Lajme

Zaev: Ishte tentativë për vrasje me paramendim

Postuar në 28 Prill, 2017 15:12

Zoran Zaev dhe përfaqësues të partisë së tij kanë dalë sot në një konferencë për shtyp, ku binte në sy manikota në fytyrën e disa prej tyre. Zaev deklaroi se ajo që ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë, mbrëmjen e datës 27 prill, ishte tentativë vrasjeje me paramendim. Sipas tij zv.ministri i Brendshëm, Mitko Çakov duhet të japë dorëheqje, ndërkohë që Agim Nuhiu, ministër i Brendshëm, është larguar. Policia u pa qartë të bashkëpunonte me huliganët-protestues që kapërcyen gardhin e parlamentit dhe ushtruan dhunë.

Rrëshqitja e Maqedonisë, pritet ndërhyrja e amerikanëve

Postuar në 28 Prill, 2017 12:45

Ngjarjet e një dite më parë në Maqedoni ishin një paralajmërim i fortë se vendi fqinj mund të rrëshqasë kollaj drejt destabilitetit. Përplasja ka vënë përballë Nikolla Gruevskin, kryeministër i një dekade  dhe fitues i zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe opozitën e drejtuar nga "filoperëndimori" Zoran Zaev. 

40 punëtorë majë kullës në rafinerinë e Fierit - kërkojnë rroga dhe siguracione

Postuar në 28 Prill, 2017 10:38

Disa konsiderata për Presidentin dhe nga Presidenti

Postuar në 28 Prill, 2017 10:29

Trump: Mundësi reale për një konflikt të madh me Korenë e Veriut. E dija më të thjeshtë presidencën

Postuar në 28 Prill, 2017 09:07

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë një intervistë agjencisë “Reuters” në kuadër të 100 ditëve të para të tij në Shtëpinë e Bardhë. Çështja kryesore është Kore e Veriut. Për presidentin amerikan, mundësitë për një konflikt të madh me Phenianin jashtë reale.

Ambasada ruse: Lajmi për kërcënimin e ambasadorit, i pavërtetë dhe provokativ

Postuar në 28 Prill, 2017 08:28

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka hedhur poshtë si të pavërtetë dhe provokativ lajmet e televizionit Vizion Plus rreth të ashtuquajturit kërcëim për jetën e ambasadorit. Po kështu selia diplomatike e cilëson të pavërtetë edhe lajmin e kërkesës së personelit shtesë për mbrojtjen si dhe aludimet e bëra për lidhjen e këtyre ngjarjeve me zhvillimet politike në Shqipëri.

Kriza në Ballkan kalon vetëm nga dhuna - Maqedonia

Postuar në 27 Prill, 2017 22:48

Edhe të vdekurit ndikojnë mbi mjedisin. Një kërkim që mund të hapë një debat krejt tjetër

Postuar në 27 Prill, 2017 22:27

Njeriu ndikon mbi mjedisin, natyrën, me veprimtarinë e tij sidomos që pas revolucionit industrial. Kjo është e përgjithshmja që e ka sjellë botën sot drejt një politike të posaçme për mjedisin. Por duket se nuk janë vetëm të gjallët ata që bëjnë dëme, janë edhe të vdekurit. Apo më mirë praktika jonë e varrimit e cila me rritjen e popullsisë sjell edhe probleme për mjedisin, ndër të tjera.

Apeli i profesorëve dhe ambientalistëve: Mos e "rilindni" edhe Vjosën! Lëreni siç është!

Postuar në 27 Prill, 2017 21:36

Ambientalistët vijojnë të këmbëngulin për mosndërtimin e hidrocentralit të Poçemit mbi Vjosë. Rreth 30 shkencëtarë nga universitetet më të njohura evropiane nga Vjena, Gjermania, Sllovenia, së bashku me kolegë nga Shqipëria janë rikthyer për të vijuar studimet mbi lumin Vjosa dhe kanë vetëm një rekomandim.

Dhunë në Maqedoni

Postuar në 27 Prill, 2017 20:52

Tensionet në Maqedoni i janë afruar ndjeshëm konfliktit civil kur Talat Xhaferri u zgjodh kryetar i Parlamentit. Pamjet flasin për dhunë edhe në sallën e Parlamentit, Zoran Zaev shikohet i gjakosur, ndërkohë që gjendja ka precipituar. Diplomatët perëndimorë kanë bërë thirrje për qetësu ar situatën. Pamjet flasin vetë se deri ku mund të mbërrijnë punët.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme