Lajme

A. Bejtja: “Ka gazetarë, kryesisht frankofonë, që mendojnë se po iku Meta nga pushteti, do t’u përmirësohet jeta seksuale”

Postuar në 11 Gusht, 2015 17:04

Drejtori i Informacionit të “Agon Channel”, Andi Bejtja, i ka dhënë sot një intervistë gazetarit Çim Peka. Bejtja është pyetur për aktualitetin politik, debatet mes gazetarëve dhe rolin e disa prej tyre në krijimin e inflacionit mediatik për koniunktura të ndryshme. Bejtja del me një tezë që nuk është artikuluar ndonjëherë, kur sheh te kundërvënia ndaj LSI-së edhe një sfodn frankofonie.

Lejet e ndërtimit, Prokuroria nis hetimin ndaj Lulëzim Bashës

Postuar në 11 Gusht, 2015 16:41

Vetëm pas ditë pasi ka lënë kariken e kryebashkiakut të Tiranës, vihet nën hetim. Me akuzën “shpërdorim detyre”, Prokuroria ka nisur hetimet mbi ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Gjithçka ka nisur pas një kallëzimi penal të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, që i referohet lejeve të ndërtimit të dhëna nga Basha në kryeqytet gjatë periudhës qershor 2013-korrik 2014.

Shënim: "Profecitë” e gushtit

Postuar në 11 Gusht, 2015 14:28

Fajin e ka Saliu. Të gjithin. Madje fajin e ka edhe “Facebook” që i lejon Saliut të flasë përditë. Vetëm 2 vjet e gjysmë nga ndërrimi i pushtetit, një sërë mediash apo analistësh, po i rikthehen tezës “Saliu”, e cila duhet thënë se ka ndikuar shumë që disa analistë të bëhen ata që njihen sot: pra analistë. Se për çfarë të shkruhet vallë po nuk pati pak Sali të paktën një herë në javë?

A është anulluar koncesioni i parkimeve në Vlorë? Investigimi: Nëse ndodh, bashkia duhet të paguajë 2.2 mln euro kompensim

Postuar në 11 Gusht, 2015 12:32

Çfarë do të ndodhë me konçesionin e parkimeve në Vlorë, për të cilin u tha se është anulluar? Investigim.al trajton këtë çështje duke zbardhur kontratën e nënshkruar mes Bashkisë dhe kompanisë së vetme në konkurim. Në të parashikohen kushtet e kontratës, shkeljet, përfitimet, penalitetet dhe detyrimet e kompanisë fituese. Kjo kompani koncesionare krijoi bashkimin e përkohshëm të dy kompanive të regjistruara në Delaëere të SHBA dhe Rosh Pina të Izraelit dhe specifikisht “Tis Holdin  LLC” dhe “On Track Innovations  LTD”.

Truku i bllokimit të lejeve. Për pallatet mbi 6 kate në 14 bashki, lejen duhet ta miratojë Rama!

Postuar në 11 Gusht, 2015 10:34

Në kuadrin e “shtrëngimit të lejeve të ndërtimit” derisa bëhen planet e reja për 61 bashkitë, do të lejohen ndërtimet në 14 bashki të vendit, por në zona të përcaktuara dhe me kushte të veçanta, thotë Shqip. Dhe në këtë rast, për pallatet mbi 6 kate lejet e ndërtimit nuk do i japin bashkitë, por vetë kryeministri Edi Rama në emër të Këshillit Kombëtar të Territorit. Njësitë vendore ku mund të jepen leje ndërtimi janë Tirana, Fieri, Durrësi, Himara, Berati, Lushnja, Kamza, Mamurrasi, Shkodra, Rrogozhina, Vora, Fushë-Kruja, Bulqiza dhe Korça.

Nano nuk e mohon takimin me Edi Ramën

Postuar në 11 Gusht, 2015 08:15

Ka qarkulluar fort ditët e fundit lajmi për një takim të Edi Ramës me Fatos Nanon. Por ndërkohë ajo është dukur më shumë si një “legjendë urbane”. Ndërkohë “Panorama” shkruan se ish­kryeministri socialist Fatos Nano as e ka mohuar dhe as e ka pohuar lajmin e disa mediave online se ka pasur një takim kokë më kokë me kreun e qeverisë, Edi Rama, në zyrën e këtij të fundit. “Ky është lajm serioz, por kur paska filluar media shqiptare të merret me gjëra serioze…?!”, iu përgjigj Nano interesimit të gazetës “Panorama” për këtë takim.

“Zyrtare”, e majta "Dita" në sherr me Fugën e kryeministrisë, pra dhe me Ramën

Postuar në 10 Gusht, 2015 22:29

Gazeta e majtë “Dita” ka një përplasje tashmë publike me këshilltarin e kryeministrit për mediat Endri Fuga, rrjedhimisht dhe me vetë Ramën. "Dita", një ditë më parë botoi një lajm mbi ndalimin e një piloti gjerman, pse helikopteri i tij duke kaluar mbi Dhërmi i kishte bërë zhurmë kryeministrit Rama. Vetë Fuga shkruante në rrjetet sociale se gazeta “boton një lajm të rremë për dava pilotash dhe helikopterash dhe kur ua përgënjeshtron me fakte thonë s’e ndryshojmë se ka 5 mijë klikime”.

LSI nuk heq dorë nga politika e shapkave. Qeveri brenda qeverisë

Postuar në 10 Gusht, 2015 22:27

LSI e ka bërë zakon që në gusht, kur gjithë populli mendon me të drejtë se politika ja ka futur plazhit,  ajo si parti qeverisëse me vlera dhe kontribute të patjetërsueshme del dhe tregon se është vigjilente ndaj qeverisjes që i takon në veçanti pjesës së Edi Ramës. Petrit Vasili ka të gjithë seriozitetin dhe përvojën e duhur të bëjë opozitarizimin brenda qeverisë sidomos kur bëhet fjalë për tema që i përkasin sektorit të shëndetësisë, ku LSI gjithmonë ka treguar se është shumë e ndjeshme.

"Made in Serbia" për mallrat shqiptare

Postuar në 10 Gusht, 2015 19:44

Serbia mund të jetë një zgjidhje e tregtarëve shqiptarë për t'iu shmangur embargos së afërt ruse ndaj fruta - perimeve. Këtë e njofton faqja "Agroweb" e cila ndjek çështjet e agrobiznesit shqiptar. "“Made in Serbia” për produktet shqiptare? Besojeni ose jo, por për të shkuar në Rusi rruga e frutave dhe e perimeve shqiptare kalon pikërisht përmes Serbisë. Kjo është mënyra që tregëtarët shqiptarë mendojnë si rrugëzgjidhje pas embargos ruse, që pritet të zgjerohet me 7 vende të reja, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Rekord azilkërkuesish në Gjermani për korrikun

Postuar në 10 Gusht, 2015 18:04

Nuk ka të ndalur dyndja e azilkërkuesve nga Shqipëria në Gjermani pavarësisht paralajmërimit të autoriteteve si shqiptare ashtu dhe ato gjermane. E përditshmja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se për muajin korrik, numri i shqiptarëve  që kërkuan azil në Gjermani arriti në 7 mijë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme