Lajme

Tjetër goditje për LSI-në

Postuar në 02 Qershor, 2017 14:25

Task-Forca e ngritur nga qeveria ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm të Postës, Majlind Lazimi zyrtar i emëruar në këtë detyrë nga Levizja Socialiste për Integrim. 

Fushatë elektorale për nxjerrjen e LSI-së nga pushteti

Postuar në 02 Qershor, 2017 11:40

Lulzim Basha ka nisur fushatën elektorale duke patur si qendër sulmi LSI-në e Ilir Metës. Basha bërtet me të madhe duke bërë të qartë se koha e kalimit majtas dhe djathtas ka ikur. Në këtë qëndrim të tijin shtohet edhe qëndrimi I kryeministrit dhe PS-së që po këmbëngulin përditë e më shumë për “timonin që e ngasin një palë duar”.

Presidenti serb: Duhet dialog i brendshëm për Kosovën dhe ndryshim i Kushtetutës

Postuar në 02 Qershor, 2017 11:27

Vetëm një ditë pas betimit si President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një lëvizje politike që sinjalizon se investimi për të paqëtuar marrëdhëniet serbo-shqiptare mbetet i madh dhe rruga e vetme për paqen në rajon. Ai u betua duke përmendur edhe Kosovën si pjesë të Serbisë, pasi një gjë e tillë trajtohet në Kushtetutën serbe. Mirëpo në vizitën e tij në Pançevo, Vuçiç konfirmoi se është e nevojshme të hapet një dialog i brendshëm për Kosovën, dialog që duhet të elimonojë qasjet mitologjike, për të harmonizuar politikën e vendit me problemet e njerëzve dhe të drejtat e tyre.

Kryeministri grek njofton thjeshtim procedurash për marrjen e nënshtetësisë

Postuar në 02 Qershor, 2017 11:08

Greqia pritet të thjeshtojë procedurat e dhënies së nënshtetësisë, praktikë kjo që ndikon edhe për statusin e qytetarëve shqiptarë në këtë vend. Faqja “Albanians.gr” raporton se direktivat për thjeshtimin e procedurave dhe atë që ai e quajti modernizim të kuadrit ligjor, i ka dhënë kryeministri Aleksis Tcipras gjatë një vizite në Ministrinë e Brendshme greke.

S'ka debat

Postuar në 02 Qershor, 2017 10:33

Kryeministri Rama ka lënë të kuptohet se është kundër një debati televiziv me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I pyetur në emisionin Opinion për ftesën e kreut të opozitës, Rama i devijoi përgjigjes së drejtëpërdrejtë, duke bërë një interpretim jashtë thelbit të pyetjes.
“Debatet unë i bëj me ty. Ti je përfaqësues i kontinuitetit. Je Saliu dhe Luli bashkë”, tha Rama, mesa duket duke refuzuar kështu ftesën e Bashës. Kryetari i PD-së i ka bërë thirrje të vazhdueshme kryeministrit të ballafaqohen në një debat televiziv por këtë mesa duket nuk do ta shohim. 

Një shije nga Kylie Jenner

Postuar në 02 Qershor, 2017 10:05

Kylie Jenner ka hedhur në treg nje buzëkuq me markën e saj dhe mënyra më e mirë për ta reklamuar është të tregojë ato që i ka falur natyra. 

 

Greqia e vitit 1920 në 20 foto me ngjyra të National Geographic

Postuar në 02 Qershor, 2017 09:45

Fotografi dhe korrespondenti i National Geographic, Maynard Owen Williams udhëtoi në Greqi në vitin 1919 pasi kishte kaluar në Azi dhe Rusi duke fotografuar një realitet ekzotik të fshtarave grek. 23 fotografi me ngjyra nga ky pelegrinazh tregojnë jetën baritore të fshatarëve të kohës brenda një kornize të traditës si në veshje ashtu dhe në ndarjen e punëve mes grave dhe burrave.

 

E tha dhe e bëri!

Postuar në 01 Qershor, 2017 22:48

Tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike njoftoi të enjten në mbrëmje presidenti amerikan, Donald Trump, duke e mbajtur premtimin për të mbrojtur interesin e punëtorëve amerikanë të qymyrit dhe industrive të tjera.
Trump ka premtuar një marrëveshje më të mirë se ajo e Parisit, e cila sipas tij është shumë e kushtueshme për SHBA-të, ndërsa Kina sipas tij mund të rrisë emetimet deri në vitin 2030.

Një devijim jo transparent nga programi për bujqësinë

Postuar në 01 Qershor, 2017 22:17

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj bëri në Gosë të Kavajës një premtim nëpër dhëmbë për heqjen e tvsh-së për inputet bujqësore, pjesë sipas tij e  programit të Partisë Socialiste për bujqesinë. Nëse ndërmerret kjo masë prek 31.300 fermerë që janë regjistruar si subjekte private nga kjo qeveri. 

Basha edhe njëherë për listat: Askush nuk është i përjetshëm

Postuar në 01 Qershor, 2017 22:01

Ndërkohë që provokimet dhe kundërshtimet ndaj kreut të PD-së kanë vijuar edhe sot, ky i fundit ka kthyer përgjigje sot përmes një interviste në Top – Story. Sipas Lulzim Bashës ndryshimi në listat e kandidatëve përfaqëson frymën për ndryshim dhe qarkullim brezash.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme