Lajme

Është detyrim qytetar të zbardhësh çdo lloj pisllëku mbi zgjedhjet në këtë vend

Postuar në 05 Qershor, 2019 19:13

Në Shqipëri funksionon me ligj një organ kushtetues që quhet Prokurori e Përgjithshme.  Në planin historik ky organ mund të ndahet në dy periudha: periudha para viteve ’90 kur kishte detyra me tagër penal dhe politik dhe periudha e tanishme ku organi i akuzës ka qenë thjesht një instrument i politikës, ndonëse jo formalisht.

Përgjimet, deklarata qesharake të Prokurorisë

Postuar në 05 Qershor, 2019 17:27

Prokuroria, e cila ka mbajtur pengur zbardhjen e dosjeve 339 dhe 184 u detyrua të reagojë pas publikimeve nga BILD të përgjimeve që në fakt kanë kohë që flenë në zyrat e organit të akuzës.

Fshati digjet, qeveria krihet. PS e shqetësuar për nxjerrje të sekretit hetimor

Postuar në 05 Qershor, 2019 14:32

E ekspozuar për lidhjet e saj kriminale me zë dhe me figurë siç parapëlqene zoti Rama të etiketonte  bëmat e kundërshtarëve kur ishte në opozitë, mazhoranca socialiste ka humbur çdo sens realizmi mbi pushtetin që gëzon falë votës së deformuar dhe interesave të grupeve kriminale.

6 përgjimet e publikuara nga Bild kanë prishur terezinë e socialistëve që megjithatë vazhdojnë të  mbrojnë folenë kriminale që kanë ndërtuar vetë. Pa komentuar mbi përgjimet, deputetët socialistë janë shfaqur të shqetësuar për nxjerrjen e sekretit hetimor.  

Kazani Avdylaj-Rama-PS, Bild publikon përgjimet

Postuar në 05 Qershor, 2019 12:55

Gazera Gjermane “Bild” ka publikuar një seri përgjimesh që tregojnë për lidhjet e grupit kriminal të Avdylajve në Shijak me kryebashkiakun e Durrësit, por edhe zyrtarë të tjerë të Partisë Socialiste me të cilët diskutojnë për punësime, blerje votash dhe lista kandidatësh.

Pjesë e përgjimeve të publikuara nga BILD  janë bisedat me Vangjush Dakon, por edhe ajo e Astrit Avdylajt me vëllanë e deputetit të PS-së, Ilir Ndraxhin.

Trump ofron “deal” të ri tregëtar me Londrën

Postuar në 04 Qershor, 2019 21:19

Presidenti amerikan kërkoi në Londër një marrëveshje të re Tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë. Donald Trump këmbënguli që edhe Sistemi Kombëtar Shëndetësor Britanik (NHS) të jetë "në tryezën" e bisedimeve pas Brexit.

Gjatë një konference të përbashkët me Teresa May-in, menjëherë pas takimit në Doëning Street, presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se vendi i tij është gati të bëjë një marrëveshje "të shkëlqyeshme", e cila do të dyfishojë apo trefishojë tregtinë mes dy vendeve.

Padi BE-së për krime kundër Njerëzimit në Libi

Postuar në 04 Qershor, 2019 14:20

Bashkimi Europian është paditur në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë për krime kundër njerëzimit në Libi. Dokumenti prej 245 faqesh është përpiluar dhe depozituar nga dy autorë, Juan Branco, ish-punonjës në Gjykatën në fjalë por edhe në Ministrinë e Jashtme të Francës dhe Omer Shatz, një avokat izraelit që jep mësim në një universitet në Paris. 

Elton John: I neveritur me Brexit, jam europian

Postuar në 04 Qershor, 2019 13:26

Elton John ka folur hapur rreth krizës britanike të Brexit, duke thënë se ndihet i "turpëruar" për vendin e tij dhe manipulimit me çështjen e divorcit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Gjatë një koncerti në Verona të Italisë në kuadër të një turneu botëror ai shprehu kundërshtinë e tij për largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Aleanca për Teatrin: Koha për t’u përballur fizikisht me qeverinë

Postuar në 04 Qershor, 2019 13:14

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit, paralajmëron përballje fizike me qeverinë pas botimit në fletoren zyrtare të  vendimit per shembjen e godinës së Teatrit.

Në një reagim të saj thuhet se çështja e Teatrit po vërtetohet si një histori grabitjeje nga dyshja Rama-Veliaj kundër interesit të publikut dhe në favor të klientëve të qeverisë.

Deklarata e plotë:

BE është e paqartë se çfarë duhet bërë në Shqipëri

Postuar në 04 Qershor, 2019 11:20

Ambasadori i Italisë në Shqipërisë, Alberto Cutilio, ka deklaruar nga qyteti i Shkodrës se Bashkimi Europian është në dilemë për atë që duhet bërë në Shqipëri me krizën e tanishme politike. 

Pse "Madame X" skandalizoi botën e artit (FOTO)

Postuar në 04 Qershor, 2019 00:01

Në kohët e sotme, në vitin 2019, është e vështirë të kuptohet pse piktura e John Singer Sargent “Madame X”, 1883-1884 skandalizoi Parisin.

Nëse vizitoni Muzeun Metropolitan të Artit dhe shihni të varur një kornizë ari të zbukuruar, do të shihni një kompozim të thjeshtë: një grua me lëkurë si prej porcelani, që qëndron drejt në këmbë në një sfond të kafenjtë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme