukturimit të administratës së vet bazuar në një urdhër të Kryeministrit, Edi Rama.

thuhet në njoftim.

Roli i Edi Ramës në planin e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës duhet sqaruar zyrtarisht

Postuar në 08 Maj, 2019 15:13

Gazeta “Zëri” në Kosovë ka publikuar sot një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas të cilit ka dyshime të besueshme që kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, të ketë qenë pjesë e planit për Kosovën.

Ekziston një dyshim i bazuar, se Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku nën udhëheqjen e Përfaqësueses së lartë, Frederika Mogerinit. Ekziston ky dyshim pavarësisht se unë nuk mund ta konfirmoj

Pages

Subscribe to RSS - Lajme