Lajme
A po e reduktojnë sipërfaqen e mbrojtur të Parkut të Liqenit?
Gjergj Bojaxhi shkruan sot në “Facebook” për mundësinë e betonizimit të Parkut të Liqenit në Tiranë, përmes një manovre të pisët, që i fsheh qytetarëve të vërtetën. Çdo gjë lidhet me vendimin për t’i kaluar Parkun e Madh të Liqenit Artificial (asetet e ndodhura në të) nga Drejtoria e Përgjithshme nr. 1, në administrimin e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Por harta mungon.
Siguria ushqimore/Bllokohen 3 tonë produkte mishi, sallam “Wudy”
Mbi tre tonë sallam “Wudy AIA” është bllokuar nga drejtoria rajonale Tiranë, e Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë. “Inspektorët e DRAKU Tiranë, kanë bllokuar gjatë një inspektimi më datë 17.05.2016, sasinë prej 3044 kilogram sallam “Wudy AIA” për mungesë gjurmueshmërie edhe dokumentacioni, në subjektin e magazinës frigoriferike “Ismet Darsi” në rrugën Butrinti, në Laknas të Tiranës.
Një tender më shumë...
Sot ministri i Jashtëm Ditmir Bushati njoftoi në konferencën “Investo në Shqipëri: Sfida dhe mundësi”, se “do të ngrihet edhe një sistem informatik, i cili do të krijojë ndërlidhje në kohë reale mes selive tona diplomatike dhe institucioneve qendrore me qëllim dhënien e informacionit sa më të plotë për investitorët e huaj”. Nga ana e vet ministria e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi kërkoi që “diplomatët të kenë më shumë njohuri për marrëveshjet tregtare të Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare dhe shtetet e ndryshme”(
India teston me sukses sondën e parë kozmike
Mali i Zi në NATO, në Rusi flasin për asgjësim të çdo neutraliteti. Paralajmërohen turbullira politike në rajon
Anëtarësimi i Malit të Zi në NATo nuk është pritur mirë në Rusi. Moska zyrtare ka kundërshtuar përherë politikën e zgjerimit, që Aleanca e Atlantikut të Veriut ka ndjekur, gjithnjë me arsyetimin se zgjerimi në kushtet e një asimetrie konvencionale në kërcënime, nuk justifikohet. Shkrirja e Traktatit të Varshavës do të duhet të prodhonte këtë balancë dhe frenim, por ai prodhoi të kundërtën: Perëndimi plotësoi boshllëkun.
Pozicionale
SHBA-BE: Nuk ka kohë më për ndryshime thebësore me reformën
Zëvendësambasadori amerikan tregoi raste konkrete, sesi dy kompani amerikane vendosën të largoheshin nga Shqipëria, kur u përballën me vendime gjyqësore të padrejta. Bashkë me shembujt konkretë ishte edhe llogaria konkrete.
Tell the truth
Unë nuk e di nëse vërtet z. Fleckenstein ia ka thënë Bashës këtë fjalë, por jam e bindur që e ka menduar. Ai e të gjithë të tjerët që kanë ardhur në Shqipëri kanë parë se si pasi largohen nga takimi me politikanët shqiptarë, e vërteta e tyre shndërrohet në “të vërtetën” e atij që flet e që çdo herë jo vetëm mund të jetë një gjysmë e vërtetë, por mund të jetë dhe një gënjeshtër e madhe. Ndoshta më shumë se kushdo këtë e ka kuptuar diplomacia amerikane që solli në Shqipëri një ambasador që flet shqip.
Iran: Policia e moralit në ofensivë ndaj modës
Në tre dekadat e fundit është krijuar në Iran një botë e modës, relativisht e lirë. Pas shumë vitesh në ilegalitet, në vitet e fundit ajo ka filluar të veprojë hapur. Nga evenimenti zyrtar “Java e Modës në Teheran” deri në sfilatat ilegale. Evenimentet e modës gjallojnë si kërpudhat pas shiut.
A e keni përdorur emrin Kastriot Cakoni?
Partia Demokratike iu drejtua sot me një deklaratë, kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi, duke hedhur dyshime se ai ka fshehur fakte për dënimin e tij në Itali i shërndarës droge.
