Lajme
Gazprom arrin marrëveshje antitrust me BE-në
Gazprom, kompania shtetërore ruse e gazit ka arritur një amrrëveshje antitrust me Bashkimin Europian duke I dhënë fund një hetimi 5 vjeçar. Komisionerja e BE-së për Konkurencës, Margrethe Vestager, ka deklaruar se po shihet për një zgjidhje që do ta bënte tregun e gazit më të konkurueshëm. Sipas saj vështrimi përpara ofron më shumë zgjidhje sesa aplikimi I gjobave pëër sjellje të së shkuarës, një politikë kjo që është kundërshtuar nga vendet e Europës Lindore.
Studimi: Saharaja u krijua si pasojë e veprimit të njeriut të lashtë
Teoria më e pranuar për krijimin e Saharasë është tërheqja e akullnajave. Por një kërkim i fundit sjell në vëmendje një rol të njeriut në krijimin e shkretëtirës më të madhe në Tokë, e cila deri para 6000 vjetësh ishte një vend me gjelbërim, ujë dhe jetë të pasur. Arkeologu David Ëright mendon se shkaku për tharjen masive të kësaj zone ishte aktviteti njerëzor që zuri fill dikur te 8000 vjet më parë. Në këtë periudhë nis ai që quhet Revolucioni Neolitik lindur si pasojë e krijimit nga njeriu të bujqësisë dhe blegtorisë.
Spanjë, bllokohet arsenal i jashtëzakonshëm armësh në Bilbao
Prag zgjedhjesh
Kjo foto në të cilën duket kryeministri duke i puthur dorën nje gruaje të moshuar në inagurimin e Pazarit të Ri është publikuar në faqen personale të kryeministrit Rama në Facebook, e përzgjedhur si Foto e Ditës. Më poshtë po përcjellim disa komente të marra po nga kjo faqe, që tregojnë perceptimin mbi këtë gjest të kryeministrit.


Eurocontrol zbardh faturat që na fsheh qeveria
Biletat nga aeroporti “Nënë Tereza” do të jenë edhe më të shtrenjta. Shkak për këtë është rritja e taksës së terminalit nga agjencia e kontrollit të ajrit Albcontrol për çdo avion që ulet në pistë.Njoftimin që në fakt duhet ta bënte qeveria, e ka bërë Eurocontrol, institucioni që menaxhon rrjetin ajror në Europë. Duke iu referuar këtij dokumenti Tv Klan raporton se nga 158.7 euro për fluturim që ishte më parë, kjo tarifë ka shkuar në 202 euro.
Ambasadori rus në selinë e PD-së
Zyra për shtyp e kryetarit të Partisë Demokratike njoftoi se Lulzim Basha priti në selinë e Partisë Demokratike ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandër Karpushin. Në njoftim thuhet se Basha iu përgjigj interesit të ambasadorit Karpushin mbi zhvillimet politike në vend, por pa dhënë më tej një vlerësim për situatën me argumentin se “parimi bazë i politikës së jashtme të Rusisë, të cilit i qendron edhe Ambasada Ruse në Tiranë, është parimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera”.
Ministrat e rinj, presidenti do të bëjë verifikime për kandidaturat para dekretimit
“Tv Klan” informon sot se Presidenti i Republikës do të kalojë në proces verifikimi katër propozimet e reja për ministra”. Sipas këtij televizioni kreu i Shtetit ka një javë kohë për të dekretuar ministrat e rinj, propozimi i të cilëve duhet të bëhet zyrtar.
Edi, shyqyr që të kemi!
Lirimi i Mubarakut, fundi simbolik i Pranverës Arabe në Egjipt
Lirimi, i vendosur sot nga drejtësia, i ish-presidentit Hosni Mubarak, i cili mbretëroi me dorë të hekurt për 30 vjet, mbyll simbolikisht kapitullin e Pranverës Arabe në Egjipt.Avokati Me Farid el-Deeb theksoi se Mubarak, i cili aktualisht mbahet në një spital ushtarak në Kajro, mund të kthehet në shtëpi kur mjekët të thonë se ai mund të dalë.
Qarqe që nuk duan Shqipërinë apo Edi Ramën kryeministër?
Kryeministri Rama tha në një intervistë në Top Story se "ka edhe qarqe që nuk jetojnë për t’i bërë mirë Shqipërisë", madje do ta dëshironin që në Shqipëri të ndodhnin gjëra që i shkojnë kundër një procesi, të cilin kryeministri e quan drejtim të gabuar, duke marrë përsipër të flasë në emër të partnerëve strategjikë të vendit.
