Lajme

Kristianët kanë “mision të konvertojnë” myslimanët

Postuar në 25 Maj, 2016 11:17

Kristianët kanë “mision të konvertojnë” myslimanët dhe anëtarë të tjerë të besimeve të krishtera. Deklarata është bërë nga një prej ndihmësve të Papa Françeskut, kardinali Kurt Koch.Një mendimi i tillë prej tij është dhënë pas një dialogu ndërfetar mes zyrtarëve të kishës Katolike dhe liderëve hebre, që u organizua me dyer të mbyllura në Institutin Woolf në Kembrixh, Angli.

Greqia ia del të marrë 10.3 miliardë euro dhe lehtësim të borxhit

Postuar në 25 Maj, 2016 10:22

Ministrat e financave të eurozonës kanë arritur një marrëveshje për lehtësimin e borxhit grek, si dhe çlirimin e 10,3 miliardë eurove nga kredia e akorduar për shpëtimin e Greqisë. Pas 11 orë diskutimesh, ministrat kanë vendosur që transhi i kredisë të jepet në disa duar dhe pjesa më e madhe, me vlerë 7,5 miliardë euro të disbursohet në muajin qershor.

Shterimi i rezervave të lëndëve djegëse, në vitin 2300 temperatura e planetit rritet me 10 gradë

Postuar në 25 Maj, 2016 10:16

Shkencëtarët janë të shqetësuar për të ardhmen e planetit dhe pasojat që njerëzimi do të vuajë nga ezuarimi i rezervave të lëndëve djegëse. Studiues të Universitetit të Viktorias në Kanada parashikojnë se nëse do të shterohen të gjitha burimet e identifikuara të lëndëve djegëse atëherë temperatura e planetit do të rritet me 10 gradë celcius, duke provokuar thatësirë në disa zona dhe dëme të mëdha në ekonominë globale. Sipas studimit, ndikimi më i madh do të jetë në Arktik, ku është vlerësuar se deri në vitin 2300 temperatura do të rritet në 20 gradë Celsius.

Sani, pasardhës të drejtpërdrejtë të Homo Sapiensit të parë, në rrezik zhdukjeje

Postuar në 25 Maj, 2016 01:36

20 mijë vjet traditë gjuetie. Kjo vlen për popullin Sani në Afrikën Jugore, që siç shkruan CNN, sipas testeve të ADN-së, rezultojnë të jenë njerëzit më të vjetë në tokë. “Sani rrjedhin direkt nga Homo Sapiensi i parë”, vijon rrjeti televizv amerikan që ngre alarmin dhe shton se “tashmë kultura, traditat dhe trashëgimia e tyre, janë në rrezik për t’u zhduku përgjithnjë”. Sani jetojnë në Afrikën Jugore, në Botsvana, ku thirren Basarwa, në Angola dhe në Namibi.

Korrupsion ka kudo, por kontrolli i tij nuk mund t’i besohet formulave magjike

Postuar në 25 Maj, 2016 00:25

Revista e njohur “Foreign Policy” shkruan sot për korrupsionin, përmasat e tij nga shteti në shtet me synimin për të gjetur pse disa vende janë më të korruptuar se disa të tjerë, si dhe për të nënvizuar se kufizimi i tij nuk lidhet me një formulë të njëjtësuar.

Njësoj si në aksidentin e Kavajës, edhe në Shkozet u neglizhuan kërkesat për sigurinë rrugore

Postuar në 24 Maj, 2016 20:24

Skema e shkaqeve të aksidentit të Kavajës përsëritet edhe njëherë në aksidentin e Shkozetit, i pasuar edhe ky me dy viktima. “TV Klan” raporton sot se Prefektura e Durrësit i ka kërkuar me shkresë zyrtare, Autoritetit Rrugor Shqiptar që të ndërhyjë për sigurinë në këtë segment, por njësoj si në rastin e aksit Plepa – Kavajë, edhe këtu autoriteti i drejtuar nga Dashamir Xhika dhe në varësi të ministrit Edmond Haxhinasto, ka neglizhuar.

Vuçiç pret në Beograd sopranon Inva Mula para koncertit në Beograd

Postuar në 24 Maj, 2016 19:30

Djali i Hysni Milloshit një nga të dyshuarit për vrasjen e Elton Çiços

Postuar në 24 Maj, 2016 18:06

Përpara reformës në drejtësi/Ndëshkimi dhe korrigjimi nis nga vetja(Video)

Postuar në 24 Maj, 2016 16:15

Gjatë konferencës për ekonominë dhe investimet e huaja, kryeministri Rama u përball me dëshminë e një biznesmeni të huaj që sikletosi jo pak panelin. “Unë jam Patriku dhe kam një kompani bitumi në Selenicë. Në paketën e parë fiskale unë kam patur një shqetësim dhe i kam dërguar letër ish ­ministrit të Financave Cani dhe ministrit aktual Ahmetaj dhe shumë të tjerëve se ajo paketë nuk duhet të kalonte sepse do të dëmtonte biznesit. Por ajo që ndodhi ishte se paketa u miratua dhe unë u detyrova të heqë nga puna 80 persona…”, tha Patriku.

Hë mo, kur del “Shukriu” i dytë?*

Postuar në 24 Maj, 2016 16:00

Dje takova një demokrat, i cili gjysmë entuziast më pyeti: “Hë mo, ç’thuhet, kur del ‘Shukriu numër 2’?” Nuk pata as kohë ta pyes se si, qysh e tek, për çfarë e kishte fjalën, se, pa mbaruar fjalinë e parë, shtoi fjalinë e dytë: “Po doli, mbaruan, i rrëzuam dhe iku”. Në fakt, ky nuk është i vetmi demokrat që kam takuar, që i mbante shpresat e rrëzimit të qeverisë te një histori e ngjashme me atë që i ndodhi Kryetarit të Bashkisë së Dibrës dhe që qarkulluaka me kohë në kafenetë dhe në TV-të e Tiranës.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme