Lajme

Punësimi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, tani pa leje pune

Postuar në 10 Maj, 2019 16:34

Qeveria shqiptare ka vendosur në mbledhjen e sotme lehtësimin e procedurave të punësimit në territorin e Shqipërisë të shtetasve malazenë dhe maqedonas që janë të kombësisë shqiptare. Me propozim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë qeveria ka sanksionuar:

Tatarët e Krimesë fshijnë nga librat e historisë bashkëpunimin me Hitlerin

Postuar në 10 Maj, 2019 16:27

Tatarët e Krimesë do të rishikojnë tekstet e historisë duke hequr prej tyre pjesë që i asociojnë ata me forcat naziste. Në tekstet e historisë së klasës së 10-të shkruhet ndër të tjera se:

20 mijë tatarë të Krimesë shërbyen me ushtritë hitleriane dhe 14 mijë të tjerë luftuan kundër partizanëve sovjetikë në Luftën e Dytë Botërore

Cila është mënyra e duhur për të folur për rreziqet e alkoolit?

Postuar në 10 Maj, 2019 15:11

Ndikimi negativ që një shishe verë mund të ketë te shëndeti i njeriut është i barabartë me atë të 5 cigareve në javë për meshkujt dhe 10 të tillave për femrat. Ky ishte përfundimi në të cilin arriti disa muaj më parë një studim i kryer në Universitetin e Southhamptonit në Britani, i publikuar në revistën “BMC Public Health”. Studimi bënte një krahasim të drejtpërdrejtë mes rrezikut të kancerit që sjell alkooli dhe cigarja.

Palmer mohon imponimin e SHBA-ve në çështjet e rajonit

Postuar në 10 Maj, 2019 14:57

Optimizmin se marrëveshja e Prespës do të jetë një model për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor shprehu zv/ndihmës sekretari amerikani shtetit , përgjegjës për Çështje Euroaziatike Matthew Palmer, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe, kroate dhe serbo-boshnjake.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë në Serbi, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë për të ndjekur shembullin e liderëve të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se zgjidhja e problemeve bilaterale nuk është e imponuar nga jashtë.

Serbët e dinë shumë mirë se nuk do ta marrin më kurrë Kosovën*

Postuar në 10 Maj, 2019 14:31

 

Diplomati i njohur gjerman Geert-Hinrich Ahrens negociatori kryesor për Kosovën në Konferencat e Jugosllavisë në vitet 90-të rrëfen për DW kujtimet personale për një kohë të trazuar.

Zoti Ahrens, ju ishit nga shtatori 1991 deri në mars 1996 negociatori kryesor për çështjen e Kosovës në Konferencat e Jugosllavisë së atëhershme, në kohën e luftës në Kosovë ju ishit në Shkup për problemet e refugjatëve - 20 vite kanë kaluar ndërkohë, çfarë ju bie ndër mend kur e kujtoni këtë kohë?

Jam zhgënjyer dy herë me drejtësinë gjermane

Postuar në 10 Maj, 2019 13:02

Revista gjermane “Spiegel” publikon së fundmi intervistën me Irmgard Ruppel, e cila është e vetmja e mbijetuar e atij që quhet si Rrethi Solf. Ky i fundit ishte një grupim informal intelektualësh dhe aristokratësh që i kundërvisheshin regjimit nazist dhe që në përgjithësi kryente aktivitete propagandistike në rreth të ngushtë.

Unanimitet në favor të Qipros dhe kundër Turqisë

Postuar në 10 Maj, 2019 12:35

“BE-ja mbështet Qipron në mosmarrëveshjen e saj me Turqinë për shpimet në det të hapur”. Kështu deklaroi Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk pas samitit informal të Rumanisë, ku ishin të pranishëm krerët e vendeve të BE-së.

"BE-ja qëndron e bashkuar së bashku me Qipron dhe pret që Turqia të respektojë të drejtat sovrane të shteteve anëtare të BE-së"-tha Tusk në një konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit.

Shqipja shkencore e Ministrisë së Arsimit

Postuar në 10 Maj, 2019 11:19

Nuk ka dyshim që ministrat e aq më tepër ata të qeverisë Rama punojnë ditë e natë për progresin, emancimin kulturor dhe atë shkencor. Madje vetë kryeministri është marrë  personalisht me Reformën në Akademinë e Shkencave.

Çrëndësi ka nëse është zvarritur apo si çdo gjë që tjeter që shpallet prioritet kombëtar  në fund del prodhim publiçitar. Këtë të premte Ministria e Arsimit ka shpërndarë një njoftim për përfshirjen dhe angazhimin e ministres Shahini në këtë proces, duke e përmbledhur kontributin e saj në këtë fjali;

Nevoja për hetim zyrtar mbi rolin e Kryeministrit të Shqipërisë për ndarjen e Kosovës

Postuar në 09 Maj, 2019 23:23

Thotë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi:

Takimi i adoleshentëve të Ballkanit

Postuar në 09 Maj, 2019 20:12

U quajt takimi i liderëve. Samiti i Brdo Brijunit që u zhvillua në Tiranë mblodhi bashkë drejtuesit e Ballkanit Perëndimor në shenjë angazhimi për integrimin.

U miratua një deklaratë, ndërkohë që dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiç nuk kanë lënë rast t’u ikë për të bërë deklarata që në fakt lidhen me shqetësimet e tyre personale. Thaçi qenka shqetësuar se Europa po vepron pa SHBA-në, ku me gjasë SHBA janë një tik nervor i shqiptarëve liderë sesa ndonjë arsyetim strategjik.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme