Lajme
Pse nuk i tremb reforma në drejtësi socialistët e koncesioneve?
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës. Duke folur nga Burreli ai ndër të tjera tha:
Dje Ilir Meta e ka shkuar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në këtë zyrë dhe jo sepse kështu them unë por sepse kjo që shikoni është dhe do jetë pasqyra e një të vërtete do t’iu bëhet shumë e qartë. Kjo luftë nuk është për Bashkitë.
Rënie në sondazhe për Merkel
Rënie rekord e kristiandemokratëve të kancelares Angela Merkel në sondazhe. CDU është tre pikë prapa opozitës së të Gjelbërve, popullariteti i të cilëve është në rritje spektakolare kohët e fundit. Rezultatet e sondazit pasqyrojnë kultivimin e një pakënaqësie në rritje ndaj "koalicionit të madh" qeverisës.
Një lloj Saliu tjetër!
Reagimi i Edi Ramës pas lajmit për tërheqjen e dekretit të zgjedhjeve nga Presideti nuk lë shumë hapësirë për të shpresuar në një ekuacion politik të parashkruar. Jemi në kushtet kur kryeministri bën gaztorin ndonëse është para një situate ku edhe faktori ndërkombëtar është në kllapi për t’i dhënë dum një situate të papreçedentë.
Danke Peter! Nuk do jetë protesta e fundit
Ndonëse nën presionin e drejtëpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara opozita mbajti protestën e 8 kombëtare para kryeministrisë ku sërish dominuan flamujt e PD dhe ata të Gjermanisë.
Në protestë nuk munguan parrullat falenderuese për gazetarin e Bild, Peter Tiede, i cili nxori përgjimet e Dakos me Avdylajt. Vetë Basha theksoi mbështetjen që opozita ka nga Berlini për largimin e Edi Ramës.
Mbi efektet e dekretit të Presidentit të Republikës për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të shfuqizojë dekretin e tij për caktimin e datës se zgjedhjeve lokale duke njoftuar se do të zbardhë argumentetet kushtetuese në datë 10 qershor. Po listojmë më poshtë disa mendime për këtë çështje referuar kuadrit ligjor në fuqi:
Presidenti zyrtarizon gjendjen e jashtëzakonshme politike. Shfuqizon dekretin për zgjedhjet
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka njoftuar pak më parë anullimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit duke bërë me dije kështu se procesi zgjedhor sipas tij duhet shtyrë.
Në njoftimin e kreut të Shtetit thuhet:
Kur qeveris si operator turistik
Sot një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer ka dhënë një intervistë përmes së cilës ka cilësuar se dhuna është e papranueshme në protestat e opozitës. Ky është një qëndrim publik që nuk ka nevojë për komente. Në fund të fundit, edhe në zona ku SHBA financon grupe që reagojnë me dhunë, apelojnë kundër dhunës. Ndaj qëndrime të kësaj natyre nuk kanë shumë nevojë për interpretim. Por kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk e ka lënë rastin t’i ikë, duke tentuar të përdorë një deklaratë të tillë kundër protestës së sotme të opozitës.
Palmer paralajmëron Bashën e Kryemadhin
Ndaj qeverisë së Edi Ramës duhet të protestohet paqësisht. Ky ka qenë mesazhi që ka ardhur nga SHBA pak orë para protestës së paralajmëruar të opozitës këtë të shtunë. Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA Mattheë Palmer ka qenë i drejtëpërdrejtë në mesazhin ndaj kryetarëve të PD e LSI në një intervistë dhene për Top Channel.
Hapet xhamia e parë në Athinë
Në Athinë është inauguruar xhamia e parë e cila do të hapet për lutjen e besimtarëve në muajin shtator. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri për Arsimin dhe Çështjet Fetare, Costas Gavroglou, duke dëshmuar qëndrimin e autoriteteve për këtë hap të ri.
Xhamia është ndërtuar në zonën e Votanikos.
Vendimi i qeverisë greke për të çuar deri në fund punë për ndërtimin e xhamisë vjen në kontekstin e një qëndrimi ndryshe që kabineti i Alexis Tsipras ka mbajtur edhe ndaj Kishës Orthodhokse.
Sovrani nuk ka çfarë të thotë
Kryeministri Rama ka nisur fushatën elektorale. Të paktën kështu njoftohet zyrtarisht. Njëherë në Lezhë, pastaj në Kurbin, një ditë tjetër në Cërrik, z. Rama shfaqet i rrethuar nga njerëz që mbajnë në duar flamuj të cilëve u shpjegon situatën dhe u premton ndryshimin.
Është një teatër absurd ku luajnë dy palë të ngujuara në botët e tyre. Z. Rama ngjan si dikush që ka bindur veten se është në të drejtën e Zotit dhe njerëzisë që të vazhdojë detyrën dhe se nuk ka asgjë që e kërcënon mandatin e tij. Legjitimitetin e tij.