Lajme

Tregu i energjisë, 6200 biznese do të sigurojnë vetë furnizimin

Postuar në 26 Qershor, 2016 15:31

Deri në fund të vitit 2017 rreth 6200 biznese do të duhet ta sigurojnë vetë furnizmin me energji elektrike. Paketa e re ligjore e përgatitur nga ERE në përputhje me standartet europiane parashikon daljen graduale nga sistemi i OSHEE i të gjithë konsumatorëve që furnizohen në tensionin e lartë dhe të mesëm.

Rasti “Spahiu” dhe “harresa” e përgjegjësive individuale së deputetëve

Postuar në 26 Qershor, 2016 13:36

Përparim Spahiu i Lëvizjes Socialiste për Integrim është bërë sot lajm. Një status i tij në rrjetet sociale, ku ai shprehte kundërshtimin për statusin e misionit të Monitorimit për procesin e Vetingut për gjyqtarët, e ka vënë deputetin e LSI-së në një situatë presioni mediatik. Spahiu shprehej se fakti që vetingu do të bëhet nga të huajt është çështje e sovranitetit, por kjo është cilësuar nga partia e Ilir Metës si një deklaratë personale. Disa raportojnë edhe se Spahiu mund të përjashtohet nga Grupi Parlamentar!!!

Hileja e radhës, Majko: Zgjedhje dhe referendum për reformën në drejtësi në të njëjtën ditë

Postuar në 26 Qershor, 2016 13:26

Reforma në drejtësi nuk po gjen dot rrugën e miratimit pavarësisht numrave të shumtë me blerje vote që po tentohen nga shumica qeverisëse. Nga ana tjetër një reformë e votave të blera është e cenuar në planin e legjitimitetit të vet, pasi nis me gap të gabuar një proces që shpallet si shërues i sistemit. Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, bën një propozim që e deklaron si “opinion personal”. “Opinioni im personal është që le te shkojmë në zgjedhje dhe në referendum së bashku në një ditë.

Soros paralajmëron shpërbërje të BE pas shkëputjes së Britanisë

Postuar në 26 Qershor, 2016 10:44

Mediat e identifikojnë si përfituesin më të madh të BREXIT, por miliarderi Xhorxh Soros paralajmëron se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian nënkupton edhe fundin e Unionit. Në një koment për Project Syndicate Soros thotë se shpërbërja e Bashkimit Europian është e pashmangshme. Sipas tij pasojat e shkëputjes së Britanisë mund të jenë favorizuese për ishullin krahasuar me vende të tjera, por "ekonomia dhe qytetarët e Britanisë do të dëmtohen në një perspektivë afatshkurtër dhe afatgjate".

Deklaratë e vendeve kryesore të BE-së: Jemi besimplotë në një të ardhme të përbashkët europiane

Postuar në 25 Qershor, 2016 19:00

Ministrat e Jashtëm të  Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Luksemburgut dhe Holandës sollën në vëmendje me keqardhje faktin se populli britanik u shpreh kundër anëtarësisë në Bashkimin Europian. Vendimi i popullit britanik shënon një pikë kthese në historinë e Europës. Bashkimi Europian po humbet jo vetëm një vend anëtar, por edhe një vend me histori, traditë dhe përvojë.

Goditja e Shaqirit (Video)

Postuar në 25 Qershor, 2016 17:11

Xherdan Shaqiri ka realizuar një supergol në ndeshjen Poloni-Zvicër, e vlefshme për çerekfinalen e kampionatit europian të futbollit.

Referendumi i dytë praktikisht i pamundur

Postuar në 25 Qershor, 2016 16:09

Më shumë se 1 milionë njerëz kanë firmosur një peticion në Britani përmes të cilit kërkojnë zhvillimin e një referendumi të dytë, pasi atij që e nxori praktikisht vendin nga Bashkimi Europian. Peticioni bazohet mbi një rregull sipas të cilit nëse votohet më pak se 65% pro ose kundër,  në një raund elektoral me pjesëmarrje jo më të lartë sesa 75%, atëherë procesi mund të përsëritet. Në referendumin e fundit, pjesëmarrja ishte 72% dhe për Brexit votuan 51.9% e pjesëmarrësve. Por një nga ekspertët britanikë të zgjedhjeve, prof.

Jo HEC-ve në Valbonë

Postuar në 25 Qershor, 2016 15:41

Një protestë është zhvilluar sot para Ministrisë së Energjetikës. Ajo është organizuar nga banorë të Tropojës dhe aktivistë të shoqërisë civile që kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve në Valbonë. “Komuniteti është kundër këtyre hidrocentraleve sepse shkatërrojnë natyrën, cenojnë ekonominë dhe zhvillimin e turizmit. Sot kërkojmë të anulohen këto projekte, të ruajmë identitetin e Parkut Kombëtar si dhe të investojmë në zhvillimin e ekoturizmit”, thonë aktivistët. Qeveria ka dhënë disa kontrata konçesionare në Valbonë, pa pyetur për dëmin që shkaktohet në mjedis.

"Ndërkombëtarët dështuan me Reformën në Drejtësi"

Postuar në 25 Qershor, 2016 15:17

"Zgjedhja e presidentit nga populli është propozim i duhur por është i vonuar e me sa duket i pamundur për t'u arritur”. Kështu mendon juristi Çlirim Gjata i cili propozon gjithashtu edhe senatin. Madje ai propozon një reformë të plotë kushtetese. Në një intervistë për TemA TV, Gjata flet edhe për rolin e ndërkombëtareve në procesin e Reformës në Drejtësi, të cilin e konsideron të dështuar.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme