Lajme

Ndarjet politike reflektohen edhe në BE, përplasje Kukan-Fleckenstein për dërgimin e Vettingut në Kushtetuese

Postuar në 08 Nëntor, 2016 09:46

Ndarjet politike për Shqipërinë janë reflektuar edhe në Bruksesl. Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein janë përplasur për ligjin e Vetingut. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka venë në pikëpyetje domosdoshmërinë e konsultimit të Gjykatës Kushtetuese me Komisionin e Venecias për ligjin e Vetingut.

Kush do të jetë presidenti i ri i SHBA-ve, vendimtare "shumica e heshtur" e të bardhëve

Postuar në 08 Nëntor, 2016 09:33

Gara presidenciale në Shtetetbe Bashkuara ka mbërritur drejt fundit. Askush s'mund ta thotë me siguri se kush do të jetë presidenti i ri i amerikanëve. Sipas mediave amerikane, Hilary duket më afër 270 votave elektorale, por pikëpyetjet mbeten të mëdha deri në numërimin e votës së fundit.
CNN ka ngritur edhe dy skenarë të mundshëm se si kandidatët mund t’i fitojnë zgjedhjet. Për Donald Trumpin është thelbësore të mbajë dy shtete të cilësuara bastione, të cilat Mitt Romney i fitoi 4 vite më parë, Karolinën e Veriut dhe Arizonën.

Posteri gjerman për zgjedhjet në SHBA

Postuar në 08 Nëntor, 2016 08:42

Moskë, inskenohet parada sovjetike e 7 nëntorit 1941

Postuar në 07 Nëntor, 2016 23:06

Në kujtim të Luftës së Madhe Patriotike, një akt propagandistik që çon mesazhe edhe në Perëndim.

PS-ja bllokoi statusin me tre ligjet. PD-ja bën demarshe për të bllokuar hapjen e negociatave me situatën e drogës

Postuar në 07 Nëntor, 2016 19:31

Deputeti I PD-së Aldo Bumçi ka depozituar disa amendamente ku i kërkohet Këshillit të Europës dhe Komisionit që për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë të vendosen kushte. Këtë pretendim PD-ja e ka përsëritur shpesh së fundmi, duke nxjerrë si sebep situatën e drogës në vend. Në një intervistë për ABC NEWS Bumçi tha shprehimisht se PD-ja është investuar qartazi në këtë drejtim:

Arvanitas dhe shqiptarë

Postuar në 07 Nëntor, 2016 19:28

Jam rritur në një shtëpi ku origjina arvanitase na jepte një krenari të pamatë, veçanërisht ne fëmijëve. “Jemi Arvanitas”. Kjo prejardhje e lavdishme nxori në dritë  rrënjë të tjera po aq të rëndësishme për historinë e familjes si një stërgjyshe nga Kios, e stolisur gjithmonë me dantella, bizhuteri dhe stil francez  të flokëve, apo një stërgjysh që  u largua nga Azia e Vogël  për t’u bashkuar me lëvizjet revolucionare të grekëve në gjithë Ballkanin.

Arkitektët meksikanë: Muri i Trump, i pamundur të ndërtohet

Postuar në 07 Nëntor, 2016 18:23

Arkitektë të firmës, "Estudio 3.14" në Guadalajara kanë konkluduar se muri i gjatë 1,954 milje do të kushtonte 15-25 miliardë dollarë. Ai do të kërkonte angazhimin e 21 mijë agjentëve. Një çmenduri e vërtetë. Më poshtë foto të projektit të imagjinuar nga firma meksikane: 

 

Donald Trump: Udhëheqësi i të paarsimuarve

Postuar në 07 Nëntor, 2016 16:03

Pavarsisht se gjatë 600 ditëve të fushatës elektorale, Trump-i ka thënë e shkruar ofendime që asnjë kandidat normal republikan nuk do t’i kishte thënë apo shkruar, një ditë para zgjedhjeve, ndodhet në sondazhet kryesore vetëm rreth 3 pikë pas rivales së tij demokrate.

Këshilltarë nga Kroacia për kryeministrin shqiptar. Sërish falas si Tony Blair?

Postuar në 07 Nëntor, 2016 15:42

Përveç Fate Velajt, kryeministri shqiptar në detyrë, Edi Rama, duket se preferon këshilltarë të huaj. Në fillim zgjodhi Tony Blair, pastaj u përfol Shakashvili, ish-president  Gjeorgjisë. Kuptohet të dy falas, në sajë të miqësisë strategjike me të dyja vendet.

Së fundmi këshilltarët po vijnë nga Kroacia.

Përfundon ëndrra për ndryshim e Shezai Rrokajt dhe Përparim Spahiut. LSI-ja rizgjedh Metën për kryetar

Postuar në 07 Nëntor, 2016 15:37

Ilir Meta është rizgjedhur në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Zgjedhjet e zhvilluara pas një muaji fushate zgjedhore kanë rikonfirmuar Metën në detyrë përballë Shezai Rrokajt dhe Përparim Spahiut. Meta ka marrë 31 mijë e 815 vota, ose 76 përqind të pjesëmarrësve në zgjedhje. I dyti u rendit Spahiu me 12,1 përqind të votave ose 5065 vota dhe në fund Shezai Rrokaj me 11,9 përqind ose 4982 vota. Në zgjedhje morën pjesë 42 mijë e 370 anëtarë, ose 84 përqind e anëtarëve të LSI.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme