Lajme
Shtatë pasojat e daljes së Britanisë nga BE
Jetojnë ose jo në Britaninë e Madhe britanikët së shpejti do të ndjejë pasojat praktike të daljes së vendit nga BE-ja. Pasoja më e menjëhershme dhe e dukshme do të ndihet në lirinë e lëvizjes së qytetarëve britanikë në vendet e Bashkimit Evropian. Nëse deri tani ka mjaftuar një kartë identiteti për lëvizjen në zonën Shengen, tani dalja nga Britania do të shoqërohet nga nevoja për të patur një vizë . Aktualisht, vetëm 44 prej 219 vendeve të kërkojnë viza për qytetarët britanikë.
Britania e Madhe divorcohet nga BE
Britania e Madhe nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit Europian. Qytetarët e saj vendosën me referendum që vendi të dalë nga Bashkimi Europian, duke u bërë kështu anëtari i parë që braktis Unionin që nga themelemimi i tij. Pro daljes nga Bashkimi Europian votuan rreth 51.8 % e britanikëve, ndërsa për qëndrimin në të 48.1 %.
Një vit burg pse postoi këtë fotomontazh në Facebook
Një gjykatë në Antalia të Turqisë ka dënuar me një vit burg shtetasin Rifat Çetin për fyerje të figurës së presidentit Reccep Tayyip Erdogan. Çetin u dënua edhe me humbjen e të drejtave prindërore pasi në vitin 2014 postoi në profilin e tij në Facebook një fotomontazh ku Erdogan asociohej me Gollum, personazh i filmit “Zoti i Unazave”. Por Çetin ka deklaruar se do të apelojë pasi në kohën kur ai ka postuar këtë fotomontazh, Erdogan ishte kryeministër. Ndërkohë në Turqi janë kallëzuar 1 800 njerëz, përfshirë karikaturistë dhe ish-Mis Turqia për fyerje të Erdogan.
Ministrja kërkon falje: "E ndjej përgjegjësinë"
Pas kritikave të ditëve të fundit në lidhje me deklaratat të cilësuara si arrogante të Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla , në lidhje me dhunën në kopshtin Diren, kjo e fundit ka kërkuar falje nëpërmjet një statusi në Facebook. Nikolla shkruan se e ndjen përgjegjësinë por sqaron se denoncimi i të paligjshmes është detyrë e të gjithëve. Ndoshta ministra është aq e tronditur sa harron se denoncimi erdhi nga një media private përmes prindërve. Askush nuk trokiti në zyrën e saj për ndihmë.
Foto misioni
75 vjet më parë në Kosovë/ Misioni i Jashtëzakonshëm Shkollor
"Kudo që vajtëm na pritën me gëzim e entuziazmë sikurse po u zbriste Perëndia nga qielltë," - me këto fjalë fillon raporti i parë që Kryetari i Misionit të Jashtëzakonshëm për hapjen e shkollave dhe kurseve të gjuhës shqipe në Kosovë, Ali Hashorva, i dërgonte shtetit shqiptar më 25.7.1941 - "Na turreshin nga prapa si të dehur duke na pyetur: 'Kur po na vjen Shqipnia, kur po na vijnë mësuesët e Shqipnisë?', ose 'Kur po na vjen Albania?' e na luteshin që të mos i 'mashtrojshim', d.m.th., të mos i gënjenim, t'u thoshim të vërtetën. Kemi shkuar me ta çaste të paharrueshme mallëngjimi.
Çfarë të bëjmë më për kombëtaren?
“Përfaqësuesja shqiptare e futbollit niset nga Franca”. “Kombëtarja shqiptare mbërrin në Rinas”. “Kombëtarja, ja rrugët që do të bllokohen”. Këto ishin disa tituj që shoqëruan mbërritjen sot në Tiranë të përfaqësueses shqiptare nga Kampionati Europian i futbollit 2016.
Zbulohet një Fazë e Katërt e Jetës: Spiralja e Vdekjes?
A mund ta parashikojmë se kur do të vdesim? Deri më sot jo dhe kjo është siç thonë e “bukura e jetës”. Por shkencëtarët po ecin shpejt drejt një modeli që mund të çojë në parashikimin e fundit tonë, duke hapur udhën për rrjedhime jo shumë të dallueshme tani.
Deri në vitet ’90 biologët thoshin se ka dy faza themelore të jetës: fëmijëria dhe mosha e rritur. Kjo është shumë e qartë, por sipas biologëve, fëmijëria karakterizohet nga një rritje e shpejtë dhe zhvillim dhe ajo mbylet në momentin e maturimit seksual. Probabiteti i vdekshmërisë gjatë kësaj faze është i ulët.
FMN: Bankat nuk financojnë ekonominë, trajtoni kreditë me probleme
Për Fondin Monetar Ndërkombëtar niveli i lartë i kredive me probleme është një nga shkaqet kryesore që e rendit Shqipërinë të fundit në rajon sa i përket kreditimit të ekonomisë. E pranishme në forumin e 4 financiar, shefja e misionit të FMN për Shqipërinë, Anita Tuladhar, tha se "rimëkëmbja ekonomike në Shqipëri po forcohet, por kjo rimëkëmbje nuk është mbështetur nga rritja e kreditimit". Sipas Tuladhar, përveç Serbisë, Shqipëria ka nivelin më të lartë të kredive me probleme në rajon. “Rritja e kreditimit në Shqipëri është me pak se vendet e rajonit.
Qeveria mashtroi për koston e ligjit të kamerave
Ligji për kamerat e sigurisë ngre një sërë pikëpyetjesh jo vetëm për kostot por edhe për transparencën. Nisur nga çmimet e kompanive që tregtojnë dhe instalojnë kamera sigurie, një biznesi do t`i duhet të paguajë 500 euro, ndërsa për Policinë e Shtetit thuhet se nuk ka kosto. Ndërsa nga ana e vet Ministria e Brendshme thekson se për të nuk parashikohen kosto, gjë e cila nuk rezulton të jetë e vërtet pasi edhe vet Policisë do t`i duhet të shpenzojë për zbatimin e ligjit për kamerat e sigurisë.
