Lajme

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i jep fund përballjes ligjore për pronësinë e tokave nga Manastiri i Deçanit

Postuar në 21 Maj, 2016 18:20

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dhënë fund debatit 16 vjeçar mbi pronësinë e Manastirit të Deçanit. Në një vendim të publikuar në faqen e saj online, gjykata konstaton papajtueshmërinë me Kushtetutën të vendimeve të “Kolegjit të Ankesave të Dhomes së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosoves për çështje që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit”.

Intervista/Arkeologji në tokën e profetëve dhe të luftës

Postuar në 21 Maj, 2016 17:16

Shkatërrimi i Palimrës nga ISIS, i kujtoi botës se errësira dhe çmenduria në mendjen njerëzore nuk është zhdukur. Site të tjera arkeologjike në Lindjen e Mesme, në këtë burim të qytetërimit botëror, janë në rrezik. Jordania, Toka e Shenjtë e profetëve, e lidhjes së tyre me hyjnoren, toka e pagëzimit të Jezu Krishtit, ashtu siç na rrëfen tradita biblike, është po kaq në rrezik.

Foto/Rilindja e vërtetë natyralizon çdo gjë

Postuar në 21 Maj, 2016 15:47

Ky foto montazh është shpërndarë nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në profilin e tij në Facebook. Përtej deklaratave të lodhshme nga të dy krahët, ky montazh, që vjen në dritën e deklarimeve të zyrtarëve të zgjedhur, është e vërteta më e madhe e gënjeshtrës së vitit 2013. 

Tensione në Izrael, ish-kryeministri Barak: “Kjo qeveri duhet rrëzuar, përpara se të na shkatërrojë të gjithëve”

Postuar në 21 Maj, 2016 15:13

Beniamin Netanyahu është tanimë nën akuzë publike për radikalizim të strukturave shtetërore dhe promovim të tensioneve sociale. Një ditë pasi ministri i Mbrojtjes, Moshe Ya’alon dha dorëheqjen, ish-kryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Ehud Baraka, deklaroi se vendi është infektuar me farën e fashizmit. Gazeta e njohur izraelite “Haaretz” referon një intervistë të Barak për Channel 10, ku ish-kryeministri shkruan se “ajo që ka ndodhur është kapja armiqësore e qeverisë së Izraelit nga elementë të rrezikshëm, Dhe ky është vetëm fillimi”.

BE-ja miraton klauzolën e pezullimit të shpejtë të lëvizjes pa viza

Postuar në 21 Maj, 2016 13:30

Bashkimi Europian ka miratuar një “pezullim emergjent” të lëvizjes pa viza brenda hapësirës Shengen. Kjo vlen për disa vende dhe lidhet me procesin e negociatave të Turqisë për përfitimin e lëvizjes pa viza. Vendimi u mor nga ministrtrat e BE-së dhe siç raporton “Euronews” kjo “klauzolë shpëtuese” shërben për të qetësuar disa vende të BE-së për vendimin e afërt të lëvizjes pa viza për qytetarët e Kosovës, Ukrainës, Turqisë dhe Gjeorgjisë.

Guvernatori ngre supet

Postuar në 21 Maj, 2016 12:12

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, në një intervistë për revistën "Monitor", konfirmon perspektivën e anemike të ekonomisë, nisur nga kërkesa e dobët e biznesit për t'u financuar dhe skepticizmin për të investuar në një vend si Shqipëria.
"Kredia e re e dhënë vetëm gjatë vitit 2015 për investime biznesi dhe për blerje apartamentesh banimi shkon afër nivelit 550 milionë euro, ose rreth 6% e PPB-së. Megjithatë, rritja e portofolit të kredisë shfaqet mjaft më e ulët, sepse ky portofol ka një afat maturimi relativisht të shkurtër.

Kulti i individit nëpërmjet investimeve publike

Postuar në 21 Maj, 2016 11:07

Kulti i individit mesa duket vlen si një mjet mrekullibërës jo vetëm në diktaturë, si patëm kujtuar, po edhe në

Trekëndëshi Rama, Ahmetaj e Tahiri, Shteti brenda Shtetit

Postuar në 21 Maj, 2016 10:48

Lidhjet e ngushta të kryeministrit Rama, ministrit të Brendshëm, Tahiri dhe atij të Financave, Arben Ahmetaj sipas Lulzim Bashës janë struktura e një shteti brenda shtetit, që po menaxhon orientimin e financave publike në duart e oligarkëve dhe elementëve kriminalë. "Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet t’i merrje ti. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet të shkojnë për ilaçet nëpër spitale, pajisjet nëpër spitale. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë e pensioneve e të ndihmës ekonomike.

Foto/Kundër Hec-ve në Vjosë

Postuar në 21 Maj, 2016 01:11

Përgjimi/“Top-Channel” “mbylli debatin”, “Tv Klan” e hap. Prokuroria: Letra e Pansas pa vulë, pa datë dhe nuk i përgjigjet pyetjeve të bëra

Postuar në 20 Maj, 2016 19:25

Edicioni i djeshëm kryesor i televizionit kombëtar “Top-Channel” u hap me këto fjali: “Policia italiane ka mbyllur debatin për pajisjen përgjuese. Në një letër që drejtori i saj Alesandro Panza i çon Adriatik Llallës përmes Ambasadës italiane, konfirmon se pajisja nuk është përdorur për asnjë lloj përgjimi dhe se ka qenë gjithmonë në zotërim të palës italiane vetëm për qëllime trajnimi...”. e më pas vazhdonte historia e një letre të një ish-drejtori të Policisë italiane, që ia ka dërguar Adriatik Llallës, përmes ambasadës italiane në Tiranë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme