Lajme

Rreth ndërhyrjeve arkitektonike në Tiranë. Për Piramidën duhej thirrur autori Vladimir Bregu

Postuar në 01 Qershor, 2023 23:20

Në studion e MCN Tv, arkitekti Petri Ilo ka folur për ndërhyrjet në objekte të ndryshme në Tiranë duke u ndalur te Piramida, Air Albania apo ato te Kulla e Sahatit. Janë ndërhyrje që për shumëkënd nuk kuptohen, pa folur për faktin se ato lënë pasoja afatgjata. Ilo thotë se për Piramidën duhej thirrur edhe autori i saj, Vladimir Bregu.

Më thonë ‘pse del të flasësh’? Nuk i duan figurat e reja!

Postuar në 01 Qershor, 2023 12:13

Sapo kam dalë kanë thënë pse del ky, pse flet ky. Se duan të flasin vetëm ata që kanë 30 vjet që dalin. Nuk duan figura të reja. Nuk duan zëra të rinj në këtë debat.

Duan ta mbysin debatin akoma pa filluar. Nuk ka rëndësi për ne emri i përveçëm aq sa ka rëndësi fuqia që i japim votës. Vota nuk e ka këtë fuqi sot. Listat e hapura, vetting politik dhe kufizimi i mandateve janë tre tema që dua të ndaj në këtë moment ku gjendet Vlora dhe gjithë Shqipëria.

Zhvejku i Beogradit kërkon diçka që e la vetë: Zgjedhje në Veri

Postuar në 01 Qershor, 2023 12:07

Presidenti seerb Vuçiç ka deklaruar nga Moldavia se situata në Kosovë është shumë e komplikuar. Sipas tij, ai u ka kërkuar njerëzve në Veriun e Kosovës që të protestojnë me vendosmëri por paqësisht.

Serbët pranojnë dhunën ndaj KFOR-it. Kërkojnë ndjesë ndaj italianëve përmes Manastirit të Deçanit

Postuar në 31 Maj, 2023 01:56

Aleksander Vuçiç duket se ka gjetur një mënyrë për të amortizuar me diplomaci të deleguar gabimin e bërë në Veri të Kosovës. Duke qenë se nuk mund të dënojë dhunën e njerëzve të vet, duke qenë se KFOR u sulmua në mënyrë të paprovokuar, pala serbe ka vënë në lëvizje Kishën. 

Askush nuk sheh dhunën serbe. Askush nuk shpjegon dhunën ndaj mediave

Postuar në 30 Maj, 2023 17:44

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Honevier ka dalë në një konferencë për shtyp gjatë së cilës ka deklaruar se përgjegjëse kryesore për këtë që ndodhi në veriun e Kosovës është qeveria e Albin Kurtit. Honevier është shprehur i acaruar me atë që duket se është një rrëmujë ballkanike të cilën duhet ta menaxhojë SHBA. Ai madje ka shkuar edhe më larg kur ka njoftuar se SHBA nuk ka më aktualisht angazhimin për të mbështetur Kosovën në njohjet e mëtejshme nga vende të tjera apo avancimin në rrugën euroatlantike.

Njësoj gënjejnë. Gjynah që nuk janë në një parti

Postuar në 29 Maj, 2023 18:09

Saliu sot ka ka kërkuar nga krerët e grupeve të partisë së tij që të gjejnë prova për manipulimin zgjedhor. Tha edhe se me zgjedhjet e fundit koalicioni i tij shpëtoi Shqipërinë nga monizmi bashkiak.

Më tej në daljen publike akuzoi mediat që kërkojnë prova për manipulimin si skllave të mafies.

Bëji thirrje KFOR-it të mos përshkallëzojë situatën në Veri!

Postuar në 29 Maj, 2023 12:20

Në Veri të Kosovës ndodhi ajo që dukej dhe pritej. Ndërhyrja e KFOR ka detyruar përfaqësuesit serbë, ose u ka dhënë mundësinë atyre të shprehin kërkesaet e veta politike që janë tipikisht serbe: largim i policisë dhe largim i kryetarëve të komunave që sipas tyre duhet të drejtohen nga serbë.

Kërkesa drejtuar KFOR-it është e domosdoshme për serbët që janë jashtë institucioneve dhe e kuptojnë shumë mirë se politika e rrugës aktualisht nuk sjell gjë.

Një ndihmë e fundit për të Sëmurin e Beogradit

Postuar në 28 Maj, 2023 21:42

 Në Tiranë ka njerëz që po festojnë me fletërrufe atë që e shpresojnë si prishje të marrëdhënieve të Prishtinës me Perëndimin. E gjithë çështja e krijuar në Veri të Kosovës ngërthen në fakt dy psikologji politike mes shqiptarëve: atë që e sheh çdo zgjidhje problemesh përmes delegimit të përgjegjësive te të huajt dhe tjetra që pranon iniciativat. 

Të paktën mos t'i shpallim Miq të Shqipërisë!

Postuar në 28 Maj, 2023 15:09

Ka zënë sot vend në media një “lajm” për vizitën në Tropojë të ambasadores amerikanë Yuri Kim.

Kam ardhur ne Tropojë sepse është një nga vendet e mia me të pëlqyera ne Shqipëri. E kam përmendur shpesh që familja e babait tim vjen nga malësitë dhe kur vi në Tropojë apo në veri të Shqipërisë me duket sikur jam me familjen time. Pas 3 vite e gjysme në Shqipëri ka ardhur koha të them mirupafshim.

Kam ardhur në Tropoje në Bajram Curr për të shprehur respektin tim për të thënë faleminderit

citohet zonja Kim.

Hap garën në parti dhe mbath opingat e ik në shtëpi!

Postuar në 26 Maj, 2023 15:27

Në në deklaratë për shtyp sot, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, deklaroi ndër të tjera se:

koalicioni “Bashkë Fitojmë” shpëtoi opozitarizmin

Pages

Subscribe to RSS - Lajme