Lajme
Sani, pasardhës të drejtpërdrejtë të Homo Sapiensit të parë, në rrezik zhdukjeje
20 mijë vjet traditë gjuetie. Kjo vlen për popullin Sani në Afrikën Jugore, që siç shkruan CNN, sipas testeve të ADN-së, rezultojnë të jenë njerëzit më të vjetë në tokë. “Sani rrjedhin direkt nga Homo Sapiensi i parë”, vijon rrjeti televizv amerikan që ngre alarmin dhe shton se “tashmë kultura, traditat dhe trashëgimia e tyre, janë në rrezik për t’u zhduku përgjithnjë”. Sani jetojnë në Afrikën Jugore, në Botsvana, ku thirren Basarwa, në Angola dhe në Namibi.
Korrupsion ka kudo, por kontrolli i tij nuk mund t’i besohet formulave magjike
Revista e njohur “Foreign Policy” shkruan sot për korrupsionin, përmasat e tij nga shteti në shtet me synimin për të gjetur pse disa vende janë më të korruptuar se disa të tjerë, si dhe për të nënvizuar se kufizimi i tij nuk lidhet me një formulë të njëjtësuar.
Njësoj si në aksidentin e Kavajës, edhe në Shkozet u neglizhuan kërkesat për sigurinë rrugore
Skema e shkaqeve të aksidentit të Kavajës përsëritet edhe njëherë në aksidentin e Shkozetit, i pasuar edhe ky me dy viktima. “TV Klan” raporton sot se Prefektura e Durrësit i ka kërkuar me shkresë zyrtare, Autoritetit Rrugor Shqiptar që të ndërhyjë për sigurinë në këtë segment, por njësoj si në rastin e aksit Plepa – Kavajë, edhe këtu autoriteti i drejtuar nga Dashamir Xhika dhe në varësi të ministrit Edmond Haxhinasto, ka neglizhuar.
Vuçiç pret në Beograd sopranon Inva Mula para koncertit në Beograd
Djali i Hysni Milloshit një nga të dyshuarit për vrasjen e Elton Çiços
Përpara reformës në drejtësi/Ndëshkimi dhe korrigjimi nis nga vetja(Video)
Gjatë konferencës për ekonominë dhe investimet e huaja, kryeministri Rama u përball me dëshminë e një biznesmeni të huaj që sikletosi jo pak panelin. “Unë jam Patriku dhe kam një kompani bitumi në Selenicë. Në paketën e parë fiskale unë kam patur një shqetësim dhe i kam dërguar letër ish ministrit të Financave Cani dhe ministrit aktual Ahmetaj dhe shumë të tjerëve se ajo paketë nuk duhet të kalonte sepse do të dëmtonte biznesit. Por ajo që ndodhi ishte se paketa u miratua dhe unë u detyrova të heqë nga puna 80 persona…”, tha Patriku.
Hë mo, kur del “Shukriu” i dytë?*
Dje takova një demokrat, i cili gjysmë entuziast më pyeti: “Hë mo, ç’thuhet, kur del ‘Shukriu numër 2’?” Nuk pata as kohë ta pyes se si, qysh e tek, për çfarë e kishte fjalën, se, pa mbaruar fjalinë e parë, shtoi fjalinë e dytë: “Po doli, mbaruan, i rrëzuam dhe iku”. Në fakt, ky nuk është i vetmi demokrat që kam takuar, që i mbante shpresat e rrëzimit të qeverisë te një histori e ngjashme me atë që i ndodhi Kryetarit të Bashkisë së Dibrës dhe që qarkulluaka me kohë në kafenetë dhe në TV-të e Tiranës.
Edhe ti Hasan?
Hasan Halili, ish-kryetar i Bashkisë Kukës është shpallur në kërkim. “Me kërkesë të Prokurorisë së Kukësit, Gjykata caktoi këtë të martë masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Mirdash Hoxha, ish-Drejtorin e Financës Lekë Deda dhe ish-Drejtorin e Borxhit në Drejtorinë e Tatimeve, Gëzim Ukperaj. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer një seri veprimesh te paligjshme.
Pheniani refuzon idenë e Trump për një takim me Kim Yong Un
Pheniani zyrtar ka hedhur poshtë ofertën e kandidatit republikanër President të ShBA-së, Donalad Trump, për t’u takuar. “Reuters” citon një zyrtar të lartë të Koresë së Veriut, sipas të cilit “propozimi është një lloj propagande apo publiciteti në garën elektorale të Trump”. Ky i fundit propozoi një takim i cili do të shënonte ndryshim në qasjen e ShBA-së ndaj vendit të izoluar aziatik. “I takon Liderit Suprem nëse dontë takohet apo jo, por unë mendoj se ideja e
Trump është e pakuptimtë”, tha ambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara, So Se Pyong.
Konstatimi i FMN-së: Investimet e huaja janë të ulëta dhe të përqëndruara vetëm në një sektor
Shefi i FMN-së për Shqipërinë, Jens Reinke ka dhënë sot një opinion mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe zbatimin e marraveshjes që Fondi Monetar ka me qeverinë. Ndonëse vlerësoi me nota pozitive punën e qeverisë në këtë drejtim, Reinke foli për një klimë të pafavorshme të investimeve të huaja dhe orientimin e tyre vetëm në një drejtim, atë të sektorit të enegjisë. “Investimet janë shumë të ulëta dhe janë vetëm në një drejtim, atë të energjisë përfshi dhe TAP Kemi nevojë për investime të huaja edhe në industrinë e shërbimeve. Komuniteti ndërkombëtar ka vlerësim të ulët për Shqipërinë.
