Lajme
Media nuk paska shkruar kuturu. “Rilindja” ka nevojë për një Refresh..."
“Ne gjithmonë kërkojmë impulse të reja qeverisëse. Megjithatë përsa i takon ndryshimeve në qeveri, ne e kemi thënë që kjo gjë i takon kryeministrit Rama. Nëse jeni të kënaqur me impulset e deritanishme, unë do isha shumë i habitur për vlerësimet tuaja. Ne kërkojmë standardet më të larta të qeverisjes”. Kështu është shprehur sot pas mbledhjes së kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, aleati në bashkëqeverisje i Partisë Socialiste Ilir Meta.
PS-ja përgatitet për zgjedhjet partiake. PD-ja për zgjedhje të parakohshme. LSI-ja flet për dekriminalizimin
Njësoj si Partia Scoialiste, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ka mbedhur sot një nga forumet drejtuesve të veta: Kryesinë. Në fjalën e vet, kryetari i saj, Ilir Meta ka folur për dekriminalizimin, integrimin dhe aksionin e formalizimit të ekonomisë.
Arrihet Marrëveshja e Tregëtisë mes 12 vendeve të Paqësorit. Mbulon 40% të ekonomisë botërore
12 vende të Paqësorit kanë arritur një marrëveshje për heqjen e barrierave tregtare, përmes së cilës synohet rritja e vëllimit tregtar në këtë rajon me shumë rëndësi të botës. Pakti i Vendeve të Paqësorit mbulon 40% të ekonomisë globale dhe përfshin vende si SHBA, Australi, Vietnam, Brunei Darussalam, Kanada, Kili, Japoni, Malajzia, Meksika, Zelanda e Re, Peruja, Singapori. Pakti u negociua në fshehtësi të plotë dhe pritet të miratohet në Kongresin amerikan.
Dhunë nga bashkëshorti
Kjo qytetare ka publikuar fotot në Facebook, ku shfaqet e dhunuar rëndë. E.J janë inicialet e vajzës nga Vlora, që shprehet se është dhunuar nga bashkëshorit A.J, 30 vjeç që raportohet se është arrestuar për këtë arsye. Një dhunë që meriton ndëshkim shembullor.
http://www.gazetatema.net/web/2015/10/05/e-rreh-burri-barbarisht-duke-i-...
"Gjykata Administrative rrëzon rivlerësimin tatimor për Bankers Petroleum”, shkruan “Monitor”
“Monitor” shkruan për një frymë paniku mes radhëve të biznesit të madh për shkak të invazionit të tatim-taksave. Fjala është për kontrollet e shtuara në kuadër të luftës kundër evazionit dhe informalitetit. Mes të tjerave, revista në fjalë raporton, duke iu referuar burimeve, se ankesat e shumta të biznesit të madh në Gjykatën Administrative, kanë sjellë disa ndryshime të rivlerësimit të bërë nga Drejtoria r Tatimeve. “Bankers Petroleum mësohet se ka marrë të drejtë nga Gjykata Administrative, pasi ishte ankuar për një rivlerësim tatimor nga ana e Drejtorisë së Tatimeve.
"Do të bëhet gjithçka e mundshme që Shengen të ruhet”
Gjermania vendosi kontrollet në kufi duke pezulluar përkohësisht marrëveshjen Shengen të lëvizjes së lirë. Shumëkush mendon se ky është fundi i projektit europian, meqenëse kufijtë janë ata që kanë tipizuar identitetin shtetëror europian prej shekujsh. Mirëpo Shengen është një arritje e cila nuk mund të sakrifikohet për shkak të një krize të përkohshme, për më tepër që nuk e zgjidh problemin. Politiologu gjerman, Wichard Woyke, mendon se kjo arritje duhet ruajtur me çdo kusht. “Shengeni do tё thotё - pra liria e lёvizjes - njё avantazh i jashtёzakonshёm.
Kadare: As këtë vit nuk do të ketë ulje të borxhit, rritja ekonomike më e ulët se parashikimi
Eksperti i ekonomisë dhe ish-anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës Shqipërisë, Arian Kadare vlerëson se megjithë përpjekjet e qeverisë për të mbajtur në kontroll defiçitin buxhetor, rritja ekonomike pritet te jetë më e ulët se parashikimi.
Servet Pëllumbi: Ndryshimet në qeveri janë të mirëpritura nga publiku
Servet Pëllumbi, shprehet se ndryshimet në qeveri janë të mirëpritura nga publiku, ndërsa duhet bërë dhe një vlerësim i koalicionit qeverisës. Në një intervistë për “Panorama” Pëllumb mendon se koalicioni PS-LSI i ngjan më shumë një “marrëveshjeje xhentëlmenësh” sesa një koalicioni të ngritur mbi parime, ide, programe e përgjegjësish të përbashkëta. I pyetur nëse janë të nevojshme ndryshimet në qeveri, Pëllumbi thotë: “Kemi të bëjmë me një çështje transparence.
"Apollo" ulet në Hënë
NASA ka publikuar rreth 9000 foto nga misionet "Apollo". Misioni në fjalë ka si kulm uljen në Hënë.
Qeveria nis shlyerjen e detyrimeve ndaj CEZ, paguan këstin e parë 21 milionë e 750 mijë euro
Qeveria nis shlyerjen e detyrimeve ndaj çekëve të CEZ në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga marrëeshja e mirëkuptimit të nënshkruar në qershor të 2014-ës. Gazeta Rilindja Demokratike ka zbardhur përmbajtjen e marrëveshjes ku parashikohet mënyra e shlyerjes së detyrimeve dhe penalitetet në rast vonesash.