Lajme
Prodhuesit e Kosovës kërcënojnë me bllokim të kufirit me Shqipërinë
Mbyllje të kufirit për një ditë ka paralajmëruar klubi i prodhuesve të Kosovës në rast se Shqipëria nuk i heq barrierat tregtare ndaj Kosovës.
Në diskutimin që patën përfaqësues të Klubit të prodhuesve të Kosovës me udhëheqës të Odës Ekonimike u tha se Shqipëria është e dyta pas Serbisë që vendos barreiera ndaj Kosovës.
Abuzime të mëdha në buxhetin e Bashkisë së Stambollit
Ekrem Imamoglou, kandidat i Partisë Republikane të opozitës për bashkinë e Stambollit, mban rekordin për qëndrimin më të shkurtër në detyrën e kryetarit të kësaj bashkie. Qëndroi vetëm për 17 ditë në këtë post para se Presidenti Erdogan të urdhëronte ripërsëritjen e zgjedhjeve më 23 qershor.
Tsipras dështon edhe në zgjedhjet lokale
Fitore në 6 nga 7 rajonet ku u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve lokale siguruan kandidatët e Demokracisë së Re në Greqi. Konservatorët korrën sukses në Athinë, ku kryebashkiak i ri do jetë djali i ish-kryetares së Demokracisë së Re, Dora Bakojanis.
Gjithsesi ajo që u vu re në raundin e dytë ishte pjesëmarrja e ulët.
Duke uruar kryetarët e bashkive dhe prefektët që fituan në raundin e dytë, kryeministri Aleksis Tsipras u bëri thirrje të gjithë fituesive pëvarësisht nëse vinin nga radhët e Syriza-s që për katër vitet e ardhshme të punojnë për qytetet më të mira.
Prefekti i Korçës gjen zgjidhjen për banorët e dëmtuar nga tërmeti: Mediat duhet të largohen
Mediat raportojnë se në fshatin Floq të Korçës ka patur përplasje fizike mes banorëve të prekur nga tërmeti dhe punonjësve që asistojnë për lehtësimin e situatës.
Ambasada që nuk rrinë dot pa reaguar pro qeverisë
Opozita protestoi sot siç kishte premtuar dhe protesta e saj ishte e tonifikuar. Me tonifikim zakonisht kuptohen akte dhune si mjete piroteknike dhe përplasje me policinë.
Është bërë zakon tashmë që për çdo ngjarje publike në Shqipëri, ka një reagim publik nga selitë diplomatike. Ambasada amerikane p.sh është një ndër selitë më të zellshme në Tiranë në këtë drejtim. Shkruan sot ambasada:
Protestë e përmbajtur, provë force për opozitën
Protesta e 7 kombëtare e opozitës ishte një demostrim force, si nga pjesëmarrja por edhe nga gatishmëria e mbështetësve të PD-së për t’u përplasur me pushtetin. Ndryshe nga tubimi i 25 Majit ku u evitua hedhja e lëndëve piroteknike, sheshi përpara parlamentit u kthye këtë të shtunë në fushëbetejë, ku duhet thënë se edhe policia u tregua e përmbajtur.
Në fjalimin që mbajti në bulevardin Dëshmorët e Kombit, reu i Partisë Demokratike, Basha la të kuptohet se fundi i kryeministrit është i shpejtë dhe se është i vendosur të çojë deri në fund betejën për largimin e Edi Ramës.
Nales jep dorëheqjen nga drejtimi i SPD gjermane
Kryetarja e Partisë Social Demokrate Gjermane (SPD) Andrea Nales njoftoi dorëheqjen pas rezultateve zhgënjyese të partisë në zgjedhjet e fundit europarlamentare.
Nales mori kritika të shumta për konsultimet me partinë e kancelares Angela Merkel për të qëndruar në koalicionin qeveritar.
"Unë nuk gëzoj më mbështetjen e nevojshme për të kryer detyrat e mia”-deklaroi ajo. Nales njoftoi se nga posti i kryetares së partisë do të tërhiqet të hënën, ndërsa nga kryesia e grupit parlamentar të SPD të martën.
Me koncesion sepse “shteti nuk ka lekë”? Pse u anullua Thumanë-Kashar?
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Lezha se rruga Milot - Blldren u dha me koncesion sepse shteti nuk ka kapitalet e duhura.
Do ta ndërtojmë vetëm, do ta ndërtojmë shpejt, për 30 muaj dhe do ta paguajmë për 13 vjet, me PPP, siç thonë ata vjedhje. Se ku është vjedhja tani, kur një privat do financojë me një kapital të vetin që shteti nuk e ka, dhe pastaj vit pas viti qeveria do ta shlyej, patjetër se nuk bëhet për bamirësi
ka thënë kryeministri?
Dy pyetje:
Strategu i Tiranës rikthen tezën e kërcënimit rus
Mediat që bëjnë llustraxhiun e pushtetit të sotshëm kanë nxjerrë në pah një element të konferencës të përbashkët për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg. Ata janë pyetur nëse në zhvillimet aktuale politike të Shqipërisë po ndikon Rusia. Stoltenberg ka thënë:
Të duartrokasësh një kollonë antidemokratike
Socialistët, dhe jo vetëm ata, duan thjesht vendin e punës në shtet; nuk kanë ndonjë merak specifik për demokracinë. Është një llogari e vogël pragmatiste që ka në thelb edukatën politike me të cilën kjo parti ka ruajtur trashëgiminë e saj puniste dhe materiale.