Lajme
Foto/Ndryshimi nis nga autokritika
Protestë masive paqësore e opozitës, a ndërhynë gjermanët në axhendë?
Kundrejt frikës dhe alarmit për dhunë që shprehu kryesisht OSBE-ja dhe selitë diplomatike të SHBA-ve dhe BE-së, protesta e opozitës rezultoi paqësore. Pjesëmarrja edhe këtë radhë ishte masive, ndërsa nuk u shënuan incidente.
Basha foli në një podium ku jo rastësisht ishte shpalosur flamuri gjerman, çka lë të kuptohet se tërheqja drejt një tubimi paqësor mund të jetë imponuar nga Berlini, që është edhe mbështetësi kryesor i opozitës në lëvizjen kundër Ramës.
“Konkurrencë e pandershme me gazin rus në Europë”
Komente mbi çështjet kyçe që ndikojnë në rajonin e Ballkanit bëri ambasadori rus në Greqi, Andrei Maslov, në një intervistë për mediar greke.
Duke përcjellë pikëpamjet e Kremlinit, Maslov foli për idenë e "Shqipërisë së Madhe", nje tezë që sipas tij minon besimin në Ballkan. Ai shtoi se "për fat të keq, vendet perëndimore vazhdojnë të pretendojnë me naivitet sikur nuk e kuptojnë" këtë realitet.
Irani paralajmëron SHBA
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, tha të shtunën se vendimi i Presidentit Trump për të shtuar praninë e trupave amerikane në Lindjen e Mesme është "jashtëzakonisht i rrezikshëm" për paqen në rajon.
SHBA njoftoi dërgimin e 1.500 ushtarëve në Lindjen e Mesme për të përforcuar mbrojtjen ndaj Teheranit, duke akuzuar Gardën Revolucionare të Iranit se është përgjegjës për sulmet ndaj në tankerave amerikanë të naftës.
Luga bosh e Europës/Ministri turk i Drejtësisë: Po bëjmë reformë në drejtësi. Presim liberalizimin e vizave
Drejtësia, ajo e vërteta, duket se është epidemi pozitive e të qenit pranë Europës. Së fundmi edhe Turqia e Erdoganit duket se po shpreh angazhim për ndryshime në sistemin e drejtësisë që në fakt burojnë edhe nga ndryshimet kushtetuese të kryera pak kohë më parë.
Filozofia bazë e dokumentit të ri mbi reformën në gjyqësor është sigurimi i një drejtësie që frymëzon besim. Dokumenti është një guidë, më liberale, që e çon përpara demokracinë dhe mbron më tej të drejtat dhe liritë
Presidenti në front për rrëzimin e Kryeministrit: Më mirë protesta se largim nga vendi
Pak para protestës së sotme të njoftuar nga opozita, dy “letra” të reja janë hedhur në qarkullim nga presidenti i Republikës dhe kryeministri Edi Rama. Ky i dyti ka publikuar një letër të katërt drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha përmes së cilës i refuzon dorëheqjen dhe e fton në dialog pa kushte.
Nga ana e vet, kreu i shtetit, Ilir Meta inkurajon protestën, duke bërë thirrje për qetësi dhe shmangie të akteve të dhunës.
Humor anglez me zgjedhjet e 30 qershorit
Këto janë zgjedhjet e 14-ta që OSBE/ODIHR vëzhgon në Shqipëri. Do të mbajmë sytë hapur për të vëzhguar fenomenin e blerjes së votës apo parregullsi të tjera
Kështu është shprehur dhe në një konferencë për shtyp, drejtuesja e misionit të vëzhguesve të OSBE - ODIHR në Shqipëri, Audrey Glover.
Shell gjen naftë në Berat, zbulimi entusiazmon kompaninë
Testimet e para të Shell Upstream Albania në pusin vlerësues Shpirag-4 në afërsi të Beratit, konfirmojnë potencialin e prurjeve të një zbulimi të rëndësishëm nafte të lehtë.
“Zbulimi i Shpiragut për Shell është i pari në tokë në një brez tektonik të rrudhosur dhe të mbihypur në Shqipëri (struktura gjeologjike ku gjendet rezervuari i hidrokarbureve)”, tha Marc Gerrits, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Shell për Eksplorimin. “Ne jemi të gjithë të kënaqur që këto testime të para kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe presim të rrisim biznesin tonë në Shqipëri.”
Skënder Gjinushi zgjidhet kryetari i ri i Akademisë së Shkencave
I vetëm në garën për kreun e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi do të jetë drejtuesi i ri i saj. Rezultati ka dalë pas procesit te numerimit te votave, ku Akademiket e kane votuar me 35 vota pro dhe 6 kunder.
Para votimit, Gjinushi shpalosi platformen e tij duke thënë se “së bashku me prurjet e reja dhe bashkëpunëtorët e jashtëm të rinj që mundëson reforma mund t’ë realizohen politikat për shkencën”
PS pranon nisjen e debatit për ndryshimin e sistemit zgjedhor
Paralelelisht me tentativat që po bëhen për të shtyrë datën e zgjedhjeve lokale, mazhoranca duket se po bën lëvizjet e saj që ky diskutim të mos përfshijë zhvillimin në të njëjtën kohë edhe të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore që drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari lëshoi një njoftim sipas të cilët mazhoranca është e hapur të nisë diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, çka nënkupton zhbërjen e marrëveshjes së 2008 mes Berishës e Ramës për ndryshimin e Kushtetutës.