Lajme
Salvini, njeriu kryesor politik në Itali pas zgjedhjeve europiane
Matteo Salvini është njeriu i ditës në Itali. Zgjedhjet europiane kanë konfirmuar kreun e Legas si politikanin më të rëndësishëm, aq sa mediat italaine e kanë shpallur de facto kryeministër.
Krahas tij edhe politikania e djathtë Giogia Meloni dhe Berlusconi kanë njohur rritje. Në skenë ka ridalë Partia Demokratike kurse lëvizja “Pesë Yjet” ka marrë goditje. Kreu i kësaj të fundit, Luigi Di Maio ka njohur humbjen duke vënë gishtin mbi pjesëmarrjen e ulët të mbështetësve të së majtës, por ka refuzuar të japë dorëheqjen.
Tensione artificiale në Veri të Kosovës. Minohet Samiti i Parisit
Një ditë më parë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi idenë e bashkimit në një shtet me Shqipërinë. Një propozim provokues. Sot në Veri të Kosovës njoftohen të shtëna dhe të plagosur ndërkohë që Beogradi zyrtar ka luajtur teatrin e alarmit duke vënë në gatishmëri ushtrinë dhe policinë.
D’Estaing skualifikon Merkel dhe Macron: Asnjë lider politik nuk ka vizion për Europën
Ish-presidemti francez Valery Giscard d’Estaing ka deklaruar në një intervistë të shkurtër për gazetën greke “Kathimerini” se Europës së sotme i mungojnë liderët vizionarë që të kuptojnë rëndësinë e forcimit të Bashkimit Europian si e vetmja mënyrë që kontinenti të hyjë në nivelin e gjigandëve si ShBA dhe Kina.
Marku konnfirmon zvarritjen e hetimeve të dosjes 339
Dosja që është në thelb të krizës politike, e famshmja 339, sipas kryeprokurores Arta Marku është zvarritur. Këtë e ka pranuar vetë kryeprokurorja në një raportim në Komisionin e Ligjeve. E pyetur nga deputetët ajo tha se hetimet vazhdojnë dhe se shumë shpejt do ketë një vendimarrje.
Mbesa e Musine Kokalarit eurodeputete
Zgjedhjet evropiane nxorën të parën shqiptare që do të ketë një vend në Parlamentin Europian. Ajo është Arba Kokalari, e cila jeton në Stokholm të Suedisë dhe në këto zgjedhje kandidoi me Partinë Moderatore.33 vjeçarja është mbesa e intelektuales, disidentes dhe atdhetares së njohur Musine Kokalari.
"Të moderuarit marrin një mandat të katërt dhe unë kam hyrë në Parlamentin Europian! Faleminderit të gjithëve që kanë luftuar për të moderuarit dhe per mua"- shkruan ajo ne FB pas shpalljes se rezultateve, duke njoftuar keshtu edhe fitoren.
Gardisti i grupit të zjarrit dhe amnistitë naive të PD-së
Kandidimi nga Partia Socialiste i Agron Malajt për bashkinë e Matit ishte një prej lajmeve që mori fillimisht vëmendjen e mediave e më pas edhe të PD-së, për faktin se Malaj ka qenë pjesë e grupit të zjarrit të Gardës, që në 2011 u akuzua nga ish-opozita socialiste për vrasjen e 4 protestuesve në 21 Janar.
Kryeministri grek njofton zgjedhje të parakohshme
Pas humbjes në zgjedhjet europiane, kryeministri grek, Alexis Tsipras ka njoftuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Duke e konsideruar rezultatin e tyre si poshtë pritshmërive, Tsipras ka shtuar se do të kërkojë nga Presidenti i Republikës që të shpërndajë Parlamentin.
Mungoi vetëm Gjici, "e lanë gjunjët!"
Partizani u kurorëzua edhe zyrtarisht kampion i Superligës për sezonin 2018-2019. Trofeu iu dorëzua kapitenit Alban Hoxha gjatë një ceremonie të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit pas ndeshjes kundër Kukësit.
Macron e Tsipras, dy humbësit e mëdhenj të zgjedhjeve
Në pamje të parë zgjedhjet europiane të këtij viti shënuan një pjesëmarrje të madhe, ku nga rezultatet e votimeve do të formësohet udhëheqja politike e Bashkimit për pesë vitet e ardhshme.
Në Gjermani socialdemokratët e SPD pësuan një tjetër disfatë duke marrë vetëm 15.5% të votave, ndërsa (CDU / CSU) e kancelares Merkel mbetet në krye, por me mbështetje të reduktuar në 28%. Fituesit e mëdhenj janë të Gjelbrit që u renditën në vendin e dytë me 22%. Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë mori në 10.5%.
Këngë edhe për BE-në. Kur do ndalë ky budallallëk?
Grupi i Bënçës i ka ngritur një këngë hapjes së negociatave. Gazeta Tema jep haberin e madh duke na dhënë edhe emrin e këngëtarit kryesor, atij që ia merr: Golik Ali Jaupi.
