Lajme
A e keni përdorur emrin Kastriot Cakoni?
Partia Demokratike iu drejtua sot me një deklaratë, kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi, duke hedhur dyshime se ai ka fshehur fakte për dënimin e tij në Itali i shërndarës droge.
Zoti ministër, Akademia e Policisë nuk është organizatë politike!
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ligjëroi sot para të rinjve që fituan të drejtën për të vazhduar studimet në Akademinë e Sigurisë, duke folur fatkeqësisht për veten dhe për opozitën dhe jo për integritetin e policisë. Ministri përdori podiumin e një institucioni shtetëror për të bërë politikë, duke u treguar policiëve të ardhshëm se kush janë të mirët dhe kush të këqinjtë në këtë vend.
SHBA heq embargon e armëve ndaj Vietnamit, Omaba-Tran Dai Quang bien dakord
Mospajtim me Albanizimin por edhe që Amerikanizmi quhet Globalizëm
Nik Gjeloshaj, deputeti shqiptar i Malit të Zi ka mbajtur një fjalë në parlamentin malazez ku ka shfaqur mospajtimin e tij me fjalorin e Akademisë Malazeze të Shkencave, në të cilën përcaktohen terma si albanizim apo Albanizirati dhe që globalizimi perifrazohet si amerikanizëm. Më poshtë fjala e plotë e deputetit dhe argumentat pse ai është kundër fjalorit.
Reduktohet në 100 ha Zona Ekonomike e Spitallës, këneta dhe problemet me pronësinë nuk bindin investitorët
Qeveria ka zvogëluar me katër herë sipërfaqen e zonës së Lirë Ekonomike në Spitallë të Durrësit pas dështimit në tenderin e fazës së parë.”Në fazën e parë u vu re se investitorët nuk ishin aq potencial sa të mbulonin një sipërfaqe prej 501 hektarësh dhe shpesh herë problem i tyre ishte vlera e investimit, sepse të investosh në një sipërfaqe prej 501 hektarësh në zonën e Spitallës e cila është një kënetë, duhej një vlerë investimi më e lartë se në një zonë tjetër” theksoi për TVSH Adriana Sheti, përgjegjëse për sektorin e zonave ekonomike.
Shtrëngo rripin Aleks
Kryeministri i radikalëve të majtë Aleksis Cipras u premtoi grkëve pavarësi ekonomike dhe dinjitet përballë kreditorëve, por pas ardhjes në pushtet ngushtoi lakun dhe shtrëngoi rripin për shumë familje greke. Të dielën në mbrëmje parlamenti grek miratoi me votat e maxhorancës paketën e re të masave, që parashikojnë kursime me vlerë 1,8 miliardë euro, dhe që përfshijnë veç të tjerash rritje të taksave, si dhe krijimin e një super fondi për privatizimet.
Turqisë do i duhen 1 mijë vjet të anëtarësohet në BE. Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia në listën e zezë
"Me ritmin që po ecën do na duhet të presim vitin 3000 që Turqia të përfshihet në Bashkimin Evropian". Kështu u shpreh kryeministri britanik në përgjigje të skeptikëve dhe të pavendosurve për qëndrimin e Britanisë në Bashkimi Europian. “Do të na marrë dekada para se të ballafaqohemi me këtë mundësi. Turqia e ka paraqitur kandidaturën e saj që në vitin 1987”-theksoi David Kameron në përpjekje për të bindur britanikët të votojnë pro qëndrimit të Britanisë në Bashkimin Europian në referendumin e 23 Qershorit.
Në rrjetet sociale/Avionë në Seman, policia bllokon qytetarët. Rifilluan mushkonjat?
Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, PD: po kolektivizohet vota. KLSh të kontrollojë zbatimin e kritereve statutore
Partia Demokratike ka dalë sot me një deklaratë për shtyp përmes së cilës konteston procesin e zgjedhjes së kryesisë së Akademisë së Shkencave. “Kemi të bëjmë me as më shumë dhe as më pak me një tentativë për uzurpimin e çdo hapësire për vendim-marrje demokratike në institucionin që duhet të rrezatonte dije dhe demokraci për të gjithë Shqipërinë.
