Lajme
Ikni sa më shpejt, BE nuk ka kohë për meditim
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka deklaruar në konferencën e shtypit përfundimtare pas samitit te vendeve anëtare se kryeministri britanik kërkon kohë për meditim, por Bashkimi Europian nuk ka kohë për meditim dhe se qeveria britanike duhet të dërgojë sa më parë njoftimin e daljes nga Bashkimi Europian për tê filluar negociatat e daljes. "Kur flitet për tregun unik, ose je brenda, ose je jashtë. Kur je jashtë je jashtë dhe do të rinegociosh aksesin në tregun unik siç e kanë negociuar zvicerianët, norvegjezët dhe të tjerë.
Nuk ka rritje rrogash dhe pensionesh për vitin 2016
Nuk do të ketë rritje pagash dhe pensionesh për vitin 2016. Ky fakt është konfirmuar nga sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Geraldina Prodani, gjatë një interviste në emisionin “Ekopolitikë” në “Ora-News”. “Në korrik, kur do të bëhet rishikimi i buxhetit, nuk është parashikuar rritje pagash dhe pensionesh, pasi objektivi do të jetë ulja e borxhit. Nuk do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve në rishikimin e buxhetit në korrik. Rritja e pagave dhe pensioneve mund të jetë pjesë e buxhetit 2017”, u shpreh Prodani.
Mesazhe solidariteti me Turqinë
Sulmet e një dite më parë në aeroportin e Stambollit u përcollën me ndjenjë solidariteti nga Tirana zyrtare. Presidenti Nishani në reagimin e tij thotë se ndihet i revoltuar dhe dënon me forcën më të madhe këto akte të urryera terroriste që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit dhe që sipas tij synojnë të trembin e destabilizojnë Turqinë mike.
Lirohet zyrtari me trëndafil i akuzuar për përgjimet me "IMSI Cathcer"
Pas rikthimit në detyrë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki çako, Gjykata e Apelit ka liruar dy punonjësit e Policisë, Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj të akuzuar se kanë përdorur në mënyrë të paligjshme pajisjen përgjuese ‘IMSI Cathcer’. Gjykata vendosi sot të shfuqizojë masën e arrestit në shtëpi, duke u dhënë mundësi atyre që të kthehen në punë.
TAP shpëton rritjen ekonomike të Shqipërisë. FMN nuk toleroi uljen e TVSH-së për turizmin që duket në kaos
Qe Shqipëria po zbaton një program ekonomik të diktuar dhe monitoruar rreptë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar kjo u konfirmua edhe pas përmbylljes së misionit të radhës në Shqipëri, i cili e bëri të qartë se qeveria në këtë marrëveshje ka vetëm rolin e zbatimit të detyrave. Ambicja e shpallur e ministrit të Financave, Aben Ahmetaj qyshse kur ishte ministër i Ekonomisë për uljen e TVSH-së për turizmin ra përfundimisht në takimin e djeshëm me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Masakra në aeroportin e Stambollit, tre kamikazë mbollën vdekjen. Çfarë tha Erdogan për atentatin (foto, video)
Tre kamikazë mbollën vdekjen mbrëmjen e së martës në aeroportin Ataturk të Stambollit. Autoritetet numërojnë deri më tani 41viktima dhe qindra të plagosur, por nuk përjashtohet që bilanci i viktimavetë rritet. Atentati është i ngjashëm me atë të pak muajve më parë në aeroportin e Zaventemit në Bruksel. Autorët mbërritën në aeroport me taksi dhe iu drejtuan sallës së fluturimeve, ku dhe tentuan të kalojnë kontrollin e sigurisë. Në këtë moment njëri prej tyre filloi të qëllojë me kallashnikov në drejtim të udhëtarëve, shumica e të cilëve qytetarë turq.
Tjetër atentat në Turqi. Të plagosur dhe viktima në aeroportin e Stambollit (Video)
Ligji për kamerat e sigurisë, paqartësi për ruajtjen dhe aksesin mbi të dhënat
Qeverisë i ka mbetur në dorë ligji për Masat Shtesë të Sigurisë, ose njohur ndryshe si ligji i kamerave. Por ai është bllokuar nga opozita dhe LSI-ja për arsye që nuk lidhen me shqetësimin real për potencialin e shkeljes së privatësisë përmes këtij ligji. Dy ekspertë të çështjeve të sigurisë dhe të policisë, Arjan Dyrmishi dhe Arjan Hoxha, nënvizojnë në një dalje për "Tv Tema" ngarkesat që sjell ky ligj në formën ekzistuese, por edhe rreziqet e tij. P.sh nuk sqarohet administrimi i të dhënave, serveri që shërben rrjetin e kamerave si dhe aksesin në të.
Nuk pranuam dje, nuk pranojmë sot e nuk do të pranojmë nesër
Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje, letrës së hapur të ambasadorit amerikan duke sqaruar se propozimet e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi ishin në shmangie të Komisionit të Venecias. “Kam marre propozime por kane qene e njejta prerje, ne shmangie te rekomandimit 88 te Venecias, vecse me veshje te ndryshuar. Ndryshe nga c'pretendohet nuk kane qene te arsyeshme pasi nuk ka si te kete arsye pertej rekomandimit 88 te Venecias.
Debati në PE për daljen e Britanisë, Nigel Farage shënjestrohet si gënjeshtar
Për Parlamentin Europian, duke parë sfidat e shumta me të cilat duhet të përballet Bashkimi Europian në këtë shekkul, kjo organizatë nuk mund t’i lejojë vetes të futet në një periudhë pasigurie me daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga familja europiane, Ndaj Parlamenti Europian, përmes një rezolute të aprovuar nga 395 deputetë pro, 200 kundër dhe 71 abstenime i kërkon Mbretërisë së Bashkuar të aktivizojë sa më shpejt nenin 50 të Traktatit të Lisbonës për daljen e vendit nga Bashkimi Europian Debati që ka paraprirë këtë rezolutë ka qenë shumë i ashpër, ku protagonisti kryesor i fushatës për
