Lajme
Komentet nacionaliste të Ramës dhe Thaçit, Vuçiç: Koordinim me një shërbim të huaj
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçic, ndërkohë president i zgjedhur i këtij vendi, ka shprehur një mendim të vetin për ato që ai i quajti si deklarata për Shqipërinë e Madhe nga Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Jonuz Musliu. Duke folur në Leskovac, Vçiç tha se dekkarimet e Ramës dhe drejtuesve të tjerë në Prishtinë dhe Preshevë janë të koordinuara, çka sipas tij shtrojnë disa çështje:
A janë duke e bërë shqiptarët këtë vetë apo në koordinim me dikë tjetër – ndoshta dikush në një kontinent tjetër – pse tani dhe cilat janë qëllimet e tyre?
Zbardhen lëshimet e Ramës, PPE heq dorë nga negocimi
Kanë qenë dy ndërmjetësit e Parlamentit Europian David McAllister e Knut Fleckenstein që kanë zbardhur pozicionet e palëve në negociatat që u zhvilluan të ndara. Në një deklaratë të shkurtër zyrtarët europianë njohën opinionin publik me çështjet e diskutuara shumë prej të cilave shqetësime të opozitës.
Pesë çështje që duhen zgjidhur pas dështimit të negociatave
Dështimi i neogciatave me ndërmjetësimin e huaj, përtej drafteve dhe veprimeve se kush doli i parë, kush tha çfarë, kanë rëndësi për persepktivën që krijojnë.
Një hartë e Tokës nëse akulli shkrin
Ndërmjetësimi europian, pa zgjidhje. Rama del komod nga negociatat
Nga raundi i parë i negociatave me ndërmjetësit europianë David McAllister dhe Knut Fleckenstein duket se ka dalë i kënaqur vetëm kryeministri Rama. Në thelb drafti i propozuar prej misionit përputhje me disa qëndrime të qeverisë, çka ka e ka bërë edhe me komod pjesëmarrjen e Ramës në këtë takim.
Boja e legalizimeve, Lezha një shembull që demaskon shfaqjet e kryeministrit
Ka kohë që propaganda përdoret për të mbuluar “pisllëqet” e pushtetit edhe në çështje që janë konsideruar si arritje madhore të kësaj qeverie. Vetë kryeministri shëtit fshat më fshat me një mikrofon në dorë duke u vënë festen hallexhinjve që marrin në dorë nga një tapi legalizimi të shoqëruar me limonadat elektorale të kryetarit të Aleancës për Shqipërinë Europiane. Me hapjen e platformës televizive personale ERTV, Edi Rama është kujdesur që në publik të dalë vetëm retorika e tij për çka po bën qeveria.
Marrëveshja e shekullit në fushën e modës: Louis Vuitton blen për 12 miliardë euro Cristian Dior
Shtëpa franceze e modës LVMH Louis Vuitton Moet Hennessy ble për 12 miliardë euro firmën e njohur të modës Cristian Dior Couture. Marrëveshja pritet të mbyllet në gjysmën e dytë të këtij viti, me Louis Vuitton që do të paguajë 260 mijë euro për çdo aksion të Dior.
Landfilli për mbetjet në Tiranë, hapet tenderi për PPP. Afati 30 vjet
Ministria e Mjedisit ka hapur tenderin për ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve të mbetjeve ekzistuese në Tiranë. Tenderi sugjeron formën e një Partneriteti Publik Privat me kohëzgjatje 30 vjet.
Kontrata parashikon “ndërtimin e një impianti të ri të mbetjeve në jug dhe lindje të zonës së venddepozitimit ekzistues në Tiranë”.
Sistem i ri i online për pagat e nënpunësve të administratës
Departamenti i Administratës Publike, ka prezantuar një sistem të ri të unifikuar për gjenerimin e pagës së punonjësve të administratës. Ky sistem u prezantua nga minister e Inovacionit, Milena Harito dhe Zvministri i Financave, Ervin Mete. Ky sistem sipas zvministrit Mete është pjesë e strategjisë së qeverisë për mirëmnaxhimin e financave publike.
Ironike/Vendi zien nga kriza, presidenti maqedonas nderohet me çmim për punën e veçantë për unitetin e kombeve ortodokse
Ndërkohë që në Maqedoni tensionet rriten dhe situata nuk po merr rrugëdalje, presidenti Ivanov ka bërë të ditur se ai është dekoruar nga Fondacioni Ndërkombëtare për Unitetin e Kombeve Kristiane Ortodokse, urdhër ky që mban emrin e patriarkut të fundit të Moskës, Aleksi II.
