Lajme
Mallikimi i motit mbi Italinë, tornado shkatërrimtar godet Romën (Video)
Nuk mjaftojnë tërmetet, një tornado e fuqishme ka goditur Romën, duke shkaktuar dëme viktima dhe dëme të mëdha materiale. Në Ladispoli, 30 kilometra larg Rome, një person humbi jetën, ndërsa dhjetra të tjerë u plagosën. U shkatërrua një pjesë e ndërtesës tetëkatëshe në qendër, popullata u evakuua dhe shpëtuan dhjetëra familje.
Në veri të Romës, në Cessano, tornado shkaktoi vdekjen e një personi. Në këto qytete janë shkatërruar shëtitoret, shtyllat e ndriçimit, platformat e stacionit të trenit dhe është ndërprerë qarkullimi hekurudhor.
Kreu i ri i KQZ, Biba: Nuk kemi kohë për votim elektronik, këtu njerëzit dhe teknologjia janë të pabesueshëm
Që prej javës së kaluar Denar Biba ka marrë në dorë drejtimin e KQZ-së, ku për efekt të numrave mazhoranca nuk e pati të vështirë ta kalojë në parlament edhe pa konsensusin e opozitës.
Pasive që nga shtatori 2015, llogaria në twitter e FBI-së nis publikimet kundër Clinton!!!
Kjo llogari e administruar nga FBI-ja në twiter është riaktivzuar këto ditë me publikimin e disa materialeve pozitive për Fred Trump, babai i kandidatit Donald Trump dhe materialeve akuzuese për Bill Clinton kur ishte president. ME sa duket FBI-ja po punon qartë për shmangien e fitores së Hillary Clinton, për të cilën thuhet se në Byro ka një "antipati visherale". Por kjo është një lojë që cenon sistemin, njësoj si akti i Comey që mbylli hetimin për 650 mijë emaile, pa dhënë siguri se e ka bërë punën e vet. Llogaria në fjalë ishte pasive që nga shtatori i vitit 2015!!!
FBI-ja mbyll hetimet për Clinton: “E pastër”. WikiLeaks publikon e-maile të reja: Chelsea ka përfituar fonde nga fondacioni
FBI ka mbyllur hetimet për Hillary Clinton duke nxjerrë sërish të pastër kandidaten demokrate. Një vendim që ka implikime të mëdha, me gjasë duke nxitur dyshimin se çdo gjë është rregulluar. Ndërkohë WikiLeaks ka publikuar emaile të reja ku verifikohet se Chelsea, vajza e Hillary, ka përfituar fonde nga Fondacioni Clinton për martesën e vet, një konflikt interesi i pastër. Në krah të Trump ka dalë sot edhe republikani, Paul Rayan, drejtues i Kongresit, i cili kur u pyet se çfarë mendonte për hetimet përfunduara të FBI-së, deklaroi s:
Robie Van Persie mund të humbasë shikimin pas një incidenti në ndeshjen Fenerbahce - Akhisar
1904, filmimi i parë i shqiptarëve?
Robert Elsie publikon një material filmik të cilin e cilëson si paraqitjen e parë në filmim të shqiptarëve. Xhirimi është bërë në vitin 1904 në Novi Pazar. Më poshtë video(nga minuta 42:25) dhe sqarimi i Elsie:
100 mijë amerikanë vijnë çdo vit në Shqipëri
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka dhënë sot një intervistë për “Zëri i Amerikës” përmes së cilës jep disa të dhëna edhe komente për rolin e shqiptaro-amerikanëve. Duke renditur disa prej tyre, Lu ka dhënë edhe disa të dhëna që nuk janë shumë të njohura:
Zgjedhja e Clinton çon në krizë kushtetuese. Gazetari investigativ Klein: FBI do të ngrejë padi
Ndërkohë që data e zgjedhjeve amerikane po afron, skenarët eventualë pas zgjedhorë sa vijnë e shtohen. Hillary Clinton ka gjasa të jetë presidentja e radhës, deri më tani më shumë sesa republikani Donald Trump, por proceset hetimore ndaj saj nuk përjashtojnë një akuzë pas zgjedhjeve. Gazetari investigativ Edward Klein tha për Fox News, një televizion pranë fushatës së Trump, se FBI po kryen hetim gjithëpërfshirës dhe nuk përjashtohet që Comey, drejtori i Byrosë, të ngrejë padi ndaj presidentes së re.
Miti i “kthimit në Europë ” dhe Mesjeta
Studiuesit kanë zhvilluar një sërë përkufizimesh dhe teorish në lidhje me mitet, por për qëllimin e hulumtimit tonë kemi ndjekur përkufizimin që sjell Kiara Botiçi [Chiara Bottici] mbi mitet politike: një punë e vazhdueshme për të prodhuar dhe kujtuar një rrëfim
Meta po i mbyll derën
Ndarja e pritshme për dyshen Rama-Meta duket se është tek dera, dhe së shpejti pritet që në krah të Ramës të jetë Shpëtim Idrizi. Vetëm pas zgjedhjes se forumeve te reja drejtuese Lëvizja Socialsite për Integrim do të ketë një përgjigje mbi të ardhmen e koalicionit të majtë për zgjedhjet parlamentare të qërshorit dhe pas tyre. Ulja në tryezën e diksutimeve, kryeministrit Rama do t’I kushtojë të paktën edhe një muaj pritje, deri në zgjedhjen e strukturave të reja të LSI-së, të cilat do të kenë edhe mandatin për vendimarrjen politike të rradhës.
