Lajme
Misteri: Skanimi i piramidave befason shkencëtarët
Një ekip ndërkombëtar me arkitektë dhe shkencëtarë kanë pikasur “anomali termale” në piramidat e Gizës, raporton BBC. Kamerat termale kanë pikasur temperatura më të larta në tre gurë pranë e pranë, në fund të Piramidës së Madhe.
Progres-raporti, Komisioni Europian nxin situatën në sistemin e drejtësisë
Komisioni Europian ka publikuar sot progres-raportin për Shqipërinë për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe, i cili mbulon një periudhë kohore nga Tetori i vitit të kaluar deri në Shtatorin e këtij viti.
Theksi vihet tek reforma në drejtësi.
Zgjedhjet
Syzet e duhura për të verbërit. Kthejnë imazhet në tinguj
Disa kërkues në Institutin e Teknologjisë në Pasadena të Kalifornisë kanë realizuar një zgjidhje optimale për njerëzit e verbër. Kjo zgjidhje konsiston në një palë syze inteligjente që kthen imazhet në tinguj të cilat përdoruesit mund t’i kuptojnë intuitivisht pa ndihmën e dikujt tjetër. Pajisja në fjalë, e quajtur “vOICe” (OIC për “Oh! I See(shikoj)”), konsiston në një palë syze të errëta, me një kamera bashkëngjitur, lidhur me një kompjuter. Algoritmi i përpunuar është i njëjtë me atë të zhvilluar në vitin 1992 nga inxhinieri hollandez Peter Meijer.
Dorëhiqet drejtoresha e Lojërave të Fatit, Luneda Sufali
Luneda Sufali ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtoreshës së Lojërave të Fatit, agjenci nën varësi të Ministrisë së Financave. Sufali u bë protagoniste e një debati në Komisionin e Ligjeve pak muaj më parë. Ajo është një nga tri drejtoreshat "surprizë" të Edi Ramës pas ardhjes në pushtet, bashkë me Briseida Shehaj dhe Elisa Spiropali, të trija në sektorë kyç. Një eksperiment i dështuar. http://www.balkanweb.com/site/drejtoresha-e-lojerave-te-fatit-luneda-suf...
Kush është ministri i ri i Drejtësisë që Edi Ramës i duket njeriu më i përshtatshëm (Video)
Për Edi Ramën, Ylli Manjani është njeriu më i përshtatshëm për të drejtuar ministrinë e Drejtësisë. Të paktën kështu thuhet në njoftimin për shtyp të zyrës së kryeministrit.
200 mijë aplikime për të ikur nga Shqipëria? Edhe këta emigrantë me banim në Greqi?
Qeveria dhe kryeministri i është përmbajtur këto muajt fundit një varianti për azilkërkuesit që nuk e beson njeri: sipas Edi Ramës ata që ikin drejt Gjermanisë janë emigrantë shumica me banim në Greqi. Pa ofruar asnjë dokumentacion apo të dhënë zyrtare për këtë gjë, qeveria ka hequr dorë nga përgjegjësia sepse ajo zbulon dështimin. Mirëpo ka një të dhënë tjetër që rikonfirmon se shqiptarët duan të ikin. Të ikin nga ky vend që ofron vetëm një mundësi reale: që nuk bëhet siç edhe është thënia.
Largimi i Naços, akt i dakordësuar dhe parapërgatitur. Ylli Manjani, ministër i ri i Drejtësisë
Ylli Manjani do të jetë ministri i ri i Drejtësisë. Pas dorëheqejes së Nasip Naço, njoftohet se zëvendësimi është gati me një emër tjetër të LSI-së. Top-Channel citon burime qeveritare, ndërkohë që spekullimet kanë nisur. Naço flitet për prokuror të Përgjithshëm meqenëse me reformën në drejtësi mandati i Adriatik Lallës përfundon. Me sa duket dorëheqja ishte një akt formal dhe i dakordësuar më parë.
Pionierët e rinj të Putinit
"Lëvizja Ruse e Nxënësve“ – kështu quhet organizata rinore shtetërore e sapo krijuar në Rusi. Dita në të cilën Presidenti Vladimir Putin nxori dekretin përkatës, përkon me datën 29 Tetor-in, ditën e përvjetorit të themelimit të Komsomol-it në vitin 1918.
Rusia bie dakord t’i shesë Iranit sistemin e sofistikuar S-300
Rusia dhe Irani kanë nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme ushtarake me ndikime strategjike. Rusia ka vendosur që t’i shesë Teheranit sistemin e avancuar të mbrojtjes ajrore S -300, duke rritur kështru kapacitetet mbrojtëse të Iranit dhe duke shkurajuar çdo ide për ndonjë fusatë ajrore ndaj tij. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse Ria Novosti që referon një zyrtar të industrisë ruse të mbrojtjes, Sergei Chemezov.
Beteja pa sukses e investimeve të huaja: një mangësi edhe kualifikimi
Kompania amerikane e prodhimit të arirbegave, “CapCon” është një rast për të kuptuar se sa e papërgatitur është Shqipëria p[ër t’u integruar në tregje, apo për të thithur investime. Kompania shprehu interes për Shqipërinë për shkak të afërisë me Europën, ku tregtohet prodhimi i tyre, por ajo dështoi në gjetjen e burimeve njerëzore. Ajo që ka kohë që flitet se Shqipëria nuk ka treg të kualifikuar pune, u provua në këtë rast si një e vërtetë e dhimbshme. Kompania kaloi në Maqedoni, raporton “Monitor” dhe aty ka hapur 400 vende pune. Dhe këtu nxjerr krye faktoi i emigirmit.
