Lajme

Ceremoni madhështore në Stamboll me rastin e 563 vjetorit të rënies së Konstandinopojës. Erdogan: “Ç’punë ka Rusia, SHBA dhe Irani në Siri”(foto)

Postuar në 30 Maj, 2016 18:34

Më 29 maj u mbushën 563 vjet nga pushtimi i Konstandinopojës nga forcat osmane të sulltanit Mehmeti II Fatihu. Me këtë rast, presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, ka urdhëruar një ceremoni madhështore në të cilën kanë marrë pjesë 1 milionë njerëz, siç raporton “Hurriet”. Masat e sigurisë, ekstreme: 9000 policë, pesë helikopterë, një nëndetëse, një fregatë, tre anije të Rojes Bregdetare dhe 27 qenë. U angazhuan 5005 autobuzë për të sjellë njerëzit nga 38 distrikte, 146 tragete, 150 porta sigurie, shoqëruar nga një skenë e jashtëzakonshme.

Xenia Deli,nuk njeh limite

Postuar në 30 Maj, 2016 17:59

Budallallëku i një “debati” gazetaresk: Sali apo Salih? Më mirë të besojmë PPSh-në

Postuar në 30 Maj, 2016 17:35

Sali Berisha ka ndryshuar emrin. Edhe ditën e lindjes madje. E ka patur Salih dhe e ka bërë Sali. E ka patur 1 korrik e ka bërë 15 tetor. Ky është informacion ekskluziv i faqes “skandal.al” që po promovohet nga Brenda Parlamentit.

Rritet me 31.4% defiçiti tregtar, rënie drastike e eksporteve

Postuar në 30 Maj, 2016 16:48

Deficiti tregtar ne muajin prill te ketij viti arriti ne 30 mld leke duke u rritur me afro 31.4% krahasuar me nje vit me pare dhe 9,2 % në krahasim me muajin mars te ketij viti. Te dhenat behen te ditura nga Insituti I Statistikave sipas te ciles volume i importeve vazhdon te jete i  larte krahasuar me eskportet .

Ilaçi kundër Islamofobisë(:-)): Merr dy në ditë dhe telefono një mysliman në mëngjes

Postuar në 30 Maj, 2016 16:46

Politikë e madhe nga Tirana. Lutje për Britaninë dhe apel për rrezikun rus. Trump? Thjesht harrohet

Postuar në 30 Maj, 2016 15:50

Shqipëria po bën politikë të madhe. Të paktën këtë mund të kuptojë një njeri i painteresuar për gjërat e koklavituar të kësaj bote, kur dëgjon ministren e Jashtme Mimi Kodheli që flet për kapacitete, misione, apo rrezikun rus. Një ditë më parë në Asamblenë e NATO-s që po mbahet në Tiranë, Kodheli, njësoj si kolegu i saj Ilir Meta, foli madje edhe për Arkitekturën e Sigurisë, diçka që mendja, apo të paktën intuita, ta thotë që do të duhet të jetë punë të mëdhenjsh.

Bunkerët, e shkuara që lajmëron të ardhmen

Postuar në 30 Maj, 2016 14:57

Nëse ndonjë ditë do të shkruhet historia e bunkerëve, si punim më vete ndaj historisë së fortifikimit, Shqipërië me të drejtë do të zërë një vend nderi. Këtë dhuratë e kemi nga regjimi i shkuar, që në fakt sintetizoi si investim konkret një psikozë të vjetër ndër shqiptarë.

Bunkerët e Shqipërisë kanë tërhequr vëmendjen e shumëkujt, madje të ekzagjeruar, por në çdo fotografi që përcillet , ata janë identikë në formën prej kupole të shtypur që i vishen terrenit si një lloj uniforme që po harrohet.

"Shkrimtarët që denoncuan kolegët, ëndërrojnë kthimin e kohës së tyre”

Postuar në 30 Maj, 2016 12:37

Ismail Kadare ka dhënë një intervistë për revistën “Symbol” ku flet për disa çështje që lidhen kryesisht me letërsinë. Kadare është pyetur edhe për qëndrimin e intelektualëve shqiptarë ndaj radikalizmit fetar, që lexohet si një qëndrim i heshtur. Kadare e merr këtë çështje dhe e vendos në një plan të përgjithshëm që zë fill që me pedagogjinë e Rilindjes. “Ka shumë heshtje për të cilat qortohen intelektualët e sidomos njerëzit e letrave në Shqipëri. Qortimet shpesh janë të drejta, por jo përherë. Qëllimi i parë dhe kryesor i një letërsie është të përkryejë vetveten.

Agron Duka pozicionohet në opozitë. Fermeri: Më kërkuan projekt inxhinerik dhe plan vendosje për kasollen e lopës

Postuar në 30 Maj, 2016 11:04

Shkëputja e Agron Dukës nga Partia Republikane nxiti hamendësimet për qëllimet dhe aktorët që qëndrojnë pas këtij projekti politik. Influenca që Duka ka në qarkun e Durrësit i japin peshë prezencës së Partisë Agrare Ambjentaliste në konjukturën politike që sa vjen dhe fragmentarizohet. Për momentin Agron Duka është i pozicionuar në opozitë, siç njoftohet në një komunikatë të Partisë Agrare Ambjentaliste që pasqyron një takim të Dukës me fermerët e Korçës.

““Miqtë” dhe diplomatët po bëjnë presion për sanksionimin e martesave gej në kuadër të ndryshimeve kushtetuese”

Postuar në 30 Maj, 2016 10:22

Ish-ministri i qeverisë së PD-së, Genc Ruli, thotë në një intervistë për gazetën “Panorama” se me reformën në drejtësi, ekspertët e huaj, po përpiqen që t’i ngecin Shqipërisë edhe një sanksionim kushtetues për orientimin seksual. Sipas Rulit, Shqipëria ka një legjislacion liberal në këtë drejtim, ndaj ngjan disi e pajustifikuar kjo përpjekje e “miqve” ndërkombëtarë që të bëjnë këtë ndërhyrje. “Atëherë përse duhej marrë mundimi të bënim këtë shtesë të panevojshme në Kushtetutën tonë?

Pages

Subscribe to RSS - Lajme