Lajme
“Emiljano Shullazi dhe Arben Frroku kanë bërë krime dhe lëvizin të lirë”. Një mesazh për Tahirin?
Ambasadori amerikan në Tiranë është prononcuar sot gjatë një takimi për reformën në Drejtësi, zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë. Donald Lu ka përmendur emra të njohur të cilët edhe pse akuzohen për shumëçka, lëvizin të lirë: “Persona të rrezikshëm që kanë bërë krime lëvizin të lirë, si Arben Frroku, Emiliano Shullazi, Sokol Mjacaj që u lirua kur vrau për herë të parë. Personat që i tremben reformës janë kriminelë”, tha Lu.
Keqkuptimi i vazhdueshëm me anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike
Luan Rama, studiues dhe ish-ambasador i Shqipërisë në Francë, i ka dhënë një intervistë gazetës “Dita” e cila përqendrohet në sulmet e Parisit dhe rresiku nga terrorizmi. Rama flet edhe për rrezikun xhihadist në Shqipëri, një vend me shumë besime, por ku dominon shumica myslimane. Sipas Ramës, fara e xhihadizmit në vendin tonë është mbjellë me anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike.
Videolajm/Mbledhje e tensionuar në Komisionin e Sigurisë
Rama, furtunë 2 minutëshe në dogana, shkarkon drejtorët e “dobët”
Zemërimin për performancën e dobët në dogana, që i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 150 milionë euro, kryeministri Rama e ka zbrazur tek drejtorët e Departamenteve dhe të Drejtorive në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Lapsi .al raporton se mëngjesin e sotëm, në një mbledhje që nuk ka zgjatur më shumë se 2 minuta ai i shkarkoi personalisht nga detyra të gjithë drejtuesit.
Projektbuxheti 2016, kryeministria rrit me 343% shpenzimet për veten
Projektbuxheti 2016, që ka marrë edhe miratimin e qeverisë, i ka qëndruar një politike të shtrënguar shpenzimesh, duke ulur ndjeshëm fondet për infrastrukturën dhe arsimin, ndërsa aparati qeveritar nuk ka ndjekur të njëjtën trajektore, duke i rritur shpenzimet me 343%.
Aktivizohet neni 42 i Traktatit të BE-së, Franca fton në luftë vendet anëtare
Për herë të parë aktivizohet Neni 42,7 i traktatit të BE-së ku thuhet se nëse një shtete anëtar është një viktimë e një agresioni në territorin e tij, atëherë shtete e tjera anëtare kanë detyrimin që t’i vijnë në ndihmë me të gjitha mënyrat që zotërojnë.
Konfirmimi ka ardhur në konferencën për shtyp të shefes së diplomacisë europiane, Federica Mogherini dhe ministrit francez të mbrojtjes Jean-Yves Le Drian.
Akt terrorist rrëzimi i avionit rus në gadishullin e Sinait. Putin zotohet për kapjen e autorëve
Autoritetet ruse thonë se rrëzimi i avionit me 224 persona në bord, mbi gadishullin e Sinait është një “akt terrori”. Shefi i FSB-së ruse, Aleksander Bortnikov i raportoi Presidentit rus, se në bordin e avionit ishte vendosur një bombë, fuqia e të cilës ishte e barazvlefshme me 1 kg Tritol (TNT).
Ministri që rend dhe poston email-e për protagonizëm
Të nesërmen e atentateve në Paris u bë publik një email që kërcënonte ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri në emër të një organizate të quajtur Brigadat e Kuqe. Është e çuditshme sesi informacione të tilla konfidenciale që mbërrijnë në postën elektronike të ministrit të Brendshëm, dekonspirohen kaq shpejt dhe mbërrijnë në email-et e gazetarëve me qëllimin që lajmi të marrë sa më shpejt dhenë.
Nga policia është e pamundur të marrësh informacione edhe për ngjarje ordionere, e jo më për informacione që kanë të bëjnë me kërcënime terroriste ndaj ministrit të Brendshëm.
Partia ku ligjin e bëjnë drejtorët, deputetët ankohen se nuk i përfill njeri
Një nga shqetësimet e mbledhjes së grupit parlementar të Partisë Socialiste të zhvilluar pa praninë e kryeministrit Rama ishte mënyra si po kryhen rekrutimet në administratën publike dhe fakti se disa ministra dhe deputetë nuk po i përfill njeri sa i përket çështjes së punësimeve. Fjala është për drejtorët e rangjeve më të ulëta, për të cilët ka ankesa nga deputetët se po bëjnë ligjin me punësimet.
“Brigadat e Kuqe”, tallje nga Kashari për ministrin e forcës
Pas hetimeve dhe shoqërimeve që kreu policia dhe prokuroria u zbulua se autori i emailit që “kërcënoi” ministrin e Brendshëm Sajmir Tahirin nuk ka lidhje me “Brigadat e Kuqe”, madje ato nuk ekzistojnë në Shqipëri. Panorama shkruan se dërguesi i e-mailit ka pranuar se ka bërë një “shaka pa kripë”, pas së cilës nuk ka asnjë grup, asnjë formacion apo ideologji.