Lajme
“Lista e armiqve” të Trump-it
Aleatja e afërt e Trump-it, Omarosa Manigault, ka deklaruar për revistën e djathtë, Independent Journal Review, se Trump-i ka kujtesë të fortë dhe se ai mban një listë të njerzve që iu kundërvunë fushatës së tij.
Këtë deklaratë ajo e bëri në përgjigje të lajmit se senatori republikan, Lindsey Graham, kishte deklaruar në Tweeter se kishte votuar për kandidatin e pavarur, Evan McMullin, e jo për Trump-in.
Ambasadorët vijojnë të takojnë Berishën. Ish – kryeministri kërkon të garantohet votimi për emigrantët
Sali Berisha njofton sot në profilin e vet në Facebook për një takim me ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Shqipëri, Dankan Norman. Po të ecim ca ditë më pas do të shohim po në profilin e Facebook një takim të Berishës me ambasadoren greke Sourani. Më tej do të gjejmë një takim me ambasadorë që ikin e përfundojnë mandatin, për të vijuar edhe me takimet me zyrtarë të tjerë organizatash ndërkombëtare.
Pse e takojnë Berishën këta diplomatë? Çfarë përfaqëson ai në sytë e tyre dhe në axehndën e detyrave që kanë sa kohë në Shqipëri ka një kryetar të PD-së?
Fituesit
Live/Hillary Clinton: Shpresoj që Trump të jetë i suksesshëm!
Nga minuta 31:41
Ligji i pronave, Gjykata Kushtetuese zhvlerëson "zërin kadastral fillestar" si kriter kompensimi për 26 mijë dosje
Dy pika të ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” janë gjetur në shkejle nga Gjykata Kushuetuese e cila ka vendosur shfuqizimin e tyre. Bëhet fjalë për pikën 3 dhe 5 të nenit 6 të këtij ligji, që detyron pronarët që kanë përfituar vendim kthimi dhe kompensimi nga Agjencia t’i kthejnë shtetit diferencën e vlerës monetare, pas llogaritjes me formulen e re qe bazohet ne zërit kadastral që toka ka pasur në kohën e shpronësimit.
Clinton-i 4 milionë vota më pak se Obama, Trump-i njësoj sa Romney
Edhe pse fituesi i zgjedhjeve presidenciale amerikane është përcaktuar, numërimi i të gjitha votave ende s’ka përfunduar (vetëm 91% e qendrave të votimit e kanë përfunduar numërimin).
Mëkmëku i mjeshtrit të Politikës së Jashtme
Donald Trump fitoi. Ky është lajmi kryesor sot në botë. Ky është një zhvillim që pritet të ndryshojë shumëçka në orientimin e SHBA-së, por edhe në metodën e qasjes së politikës ndaj elektoratit dhe kapitalizimit të emocioneve, ankthit dhe normave identitare. Një leksion që do të studiohet gjatë. Analiza apo komenti nga vende të vogla, periferike si Shqipëria, bëhet në raport me atë që pritet të ndodhë me politikën amerikane në rajonin e me vendin tonë.
Kokëdhima, sulm të hapur Ramës: Fitorja e Trump do çlirojë Shqipërinë nga ndikimi i Sorosit
Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima ka komentuar zgjedhjen e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke aluduar për një lidhje mes elitës politike që po qeveris Shqipërinë dhe miliarderit Xhorxh Soros. Në një postim në "Facebook" Kokëdhima ka përcjellë një mesazh në adresë të kryeministrit dhe deklaratave të tij për Donald Trump.
Postimi i Kokëdhimës:
Pa supriza progres-raporti, rekomandim me kushte për hapjen e negociatave. Korrupsioni, problem serioz
Komisioni Europian do t'i bëjë Këshillit të Ministrave të BE-së në mbledhjen e muajit dhjetor hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, nëse Shqipëria do të bëjë progres me reformën në drejtësi dhe veçanërisht me zbatimin e ligjit të Vettingut për pastrimim e sistemit nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Përmbledhja e progres raportit për Shqipërinë u lexua snë Bruksel nga komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn.
Dëshmitë e oficerëve britanikë: Partizanët bastisën shtëpi civilësh në Tiranë e Shkodër me mbarimin e luftës
Oficerët britanikë të ndërlidhjes (SOE) që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri kanë prodhuar një dokumentacion me dhjetëra mijëra faqe, i cili aktualisht gjendet i gjithi i hapur në Arkivin Britanik. Shumë prej oficerëve patën mundësi të punojnë gjatë luftës me kreun e Brigadës së Parë, Mehmet Shehun, duke dokumentuar sjelljen e forcave partizane në përfundim të luftës.
