Lajme

Vuçiç betohet si president mbi Kushtetutë, Ungjill dhe për “Tokën e Premtuar”

Postuar në 31 Maj, 2017 13:30

Aleksandër Vuçiç është betuar sot si president i Serbisë, me një ceremoni që siç raportojnë mediat e këtij vendi, ka përfshirë edhe një betim mbi Kushtetutë dhe Ungjill.

Ballkani rrezikon të bëhet vatër e ekstremizmit islamik*

Postuar në 31 Maj, 2017 12:29

Në takimin e javës së kaluar në Vjenë deklaratat zyrtare nga përfaqësuesit boshnjakë dhe shqiptarë duket se konfirmuan se tendenca për xhihadistët e Ballkanit për t’u bashkuar me të ashtuquajturin “Shtetin Islamik” (IS) dhe rrjete të tjera radikale në Siri dhe Irak është shuar. Vlerësimet për numrin e xhihadëve nga Ballkani që u bashkuan me IS variojnë nga një mijë në disa mijëra militantë, por vështirë se ndonjë luftëtar nga Ballkani është larguar nga rajoni për në fushat e betejës në Lindjen e Mesme në dy vitet e fundit, raporton DË.

Fluturim mbi Marsin e vërtetë – në planetin e shkretuar

Postuar në 31 Maj, 2017 11:34

Regjizori finalndez Jan Fröjdman ka realizuar një material video përmes fotove të marra në planetin e kuq nga High Resolution Imaging Science Experiment – kamera e vendosur në sondën Mars Reconnaissance Orbiter. 50 mijë fotot e marra prej sa japin një pamje si kurrë më parë të Marsit, ndërkohë që regjizori ka arritur të bëjë një punë shumë interesante me to në formën e një videoje të titulluar: Një fluturim fiktiv mbi Marsin e Vërtetë. Shkretim madhështor në një planet që ka ngacmuar përherë kureshtjen njerëzore por që duket jo miqësor për njeriun.

Videolajm/Gomonia me 34 refugjatë merr flakë

Postuar në 31 Maj, 2017 10:16

Videoja e realizuar nga forcat ajrore portugeze tregon një gomone me 34 refugjatë që merr flakë. Ata hidhen në ujë dhe fatmirësisht janë shpëtuar.

SHBA nis armatosjen e kurdëve të Sirisë, injoron kërkesën e Turqisë

Postuar në 31 Maj, 2017 10:07

Shtetet e Bashkuara njoftuan nisjen e operacionit për furnizimin me armë të kurdëve të Sirisë në përpjekje për të rimarrë qytetin sirian të Rakas të kontrolluar nga ISIS. Zëdhënësi i Pentagonit, Major Adrian Rankine-Galloëay tha se militantët kurdë morën armë të lehta dhe automjete nga ushtria amerikane.

Agjencia e BE: Sistemet e IT dhe masat për sigurinë, vënë në rrezik të drejtat themelore në Union

Postuar në 31 Maj, 2017 09:54

Vendimet e Bashkimit Europian për të hapur bazat e të dhënve dhe disponimin e tyre për operim nga aktorë jashtë nacionale në emër të luftës kundër terrorizmit bie ndesh me të drejtat themelore të njeriut. Kreu I Agjencisë për të Drejtat Themelore në BE, Michael O’Flaherty deklaroi dje se hapja e bazës së të dhënave u jep mundësi disa subjekteve që të marrin në zotërim të dhëna personale përmes mënyrave joligjore.

Shpërthim i madh në zonën diplomatike në Kabul

Postuar në 31 Maj, 2017 09:24

Nga shpërthimi kanë vdekur 80 persona në një zonë që prek edhe ambasadat e vendeve të ndryshme. 

Apple drejt finalizimit të Motorit Neuronik në celularë

Postuar në 31 Maj, 2017 09:20

Apple mund të japë një tjetër goditje në tregun e telefonisë bashkë me të cilën me gjasë do të pasojë edhe një standard i ri në përdorimin e Inteligjencës Artificiale dhe masivizimin e saj. Kompania është duke punuar për një qark të integruar të quajtur Motori Neuronik Apple(Apple Neural Engine) i cili do të shërbejë për proceset e inteligjencës artificiale në pajisjet e telefonisë celulare.

Video/Dy shpërthime në Bagdad - njëri në një dyqan akullloresh

Postuar në 30 Maj, 2017 23:36

Një dhunë dhe krime absurde në një vend ku shumëkush do të mbijetojë. Nga dy shpërthimet kanë vdekur 23 persona dhe janë plagosur mbi 50 të tjerë.

“Micotaqis, i pari kryeministër që priti Ibrahim Rugovën si përfaqësues legjitim të popullit të Kosovës”

Postuar në 30 Maj, 2017 22:12

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur sot përmes një postimi në Facebook ngushëllimet e veta për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit grek Konstandin Micotaqis. Nëpër rreshta Berisha ka përmendur një fakt që flet shumë për sensin e iniciativës që karakterizonte Micotaqis, një përfaqësues i konservatorëve grekë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme