Lajme
Deputetë apo agjentë turizmi?
Kryeministri ka folur në vetë të parë dhe publikisht se protestat e opozitës dëmtojnë turizmin dhe pra ekonominë e shumë qytetarëve. E ka përsëritur këtë gjë edhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla. Në të dyja rastet qëndrimi duhet pasqyruar në media sepse kemi të bëjmë me politikë dhe qëndrim politik.
Pranon mundësinë e një referendumi të dytë për Brexit
Britanikët mund të thirren në një referendum të dytë për Brexit. Kryeministrja Tereza Mei në tentativën e saj të fundit për të bindur parlamentin të miratojë marrëveshjen me BE, pranoi përfshirjen e një amendamenti që do të përsëriste referendumin.
Te ndërkombëtarët tabulatet e Ballës e Gjinkurit
Dy nga njerëzit më të afërt politikë të kryeministrit, të cilët janë marrë drejtëpërdrejti me çështjet e zgjedhjeve, Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri janë denoncuar nga PD te ndërkombëtarët për ndërhyrje në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Të paktën këtë pretendon, Lulzim Basha që tha nga Berati se tabulatet me bisedat shantazhuese të dy eksponentëve socialistë tashmë janë në kancelaritë perëndimore.
Teoria klinike e referendumit në vend të zgjedhjeve
Socialistët po shkojnë drejt 30 qershorit me vetëdijen se po konsumojnë një akt kushtetues në respekt të sistemit dhe demokracisë pjesëmarrëse. Çka sipas tyre do të thotë se ai që refuzon të futet në zgjedhje është i vetëpërjashtuar nga sistemi. Meqënese në 30 qershor nuk do ketë garë socialistët janë aq të aftë sa ta krijojnë atë, në mos ta shpikin për t’i dhënë legjtimitet procesit.
Përparimi i deteve mund të zhvendosë 187 mln njerëz
Në një përfundim dramatik ka arritur një studim i ri, sipas të cilit niveli i deteve pritet të rritet më shumë se sa pritej në nivel global, për shkak të përshpejtimit nga shkrirja e akujve në Groenlandë dhe Antarktidë.
Pikëpamja që mbizotëronte ishte se niveli në dete do të rritet me një metër maksimumi deri në vitin 2100. Megjithatë, studimi i ri, bazuar në opinionet e ekspertëve, raporton se niveli mund të jetë rreth dy herë më shumë.
Ndërron jetë ish-kampioni i Formula 1, Niki Lauda
Ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare ish-kampioni i Formula 1 Niki Lauda, një ndër emrat më të mëdhenj të motorsportit.
Lauda ishte edhe një biznesmen i suksesshëm që krijoi dhe drejtonte dy linja ajrore.
Biznesi rrit presionin, paralajmëron “veto” me taksat
Për herë të parë situata politike ka vënë në lëvizje edhe botën e biznesit. Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe shoqatat e sipërmarrjes private i bënë apel partive në vend për zgjidhjen e krizës politike, pasi mungesa e stabilitetit politik e shoqëruar me një rënie të ekonomisë vitet e fundit ka goditur drejtpërsëdrejti konsumin dhe ka favorizuar rritjen e informalitetit në ekonomi.
Hallva e ftohtë e bashkimit
Nën hijen e përplasjes mes dy kryeministrave, në Tiranë u mbajt takimi i dyte koordinues mes Shqipërisë dhe Kosovës pa praninë e dyshes Rama - Haradinaj.
Ky takim kishte në fokus nisjen nga funksionimi te marreveshjeve qe dy qeveritë nenshkruan ne mbledhjen e Pejes, ku dy kryeministrat bashkuan duart mbi flamur për t’i çuar Europës një peshqesh të bukur nga martesa e vizionit të Edi Ramës me endrrat e Ramushit.
Zv. kancelari austriak ka shans të marrë avokat kryeministrin e Shqipërisë
Austria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Shkak është bërë një përgjim i zv. kancelarit Heinz-Christian Strache që është kapur duke folur për korruptimin e mediave. Në këtë kuadër edhe presidenti i vendit edhe kancelari Sebastian Kurz kanë folur për nevojën e rikthimit të besimit:
Pas publikimit të videos më duhet të them: Mjaft më!
Negociatat, nxjerr krye problemi i marrëveshjes së detit me Greqinë
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn ka përsëritur sërish se vendet që janë probleme bilaterale nuk do të kenë dritë jeshile për negociatat e anëtarësimit. Duke folur gjatë një aktiviteti të mbajtur në Vjenë kushtuar Maqedonisë së Veriut, Hahn ka vënë në dukje vlerën e marrëveshjes së Prespës duke kujtuar Serbinë dhe Kosovën në këtë drejtim.
