Lajme
Rrezik nga Rusia – një nga tezat e Politikës së Jashtme të Shqipërisë
Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, ka mbajtur si temë kryesore të fjalës së saj në punimet e Asamblesë së NATO-s, që po zhvillohet në Tiranë, rrezikun rus. Sipas ministres shqiptare, dështimi i BE-së, apo edhe i Aleancës së Atlantikut të Veriut në ruajtjen e kohezionit, kërcënon paqen në Ballkan.
Orban sërish në vëmendje: "Clinton është goja, Soros, zëri. Synojnë të sjellin 1 milionë myslimanë në Europë"
Victor Orban, kryeministri hungarez ka ardhur sërish në qendër të vëmendjes së mediave. Kësaj radhe për shkak të disa reagimeve të tij ndaj kandidates për presidente në SHBA, Hillary Clinton, ish-presidentit Bill Clinton dhe financierit të njohur me origjinë hungareze, George Soros. Gjatë një interviste, dhënë për radion publike të Hunagrisë, Orban, iu bashkua kritikave të politikanit polak, Jaroslaë Kaczynski, sipas të cilit “Clinton duhet të konsultohet me një doktor”.
Tortë në fytyrën e deputetes gjermane. Shkak qëndrimi kundër imigrantëve
Sahra Wagenknecht, një drejtuese e partisë së ekstremit të majtë në Gjermani, Linke, është qëlluar me tortë në fytyrë gjatë një takimi në Magdeburg. Ajo ka marrë qëndrime kundër imigrantëve dhe për pasojë pakënaqësitë nuk kanë munguar.
Athina i përgjigjet Bushatit: Çështje çame nuk ekziston, bashkëpunëtorët e nazizmit u larguan njëherë e mirë me pushtuesit
Athina zyrtare lëshon një sinjal të qartë ndaj Tiranës dhe veçantërisht ministrit Bushati në prag të vizitës së homologut të tij Nikos Kotzias në kryeqytetin shqiptar. Mediat greke kanë cituar sot zyrtarë të qeverisë Tsipras t'i vënë embargo çdo parapërgatitje të palës shqiptare për të diskutuar mbi çështjen çame. "Çështje çame nuk ekziston" dhe "referimi në mënyrë të përsëritur nga autoritetet zyrtare shqiptare i një çështjeje të paqenë, vetëm marrëdhënieve dypalëshe nuk u shërben".
Beteja për fshatin, në terren edhe Ahmetaj
Teksa kreu i opozitës Basha ka nisur një tur takimesh me fermerët, të cilëve u ka premtuar ndryshimin e praktikës për marrjen e subvencioneve vetëm me kartë identiti dhe eleminimin e NIPT-it, ministri i Financave Arben Ahmetaj konstaton se udhëzimi i ri për pagesat në dorë nga fermerët deri në shumën 300 mijë lekë të vjetra ka lehtësuar transaksionet mes pikave të shumicës dhe tgëtarëve të vegjël.
PD i rikthehet rastit Balili për të sulmuar Tahirin, shmang shënjestrën ndaj LSI-së
Partia Demokratike ka rikthyer në vëmendje rastin Balili, ish-drejtor Rajonal i Transporteve në Sarandë, i shpallur në kërkim si kreu i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës. Opozita ngre dy akuza që shënjestrojnë direkt ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. E para ka të bëjë me rolin e policisë kufitare dhe kontrollin e rrugëve të transportit nga Balili dhe e dyta me komandimin e Asim Canajt si shef i policisë së Sarandës.
Diagnostikimi i sëmundjeve në personazhet e pikturave
Piktorët janë edhe anatomistë të mirë të njeriut. Detajet janë pjesë e punës së tyre aq sa vijnë “në ndihmë” edhe për mjekë që “diagnostikojën kanavacin”. Kështu një prej tyre, Hutan Ashrafian, kirurg në Imperial College London, thotë se në një pikturë të vitit 1768, quajtur “Një eksperiment mbi një zog në pompën me ajër”, me autor Joseph Wright, një nga personazhet ka një sëmundje të rrallë lëkure.
Denoncime për Durim Bamin dhe një “ditëlindje sheikësh” në Kotorr. Heshtje nga transparenca.al
Dy raste të reja të denoncimit publik për përfaqësues të ekipit qeveritar janë bërë dje dhe sot. Ish-kryeministri Berisha shkruan se polica ka lënë të lirië Durim Bamin, ndonëse ka qenë me armë. Asnjë reagim nga Policia e Shtetit, e tillë vetëm për emër.
Një teori e re për Lëndën e Errët e lidh atë me Vrimat e Zeza primordiale
Lënda e Errët përbën rreth 80% të masës së Universit dhe është me gjasë misteri më i madh për fizikanët e sotshëm. Një nga “paradokset” e saj është se dendësia e saj rritet, ndonëse postulimi ynë për universin është se ai po zgjerohet. Shumë emra të njohur të fizikës kanë deklaruar se njeriu ka nevojë për një Einstein të ri për të kuptuar këtë mister të madh, se me zbardhjen e tij, fizika do të ndryshojë thelbësisht. Përpjekjet për këtë nuk mungojnë dhe një alternativë intriguese është ajo se Lënda e Errët është krijuar nga vrima të zeza të formuara në sekondën e dytë pas Big Bangut.
Zv.kryeministri më i sinqertë se kryeministri: Ligji i dekriminalizimit, ekstrem dhe jo në respekt të Kushtetutës. Por ndoshta situata e meritonte atë
Rasti i ligjit të dekriminalizimit është ndoshta shembulli më i mirë sesi nevoja për mbrojtje dhe politika e mbrojtjes nga pala tjetër, prodhojnë një tretësirë juridike që zhvesh nga mbrojtja minimale edhe njerëz me pushtet. Është e vërtetë që nevoja për dekriminalizimin nuk mund të mohohet dhe se ligjërimi i saj është arritje për opozitën, por përmbajtja e ligjit është shumë e diskutueshme.
