Lajme
Merkel: Ballkani ende në presionin e konflikteve të mundshme ushtarake
Gjermania vlerëson se Ballkani ndodhet ende në buzë të konflikteve të armatosura. Në një fjalim të vetin me përfaqësues të partisë së vet, CDU, kancelarja gjermane Angela Merkel, ka deklaruar se mbyllja e rrugëve për lëvizjene ballkanasve mund të çojë në konflikte të armatosura. “Mbyllja e kufijve do të shkaktonte kritika dhe grindje mes vendeve të ndryshme. Nuk dua që atje sërish të jenë të domosdoshme ndërhyrjet ushtarake", theksoi Merkel.
Shënim: Tualeti i Stresit dhe i Zefit që nuk po shkundin ministrin Tahiri
Në fillim Stressi pastaj Zefi. Dy arratisje sa të bujshme aq edhe skandaloze nga komisariatet e Tiranës që po vënë në pozita qesharake Policinë e Shtetit dhe drejtuesit më të lartë të zinxhirit komandues të saj, duke nisur që nga Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri e deri tek efektivët që ngrohin furgonët “Hunday” të policisë.
Videolajm/Operacioni për shpëtimin e anijes me emigrantë në Rodos
Greqia është kthyer në pritësen më të madhe të emigrantëve nga Mesdheu dhe kryesisht të anijeve me klandestinë që nisen nga brigjet e Turqisë me destinacion ishujt greke. Që prej shpërthimit të konfliktit në Siri mijëra sirianë kanë nisur udhëtimin drejt Europës. Në këtë rrugëtim janë shënuar disa tragjedi për shkak të mbytjes së varkave dhe anijeve me emigrant. Anija e fundit që ka prekur brigjet greke ishte në ishullin e Rodos ku u ndërmor dhe një operacion shpëtimi.
Tërmet në policinë e Tiranës, i shumëkërkuari u ikën nga duart efektivëve të Komisariatit 3
Bledar Zefi ka shkaktuar tërmet në policinë e Tiranës. 26-vjeçari nga Fushë Arrëzi u arrestua sot nga komisariati numër 3 në kryeqytet, por vetëm pak minuta pas kapjes ai arriti të arratisej.Arrestimin e tij e njftoi gjatë paradites policia e Tiranës, me shpjegimin se ky shtetas rezultonte në kërkim ndërkombëtar.
Tom Doshi nuk i ndahet Spartak Brahos, e padit për përhapje të panikut dhe shpërdorim detyre
Të dy kanë luftuar që ta shohin në pranga njëri-tjetrin. Tani është radha e Tom Doshit të kallëzojë Spartak Brahon, pas mbylljes së hetimeve për letrën e famshme të destabilizimit që deputeti i LSI-së u përcolli drejtuesve të lartë të Shtetit, përfshi dhe Prokurorin e Përgjithshëm.
Tom Doshi depozitoi në Prokurorinë e Tiraëns kallëzimin për shpërdorim detyre nga Spartak Braho në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Sigurisë si dhe për nxitje dhe përhapje të panikut në shoqëri.
Luan Pobrati: "Sigurimi ndikoi pak, ose aspak në krijimin e partive politike më '90-ën
Luan Pobrati, një ish-pjesëtar i Sigurimit të Shtetit i ka dhënë gazetës "Dita" një intervistë ku flet për disa aspekte të së shkuarës dhe akuzave për dhunë ndaj artistëve. Në intervistë del edhe ndonjë pseudonim për ndonjë artist, si dhe rrëfehet një moment për vitin '90.
-Z.Pobrati, si e vlerësoni ligjin për hapjen e dosjeve? A mendoni se ai do t’ja arrijë qëllimit?
Tatimorët “part time”, qeveria u zgjat kontratat
Ministria e Financave me një udhëzim të posaçëm vendosi të shtyjë edhe me tre muaj të tjerë kontratën me 500 tatimorët e rinj të punësuar qysh në maj për t’iu përgjigjur aksionit antiinfomalitet të qeverisë.Në Vendimin e 1everisë që u botua në fletoren zyrtare thuhet se kontrata e tatimoreve u zgjat edhe me tre muaj të tjerë.
Ky do të jetë telefoni i fundit BlackBerry. Nëse nuk ecën në treg
“BlackBerry” e provon për herë të fundit. Kompania kanadeze ka hedhur një produkt të ri në tregun e celularëve, që mendohet e do të jetë i fundit. Produkti është i pari pasi në krye të kompanisë erdhi John Chen, i cili ka deklaruar se nëse do të dalë nga tregu nëse produket të pajisjeve të tilla nuk rezultojnë me fitim. “BlackBerry “Priv”, kështu quhet prodhimi më i fundit për të përforcuar aspektin e privatësisë ka të trupëzuar sistemin operativ Android të Google shoqëruar me specifikat e sigurisë për të cilatr ëhstë i njohur BlacBerry.
Të punësuarit në qershor, sa në mars 2013
Kohët e fundit, INSTAT-i bëri një rishikim të serisë kohore të shifrave të punësimit, bazuar në Censusin 2011. Kjo gjë bën tani të mundur krahasimin kohor të këtyre shifrave para dhe pas qershorit 2013.