Lajme
Borchardt jashtë loje, OSBE e Vjenës: Mos e zgjasni më krizën!
Vajtimi publik i mazhorancës kundër një parrulle në pallatin ku është rezident kreu i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt dhe thirrjeve të një grupi të rinjsh i dha një dramacitet të panevojshëm incidentit që në fakt duket se nxori jashtë loje zotin Borchardt.
Drejt rikthimit të SHBA në Hënë dhe uljes në Mars
Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi të hënën Kongresit të shtojë fondet për Agjencinë Amerikane të Hapësirës (NASA) me 1.6 miliardë dollarë. Një shumë e konsideruar si paradhënie brenda kufijve që lejojnë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ridërguar një mision në në hënë deri më 2024.
Çfarë do ndodhë me tokën nëse përplaset nga një asteroid? (Video)
Rënia e një asteroidi në Tokë është një nga skenarët më apokaliptikë që është duke u shqyrtuar seriozisht nga agjencitë hapësinore dhe qeveritë në mbarë botën.
Ndikimi i një ngjarjeje të tillë padyshim do të ishte shkatërruese, por sa shkatërruese të varet nga shumë faktorë.
Përgjimi nuk është provë? Në emër të një përgjimi fitoi katër viktima më 21 janar 2011
Dëgjoni se çfarë thotë kryeministri Edi Rama në konferencën e djeshme lidhur me përgjimet për dosjet 339 dhe 184 që implikojnë vjedhjen e zgjedhjeve në Durrës dhe në Dibër. Dëgjoni dhe shikoni sesi ky njeri bën penalistin përpara shqiptarëve duke shpjeguar se përgjimi nuk është provë:
Dështimi i paralajmëruar i treshes Xoxa-Zeneli-Veliaj në Venecia
Video-instalacioni skulpturor, me autor Driant Zenelin ashtu siç pritej rezultoi një dështim i plotë në Bienalen e Venecias. Një dështim i paralajmëruar në fakt, pasi Shqipëria u përfaqësua me një projekt të përzgjedhur pa konkurs dhe në mungesë të plotë transparence. Qëkurse u prezantua nga Ministria e Kulturës u akuzua si një projekt klientelist, pas të cilit qëndrojnë lidhjet e shkurtra të çiftit Xoxa-Velaj-Kumbaro.
Janë miq të qeverisë, jo të Shqipërisë
Nuk mund të vononte reagimi i miqve të qeverisë në Tiranë dhe jashtë. Ambasadat e huaja, Parlamenti Europian, kanë bërë thirrje në bllok që opozita të heqë dorë nga aktet e dhunës, mes të cilave figuron edhe një parrullë kundër ambasadorit të OSBE-së. Në këtë kor të kësaj kolonie dallon padyshim ambasada amerikane:
Kurz kundër 1000 rregulloreve të BE-së: Nuk kemi nevojë të na mësojë Brukseli si bëhet një biftek
Kancelari austriak Sebastian Kurz ka provokuar reagime të shumta me deklarimet e veta për eliminimin e rregulloreve të Bashkimit Europian. Në një intervistë për të përditshmen vjeneze “Ostrreich” se është arritur kulmi me marrëzinë e rregulloreve të BE-së dhe rregullave që imponohen nga Brukseli. Kurz ka shpallur si synim eliminimin e 1000 rregulloreve të BE-së, si p.sh rregullat e paneovjshme mbi biftekët dhe patatet e skuqura franceze me anë të të cilave BE-ja përcakton sesi duhet të duken këto ushqime.
Dokumentari tronditës për pedofilët e Kishës Katolike
Shok ka shkaktuar në Poloni një dokumentar që u postua të shtunën në YouTube, duke marrë 5 milionë shikime brenda 32 orëve. Në qendër të tij janë dëshmitë e viktimave të dhunës seksuale nga priftërinj të Kishës Katolike.
Dokumentari që mban autorësinë e gazetarit Tomas Sheklyski shigjeton hierarkinë e Kishës Katolike dhe qëndrimin e saj tolerues ndaj priftërinjve të akuzuar për pedofili. Gjithçka fokusohet te mungesa e sanksioneve kundër tyre dhe heshtja e Papa Gjon Pali II.
Hija e luftës me Iranin ndan SHBA me Gjermaninë
Vendosja e trupave ushatarke dhe mjeteve të marinës nga SHBA në Gjirin Persik ka shtuar frikën e një konflikti me Iranin.
Lobim për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Franca
Historiani francez Alexis Troude thotë se Franca duhet të tërheqë njohjen për Kosovën. Këtë njofton agjencia serbe e lajmeve B92, sipas të cilës Troude është nismëtar i një peticioni për këtë qëllim dhe që mandej synon ta trajtojë çështjen e Kosovës në parlamentin francez.
