Lajme

FSHF “merr masa” që ndeshja e superkupës sonë të mos shihet falas. Akuza e RTSH-së

Postuar në 12 Gusht, 2015 18:54

Një lëmsh si plot herë të tjera, me transmetimin e ndeshjeve shqiptare. Rradhën e ka ndeshja e Superkupës, Skënderbeu-Laçi, e cila do të luhet sonte në 20:00 në "Qemal Stafa", por nuk do të transmetohet falas nga Televizioni Shqiptar, RTSH. Vetë RTSH-ja ka akuzuar Federatën e Futbollit se kjo e fundit ende nuk ka shpallur fituesin që ka të drejtën për të transmetuar ndeshjen.

Në kërkim ndërkombëtar, por Becchetti nuk ka frikë të shfaqet

Postuar në 12 Gusht, 2015 17:36

Dy muaj pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pronari I Agon Channel Françesko Becchetti  ka bërë daljen e parë publike në  Londër, aty ku dhe mendohet se është zhvendosur pas largimit nga Shqipëria. Becchetti , njëkohësisht pronar i ekipit të futbollit, Leyton Orient Football Club  që luan në kategorinë e katërt, ka zbritur në fushën e blertë në shoqërinë e tranjerit Ian Hendon për të përshëndetur fansat e shumtë.Fotot e shfaqjes së tij në stadiumin e Leyton Orient janë postuar në faqen e klubit në facebook.

Informaliteti? Në treg shiten edhe kasa fiskale pa autorizim

Postuar në 12 Gusht, 2015 16:22

Qeveria i ka hapur luftë evazionit dhe informalitetit, një nismë e cila vihet sot para një shembulli paradoksal. “Vizion Plus” raporton se një nga kompanitë që operon në treg për shitjen e kasave fiskale, në të vërtetë vepron vetë në informalitet. “Bëhet fjalë për firmën “CKV – Noki Albania”, e cila nuk ka autorizim nga Ministria e Financave për të shitur këto pajisje, të cilat presupozohet të lëshojnë kuponin tatimor me qëllim që luftohet evazioni. Por pavarësisht kësaj, firma vepron në liri të plotë.

Shënim: Decentralizim sa për sy e faqe. Vlerë ka vetëm një firmë

Postuar në 12 Gusht, 2015 14:15

Para disa ditësh, gjatë diskutimit në Parlament të projektligjin “Për Turizmin”, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, debatoi me deputetët për disa pika. Një ishte heqja e kompetencave të pushtetit vendor në menaxhimin e pasurive të paluajtshme në zonat me përparësi turizmin. Një dispozitë kjo shumë problematike krahas asaj për shpronësimin që buron nga ligji “Për investimet strategjike”. Ministri në fjalë kishte një argument origjinal për të mbrojtur përqendrimin e kompetencave, ndonëse ligji tanimë është kthyer nga Presidenti.

Kryeministri konfirmon: "Furtunën brenda koalicionit e duan edhe “disa shokë të PS-së dhe LSI-së”

Postuar në 12 Gusht, 2015 04:28

Kryeministri Edi Rama, i ka dhënë sot një intervistë gazetës “Dita”. Një nga çështjet e prekura është edhe situata brenda koalicionit qeverisës. Rama pranon se “furtunën brenda koalicionit” e dëshirojnë disa përveç opozitës. “Ka jo pak njerëz sot në opozitë që e ëndërrojnë një furtunë të kësaj natyre. Por nuk mungojnë as njerëz brenda vetë koalicionit që e dëshirojnë diçka të tillë. Për arsye të ndryshme, por që emërues të përbashkët kanë përgjithësisht pakënaqësirat personale.

E pazakontë/Kryeministri zihet në telefon me një shtetas. Gjykata e Lartë urdhëron hetimin e Edi Ramës

Postuar në 12 Gusht, 2015 04:19

Duket se e pabesueshmja bëhet e besueshme sa hap e mbyll sytë në Shqipëri. Një portal, “droni.al”, publikon sot foto të vendimit të Gjykatës së Lartë që urdhëron Prokurorinë e Përgjithshem të nisë hetimin ndaj kryeministrit Edi Rama, me akuzën e “Keqpërdorimit të thirrjeve telefonike”. “Droni.al”, i referohet vendimit, pjesës arsyetuese dhe paraqitjes së dinamikës së ngjarjes që në thelb është kërcënim apo fyerje nga kryeministri(nga numri i tij celular) ndaj shtetasit S.H që ka bërë kallëzimin. “Në gusht të vitit 2014 shtetasi S. H.

Intervista/ Xhevat Lloshi: "Këshilli Ndërakademik, “jeniçeri” me prapavijë politike që kërkon shkatërrimin e shqipes standarde. Ja pse dështoi"

Postuar në 12 Gusht, 2015 00:06

A ka ardhur koha që gjuha shqipe, ajo e normuar, standarde apo letrare quajtur ndryshe, të mos mbahet më e presuar nga vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit që u zhvillua 43 vite më parë? Kësaj pyetje mund t’i japin përgjigje vetëm gjuhëtarët, madje jo dokushdo prej tyre, por ata që janë marrë prej vitesh me një punë thellësisht shkencore në këtë lëmë. E meqenëse gjuha cilësohet dhe si pasuri kombëtare, çdo gjë që bëhet mbi shpinën e saj ka një kosto jo të vogël...

Rapiscan “rifillon” punën më 26 gusht

Postuar në 11 Gusht, 2015 20:32

Marrëveshja e re mes qeverisë shqiptare dhe  dhe shoqërive “S2 Albania”,  sh.p.k., dhe  “Rapiscan  Systems”, INC do të nisë të zbatohet më 26 gusht.  Sipas marrëveshjes së re, tarifa e shërbimit të skanimit për deklaratat doganore, me vlerë nën ose të barabartë me 1 000 euro,  do  të  jetë  5  euro  për deklaratë  doganore ose vlera  përkatëse në  lekë, konvertuar sipas procedurave doganore.

Kloni i Shengenit

Postuar në 11 Gusht, 2015 19:26

Shqiptarë, bëni si të bëni. Rrini në Shqipëri. Nuk ka punë? Janë shtrenjtësuar çmimet? Mos u mërzisni! Ja prisni sa të vijë shtatori, sa të fillojë punimet parlamenti, sa të nisin debatet televizive dhe me një pjatë me përshesh me kos, mund të shikoni gallatë falas. Po edhe do mësoni ndonjë gjë, do shihni botë me sy, pa patur nevojë të gjezdisni vetë. Do dalë Edi, e do na thotë habere. Do jetë veshur bukur, do jetë nxirë pak, por sidoqoftë Ai do rikthehet për të gjithë Ne. Sepse të flasim hapur: një çikë malli na ka marrë. Do dalë Meta. Likja, siç e njohin shumica.

Kush e rrahu Sajmir Tahirin?

Postuar në 11 Gusht, 2015 17:10

Pasi doli lajmi se një sy i nxirrë i ministrit të Brendshëm Tahiri është pasojë e një goditjeje (nga vetë shefi i antikorrupsionit të kryeministrit Rama, thoshin aludimet), shënjestrimi i tij nga një gazetë e majtë (Dita) për pushime të shtrenjta në një resort ekskluziv të Korfuzit nënkupton që diçka po luhet, analizon lapsi.al. në pah vihen konfliktet lidhur me drejtimin e INUV, ish INUK, dhe prishjet e ndërtimeve që kjo strukturë ka kryer.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme