Kulturë

Veshja e Shqiptarit

Postuar në 05 Maj, 2017 10:58

Në paralel me sa mbizotëron shqip në dikskurs dekadave të fundit, me deduksione të plogësht nxjerrë prej natyrës së regjimit të mileteve, mund të lexojmë një konstatim interesant të historianit Frederick F. Anscombe, në një kapitull të antologjisë “Ballkani osman: 1750 – 1830”. Sipas tij: “shqiptar(arnavud) është një ndër shënjuesit relativisht të rrallë etnikë që shohim t’u shtohen rregullisht etiketimeve të zakonshme fetare(mysliman-zimmi) që përdoreshin për të identifikuar personin në dokumentet shtetërore{osmane}.

Një film për prishjen me sovjetikët

Postuar në 04 Maj, 2017 10:28

Prishja e marrëdhënieve shqiptare me Bashkimin Sovjetik do ekranizohet në një film që do të asistohet nga regjisori i njohur rus Alexander Sokurov. Në projektin shqiptar, Sokurov nuk do të jetë në rolin e regjisorit, por ka pranuar të jetë pjesë e stafit realizues të filmit duke thënë se ky bashkëpunim vjen edhe si një kërkesë e kohës.

Fëmija dhe Televizioni – Teoritë e ndikimit televiziv

Postuar në 04 Maj, 2017 08:49

Do të mundohem të sqaroj disa perspektiva hulumtuese themelore të ndikimit televiziv. Arsyeja është se hulumtuesit kanë një kohë të gjatë që hamenden nëse televizioni ndikon te shikuesit për të kryer veprime të dhunës. Këtu duhet nënvizuar që në fillim se perspektiva e hershme e hulumtimit mbi mediat ishte më shumë e bazuar në fuqinë e drejtpërdrejtë të mediave, ndërsa më vonë hulumtimet tregojnë se faktorët përreth janë të rëndësisë së veçantë për fuqinë e ndikimit indirekt të televizionit.

Modeli stimulus – respons

Viti letrar 2016, banaliteti e thagmat me temat e titujt

Postuar në 03 Maj, 2017 12:17

Në vitin 2016, në Shqipëri, janë botuar 851 tituj. Krahasuar me vitet paraardhëse, shifrat janë pak a shumë të përafërta, ose thënë ndryshe “asgjë e re nga fronti i librave”:

– 856 tituj në 2015

– 954 tituj në 2014

– 819 tituj në 2013

"Prometheus", Scott paralajmëron apokalipsin biologjik për inxhinierët? Rikthehet androidi David...

Postuar në 03 Maj, 2017 09:17

Për ata që kanë ndjekur sagën “Alien” të Ridley Scott, duket se surprizat do të vijojnë edhe ca kohë. Siç është bërë e ditur, seria e radhës që pritet të shfaqet këtë muaj, “Alien: Covenant”  merret me fillimin e historisë, që na çon tek “Alien 1” në vitin 1979 kur një anije kozmike e nisur nga Toka, me disa kolonistë, përfundon në kontakt, në një planet të largët, me mbetjet e një anijeje aliene.

Mbi përfshirjen e disa fjalëve në Fjalorin e Gjuhës Shqipe*

Postuar në 02 Maj, 2017 09:45

1E keni dëgjuar ndonjëherë fjalën malenak?

E ndesha rastësisht, duke kërkuar diçka tjetër, në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, 2006, vepër e akademisë. Është shenuar si mbiemër, malenak, – e. Kuptimi: malësor. Ilustrimi: valle malenake, valle dyshe e Shqipërisë së mesme.

Dy fjalorët e tjerë, i 1954-ës dhe 1980-ës, që vlerësohen si gurë themeli, s’e kanë. Në asnjë vepër të letërsisë shqipe s’më ka rënë në sy. Është krijuar prej emrit mal me prapashtesë?

Të paktën mos lini fëmijët në takime me këtë lloj (propagande)kulture

Postuar në 01 Maj, 2017 17:14

Në fshatin Shepër të Zagories është restauruar lapidari që përkujton themelimin e Brigadës së VIII sulmuese”. Kështu nis raportimin e “ngjarjes kulturore”, Top-Channel i cili informon se në qarkun Gjirokastër janë restauruar plot...4 lapidarë.

Me këtë rast ka folur edhe kreu i Qarkut, por edhe ministrja e Kulturës që është kandidate në këtë qark për PS-në. Tha ndër të tjera ministrja:

100 milionë dollarë për një film mbi Genocidin Armen

Postuar në 01 Maj, 2017 01:50

Njësoj si hebrejtë me “Listën e Shindlerit” apo “Shoah”, edhe armenët do të kenë së shpejti një produksion kinematografik që mund të bëjë jehonë atij që njihet si Genocidi Armen i fillim shekullit të 20-të. Thuhet se 1.5 milionë armenë u vranë përmes një fushate të mirëmenduar dhe të programuar nga Turqit e Rinj, në një akt që ende sot provokon kundërshti të mëdha. Ka një fushatë armene për të njohur genocidin por roli dhe rëndësia e Turqisë ka penguar në këtë drejtim.

Ridley Scott: Alienët ekzistojnë dhe një ditë do të vijnë për ne

Postuar në 30 Prill, 2017 01:11

Qeniet superiore, apo të famshmit inxhinierë që kërkohen me ngulm në filmin “Prometheus” do ta vizitojnë një ditë Tokën tonë. Ridely Scott, regjizori i famshëm i serialit “Alien” që kaq shumë ka ndikuar në botën e filmave sci fi, është një besimtar i një universi ku jeta inteligjente nuk është monopol i Tokës. Në një bisedim me “The Guardian”, regjizori thotë se alienët jo vetëm do të vijnë, por mirë është që të shmanget përballja me ta. Arsyeja? Janë më të zgjuar dhe do na fshijnë fare.

Libri/Rekordi i shqipes, 10 alfabete në vitet 1750-1850. Disa të shpikur nga vetë shqiptarët

Postuar në 27 Prill, 2017 08:47

Robert Elsie njofton publikimin prej tij të një libri për shqipen, historinë e shkrimit të saj, i cili i shërben më së shumti audiencave të huaja.

Pages

Subscribe to RSS - Kulturë