Lajme
La syzet në dysheme, njerëzit i morën për “vepër arti”
Ka ndodhur në Muzeun e Arteve Moderne në San Françisco. Një 17 vjeçar la syzet në dysheme dhe vizitorët i interpretuan si art. “Njerëzit nisën t’i shikonin, mbanin një distancë sigurie nga “vepra e artit” dhe disa prej tyre bënin fotografi”, raporton “Independent”. Më tej ironia: “Adoleshenti e postoi në tëitter këtë moment më 24 maj dhe tashmë ka marrë 45 mijë shpërndarje, duke e bërë kështu vetë ngjarjen një lloj arti modern në vetvete”, shton gazeta britanike. Pra është mirë që të gëzohemi kur vërtet na pëlqen ajo që shohim, e jo se kështu dukemi modernë.
Iron Man – Rusia në përpjekje për të kapur SHBA në robotikën ushtarake
Rusia hedh një hap thelbësor në përdorimin e robëtëve humanoidë në luftë, krahas SHBA dhe Kinës, që kryesojnë këtë fushë. Eksperimete të zhvilluara nga Fondacioni i Rusisë për Studime të Avancuara kanë prodhuar atë që quhet si Iron Man – Njeriu i Hekurt, i cili do të zëvendësojë njeriun në fushëbetejë. “Business Insider” citon ekspertë amerikanë të fushës së sigurisë që e shohin këtë zhvillim si shumë shqetësues, pasi ai i hap rrugë skenarëve ushtarakë kuy robotët janë protagonitë të një beteje që nuk ka kontrollin e njeriut.
Serbia drejt BE-së, rezistencë e fortë nga Kroacia. “Të respektohen interesat kroate së pari. Nuk mund të hysh në universitet pa kaluar provimin”
Serbia di përherë të çajë rrugën në korridoret e ndërlikuara të diplomacisë dhe e ka treguar këtë edhe së fundmi me një marrëveshje me Brukselin për hapjen e kapitullit 23 në negociatat e hyrjes së saj në BE? Deri më tani kjo marrëveshje ka qenë e blokuar nga qëndrimi i Kroacisë, por BE-ja ndan disa konsiderata të rëndësishme për pozicionin dhe qëndrimin e Serbisë, ndaj ka hapur derën.
Spiropali ka bërë 5 milionë euro në dogana?!
Elisa Spiropalit, tashmë zëdhënëse e asaj që quhet Partia Socialiste, i ka ardhur sërish radha të flasë. Një vit pasi la doganat ku u përfol për çdo gjë, Spiropali, ka marrë guximin e ka folur për dekriminaliImin. Tha Spiropali: “Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk po përgjigjen për Flamur Nokën i cili në Formularin e Dekriminalizimit, në rastin më të mirë, ka bërë deklarim të rremë dhe dënohet nga ligji me heqje të mandatit.
Nuk ka rritje të çmimit të energjisë këtë vit
Çmimi i energjisë elektrike, aktualisht 9.5 lekë për kilovat orë nuk do të rritet për këtë vit. “Top-Channel” citon burime të vetat sipas të cilave OSHEE-ja nuk do të kërkojë nga Enti Rregullator rritje të çmimit. “Çmimi aktual për familjarët është 9,5 lekë për kilovat/orë. Në qershor pritet që ERE të vendosë për çmimet e reja që do të jenë në fuqi deri në dhjetor të 2016. Tre kompanitë e sistemit kanë aplikuar për ndryshime të tarifave në kuadër të rishpërndarjes së kostove përkatëse në zbatim të funksioneve të reja, pa ndikuar tek çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin fundor.
Haxhinasto i bie rrotull aksit Kavajë-Plepa. Leksione për solidaritet dhe vullnetarizëm. Asnjë zanore apo bashkëtingëllore për përgjegjësitë e tij
Shqipëria ka më shumë vullnetarizëm dhe solidaritet. Kështu është shprehur sot nga Librazhdi, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, i cili kishte menduar që të shfaqej para mediave bashkë me disa nxënës të shkollës “Vasil Kamami” në pastrimin e sinjalistikës së dëmtuar. Rruga është pjesë e aksit Rrogozhinë – Kapshticë, ka kushtuar 7 miliardë lekë dhe për sinjalistikën duhen 300 milionë euro. Këto tha ministri.
FMN miraton këstin prej 36 milionë euro për Shqipërinë
Fondi Monetar ka miratuar këstin e radhës për Shqipërinë, që shkon në 36 milionë euro. Bordi ka marrë këtë vendim pas shqyrtimit të performancës ekonomike të vendit duke vlerësuar progresin e bërë. Gjithsesi FMN ka thkesuar se duhen kryer reforma strukturore për të përmirësuar klimën e biznesit.
Tjetër skandal me inspektorët tatimorë, pjesë e një skeme mashtruse me vlerë mbi 1.5 mln dollarë
Inspektorët tatimorë janë bërë pjesë e një tjetër skandali korruptiv. Pas hetimeve disa mujore Prokuroria e Korçës kërkoi dënimin total me 24.6 vjet burgim për 5 prej organizatorëve kryesorë të skemës mashtruese “Kapurani”, e cila i ka shkaktuar shtetit një dëm në vlerën e mbi 1.5 milionë dollarëve.
PD ndërpret për 10 ditë marrëdhëniet me parlamentin, në pikëpyetje takimi Rama-Basha
Grupi parlamentar i PD u mblodh sot paradite pas përjashtimit me 10 ditë të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Byroja e Kuvendit. Demokratët vendosën që të ndërpresin për 10 ditë çdo marrëdhënie me parlamentin, duke vlerësuar se përjashtimi i Sali Berishës është një përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës. Kryetari i Partisë Demokratike reagoi duke e cilësuar vendimin e mazhorancës shenjë të krizës së rëndë ku gjendet Edi Rama.
Koço Kokëdhima vazhdon të prezantohet si deputet!
Ndonëse ka humbur mandatin e deputetit, Koço Kokëdhima vazhdon t’i prezantohet anëtarësisë socialiste si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në cilësinë e kordinatorit të Partisë Socialiste për rajonin e jugut Kokëdhima ka monitoruar procesin e zgjedhjes së kryetarit të degës lokale në Vlorë dhe Himarë dhe pyetjes së gazetarëve për rolin e tij në këtë proces ai është përgjigjur se operonte në terren me këtë status. “Unë vazhdoj të jem deputet, që ju ta keni të qartë këtë gjë. Së dyti, nuk e kam për herë të parë që kam ardhur, kam qenë këtu edhe përpara tetë ditësh.
