Lajme

Fotolajm/Lu drekon me kreun e PD-së, Basha. Ambasada në mbrojtje të investimit të vet që quhet Reforma në Drejtësi

Postuar në 08 Mars, 2017 13:40

Protesta përfundon me negociatë. Pazari është vettingu i hedhur në erë nga procedurat parlamentare që mbeten pas edhe regjistrave të kooperativave bujqësore. Në çdo rast, duket se diplomacia po vihet në lëvizje, jo për krizën, por për të mbrojtur një reformë që është investim i saj e jo i këtij vendi. Pavarësisht demagogjisë. 

Një ndjesë e pavend për gjyqësorin që anashkalon ndjesën për (keq)qeverisjen

Postuar në 08 Mars, 2017 10:39

Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në Korçë me rastin e 130 vjetorit të Mësonjtores së parë shqipe. Ai ka folur për reformën në arsim, proces që e ka spërkatur me ndonjë të dhënë historike për të dalë në finale te çështja e gjyqësorit, që po trajtohet si hurdhra e një Shqipërie të rilindur. Tha ndër të tjera kryeministri:

WikiLeaks: Përgjimet e CIA-s përmes paisjeve të inkorporuara në telefona dhe smart TV

Postuar në 08 Mars, 2017 10:36

CIA ka shtrirë një rrjet të gjerë pwrgjimesh që komandohet nga “Embedded devices branch”, që do të thotë Sektorin e pajisjeve të inkorporuara. Nw televizorwt smart TV të lidhur në internet aktivizohet një mikrofon i fshehtë që kap bisedat  dhe regjistron sa thuhet duke shkelur kështu deri në detaje privatësinë. Eshtë ky zbulimi më i fundit i Wikileaks, organizata e themeluar nga Julian Assange, e cila ka shpërndarë mijëra dokumente konfidenciale të CIA-s në një program hacker-imi, përmes një serie virusesh. 

SHBA i përgjigjet Ivanov: Duam stabilitet, formoni qeverinë

Postuar në 08 Mars, 2017 10:14

SHBA është e interesuar për stabilitet dhe prosperitet të shteteve të rajonit. Kështu deklaroi nga Zagrebi zv/ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për çështje evropiane e euroaziatike, Hojt Brajan Li, në përgjigje të letrës së presidentit maqedonas Gjorge Ivanov për të dënuar platformën e partive shqiptare.

Karizmatike deri në fund - Mbretëresha Elisabeth kalëron ponin e saj të dashur edhe 91 vjecç

Postuar në 08 Mars, 2017 09:40

Pse po mbyllet Qendra e Kulturës Shqiptare në Ankara?

Postuar në 08 Mars, 2017 09:37

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genci Muçaj në një letër të hapur kërkon nga autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës të tregojnë vëmendje ndaj Qendrës Kulturore, Shqiptare në Ankara, e cila sipas tij rrezikon të mbyllet për shkak se nuk mbulon dot shpenzimet administrative, raporton Balkanweb.
Kjo qendër sipas tij ka qenë një iniciativë e tij si ambasador dhe  ambasadorit Kosovës Avni Spahiu, por edhe ndihmës bujare të donatorëve Turko-Shqiptarë dhe Kryetarit të Bashkisë Altindag të Ankarasë, Veysel Tiryaki, i cili e dhuroi falas godinën e Qendrës së Kulturës!

Dukej për fole lepuri, por rezultoi rrjet shpellash përdorur nga Templarët

Postuar në 08 Mars, 2017 08:48

Njihej për fole lepuri, por në fakt rezultoi hyrje për një sistem të ndërlidhur shpellash që përdoheshin nga templarët 700 vjet më parë. Zbulimi është bërë në Shropshire në Angli duke nxjerrë në dritë atë që nga mbitoka as që dukej. Tabloidi “The Sun” publikon disa foto të fotografit Michael Scott që pa për rrjetin nëntokësor një video online.

Policia ndalon qarkullimin në Rr.e Elbasanit se do fliste Veliaj

Postuar në 07 Mars, 2017 22:48

Policia e Tiranës kufizoi për disa orë lëvizjen e automjeteve në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, duke bllokuar hyrjen nga rrethrrotullimi i Saukut, po ashtu edhe në sensin e kundërt. Trafiku u devijua nga segmenti i Unazës së Madhe të kryeqytetit, duke mbingarkuar segmentin nga hyrja e Liqenit Artificial. 

Greqia kundër lëshimeve nga BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Postuar në 07 Mars, 2017 22:20

Ministri i Jashtëm, grek Nikos Kotzias kërkoi nga disa vende të BE-së të mos tolerojnë mungesën e demokracisë në vende si Shqipëria dhe Maqedonia, të cilat sipas tij kanë probleme të mëdha me funksionimin e demokracisë. Shefi i diplomacisë greke i ngriti këto shqetësime në tryezën e ministrave të Jshtëm të BE-së që u mbajt në Bruksel. "Disa mendojnë se duhet t'i lehtësojmë këto vende dhe t'u bëjmë lëshime apo kompromise që t'u pëlqejmë. Megjithatë, problemi nuk është ky.

Hollanda braktis votimin dhe numërimin elektronik

Postuar në 07 Mars, 2017 20:55

Autoritetet në Hollandë kanë vendosur të braktisin votimin dhe numërimin elektronik në favor të metodave të vjetra të votimit dhe numërimit manual pas raporteve për ndërhyrje të huaja në zgjedhjet e vendeve të tjera. Zgjedhjet e përgjithshme në Holandë do të mbahen në 15 mars dhe do të jenë mbi të gjitha në letër ose sipas një administrimi manual, raportoi Politico.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme