Lajme
Meteor mbi Japoni
Fillimisht Trump, e tani Clinton, sulmojnë të njëjtin sondazh
Fill pasi u publikua një video për mburrjet e Trumpit rreth sulmeve të tij seksuale ndaj femrave, sondazhi i prestigjiozeve Washington Post dhe ABC News tregonte një epërsi të Clinton-it prej 12 pikësh në rang kombëtar. Dhe Trump-i u kundërpërgjigj, duke e quajtuar atë një sondazh të manipuluar…
99 vjet më pas/Palestinezët: Britania të kërkojë falje për deklaratën Balfour
Deklarata konsiston në një letër që ish-sekretari i Jashtëm, Lord Balforu i dërgoi Baronit Rotschild, kreu i lëvizjes Sioniste, përmes së cilë deklaronte se "Britania e sheh me pozitivitet dhe favorizon një shtet izraelit në territoret palestineze". Këtë akt palestinezët e quajnë si pjesë të trashëgimisë koloniale në rajon.
Zëri i Amerikës: Në Vlorë mezi gjen kamarier për punësim. Hashashi, sektori i preferuar
Po Edi Rama kur do të kërkojë falje për fyerjet në bllok që i bën medias? Apo kur do flasë me fakte siç pretendon vetë përditë?
Sot ministrja e Inovacionit Milena Harito, ka dalë në një prononcim për Top-Channel dhe ka pranuar se ndryshimet në ligjin “Për Tregëtinë elektronike” do të kalojnë sesionin tjetër parlamentar. Harito ka sqaruae se “Ka qenë një proces konsultimi që zgjati më tepër seç duhej sepse pati një ndjeshmëri të shtuar dhe pati nevojë që të shpjegohej më gjerë. Një nga elementët pozitivë të konsultimit që ne bëmë është që portalet kuptuan që ishin pjesë e ligjit aktual dhe nuk e dinin këtë gjë sepse ligji i 2009-ës ka patur shumë më pak portale dhe shumë më pak aktive”.
Ben Blushi themelon partinë e re(video)
“Akropoli, Morosini dhe Gjergj Dushmani” në versionin e Edi Ramës nuk figurojnë gjëkundi
Kryeministri shkruante dje në profilin e vet në Facebook se Akropoli qëndron sot në këmbë edhe për shkak të një negociate që Gjergj Dushmani bëri me Francesco Morosinin, drejtuesin venecian për të mos bombarduar. Shkruante Rama:
Sondazhi: Qeveria aktuale e krahasuar me paraardhësen
Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë, një organizatë joqeveritare në Tiranë e mbështetur nga fondacioni gjerman Konrad Adenauer, ka realizuar një sondazh në terren në korrik, të cilin e konsideron si “Barometri social-politik i Shqipërisë”, me qëllim që të sjellë të dhëna dhe fakte nga perceptimi i përgjithshëm publik mbi qeverisjen dhe vlerësimin e alternativave më të mira në raport me pritshmëritë e qytetarit.
Pyetjes nëse qeveria aktuale e majtë ka patur rezultate më të mira se sa qeveria e mëparshme e djathtë, 1950 të anketuarit i janë përgjigjur si më poshtë:
Vjedhjet e karburanteve, propozimi i Tahirit rrit çmimet
Propozimi i Ministrit të Brendshëm, për shtimin e masave të sigurisë në pikat e karburanteve do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e çmimit të karburanteve. Është kjo analiza që i bën kësaj iniciative të qeverisë, analisti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi.
"TemaTv"
Himara mes grabitjes së pronave dhe pashaportizimit të patriotëve
Çfarë po ndodh në Himarë? Dikush mund të lexojë historinë e të nxjerrë konkluzionet vetë, dikush tjetër lexon mediat dhe politikën, ka ndonjë tjetër që bën patriotin me kurs historie. Ka disa qëndrime të cilat po ciklojnë një tension artificial kur trajton terma etnikë, por real për atë që fsheh: pronën.
Nikollaq Neraxni, biznesmen nga Himara postonte dje këtë status: